Google krijon emailin që shkatërrohet vetë
Ka Gmail, por ka dhe Dmail. Shërbimi më i fundit i Google lejon që të emailet e dërguara të eleminohen vetë. Me një fjalë, janë mesazhe me një afat të caktuar kohor, të cilat zhduken nga adresa e atij që i merr, pas një afati të caktuar. Sipas këtij funksioni, mesazhi mund të konfigurohet në mënyrë të tillë që të eliminohet vetë nga posta e atij që e merr, pas 30 sekondash. Ai mund edhe të kriptohet, në mënyrë që të jetë i palexueshëm për një farë kohe, për atë që e merr. Ky funksion është ende në fazë eksperimentale, por do të jetë operativ pas pak kohësh.