• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gonxhja: Rikonstruksioni i Teatrit të Durrësit, projekt ambicioz që respekton trashëgiminë kulturore

by E S
21/07/2025 23:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ekip nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, kryesuar nga zëvendësministrja Lira Pipa, inspektoi punimet në kantierin e rikonstruksionit të Teatrit “Aleksandër Moisiu”, një nga institucionet më emblematike të jetës artistike në qytetin bregdetar të Durrësit.

Në inspektim ishin të pranishëm edhe përfaqësues të Bashkisë Durrës.

Ministri Gonxhja, në një publikim në rrjetet sociale tha se, ky investim strategjik i bashkëfinancuar nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit është pjesë e një vizioni më të gjerë për forcimin e infrastrukturës kulturore, si motor zhvillimi për komunitetin dhe qytetin.

Rikonstruksioni i Teatrit të Durrësit synon jo vetëm përmirësimin e kushteve teknike dhe funksionale, skenën moderne etj., por mbi të gjitha ringritjen e tij si një hapësirë gjallëruese për krijimtarinë, dialogun dhe edukimin artistik të brezave të rinj.

“Ky projekt ambicioz përpiqet të komunikojë imazhin e një qyteti në lëvizje, aktiv dhe inovativ, i cili respekton trashëgiminë e tij kulturore, duke ndërtuar mbi të një të ardhme të qëndrueshme dhe cilësore”, u shpreh kreu i MEKI-t, Blendi Gonxhja.

Next Post
Italia anulon koncertin e planifikuar të dirigjentit rus për shkak të lidhjeve të ngushta me Vladimir Putin

Italia anulon koncertin e planifikuar të dirigjentit rus për shkak të lidhjeve të ngushta me Vladimir Putin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com