Kombëtarja ka kaluar në avantazh në ndeshjen me Izraelin në ‘Air Albania’ për Ligën e Kombeve. Armando Broja shënoi me penallti.
Kjo është një ndeshje e rëndësishme t’u fituar nga kuqezinjtë për të marrë vendin e parë në grup në Ligën e Kombeve.
Skuadrat janë në kuotën e 1 pike pas një ndeshje të luajtur dhe kush merr pikët e plota, kapërcen Islandën e cila ka regjistruar deri tani dy barazime.
Ndeshja nisi me 5 minuta me vonesë për shkak se tifozët kuqezi hodhën në fushë shirita të bardhë.
Formacionet
SHQIPËRIA: Berisha, Gjimshiti, Ismajli, Veseli, Hysaj, Balliu, Asllani, Abrashi, Bajrami, Broja, Uzuni.
Trajner: E. Reja
IZRAELI: Marçiano, Dasa, Goldberg, Vitor, Leidner, Peretz, Karzev, Xhaber, Solomon, Abada, Vaisman.
Trajner: A. Hazan
/e.d