• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gojëshqyerve, një grusht çimento në gojë. Për të ardhmen!

by Martin Leka
29/08/2023 13:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Martin Leka

Edi Rama është Kryeministër i Shqipërisë. Legjitim.

Për njëmijë e një arësye, dikush mund të mos e pëlqejë. Të mos e dojë. Mund të mos e pëlqejë nga pamja. Nga gjatësia. Nga stili i mjekrës apo veshja. Nga mënyra si flet. Nga gjestikulacionet. Nga ekstravaganda. Nga kravatat psh. Apo nga atletet. Kot. Nuk e pëlqen dhe pikë!

Të tjerë mund të mos e pëlqejnë si qeveris. Si ndërton administratën. Si të zgjedhurit e tij korruptohen. Si ata janë arrogantë. Si ministrat i shkojnë në burg. Të mos e pëlqejnë për ekonominë. Për arsimin. Për shëndetësinë. Për rrugët. Për bujqit. Për strehimin. Për kullat. Për hapësirat publike. Për mjedisin. Edhe për kanalet kulluese po deshe.

Po kaq legjitime është edhe që të tjerë ta pëlqejnë kryeministrin për fiks të njëjtat arësye. Këtu pastaj fillon partitizmi, militantizmi. Pa u futur fare në analizën apo thelbin e trajtimit të problemeve, ngjarjeve. Eshtë dueli tridhjetë e ca vjeçar mes të djathtëve e të majtëvë(?), mes PD e PS.

Shkurt, Edi Ramën hiç mos e duaj. Ti i foltores. Ti i PD-së. Edhe ti i PS-së po deshe. Dauj dhe pëlqe Sali Berishën. Puna jote!

Po Shqipërisë si t’ja bëjmë?!

Të mos e duam prej Edi Ramës?

Apo ta duam edhe prej Edi Ramës?

Sivjet, vendi ynë pësoi një boom turistik. Miliona turistë kanë zbarkuar nga jugu në veri të vendit. Kanë ardhur mes tyre edhe figura të njohura botërore, të cilat janë një aset i pazëvendësueshëm PR-i.

Dua Lipa psh, për revistën më të madhe të modës në botë, “Vogue”, klasifikon bregdetin shqiptar si vendin e parë për të kaluar pushimet.

“Unë do të shkoja pa asnjë problem t’i bëja pushimet në Shqipëri. Atje ka një det shumë të bukur. Shqipëria është pak a shumë si Italia 10-20 vite më parë, Rimini, Riçione, mikpritje e jashtëzakonshme. Nuk kam asnjë problem t’i bëj pushimet në Shqipëri” – tha për emisionin “Zona Bianca” në Rete-4 miliarderi Flavio Briatore, ish-bossi i Formula-1, para disa ditësh.

Kjo sigurisht është një reklamë e madhe për ne, për Shqipërinë. Lexova më pas një reagim tipik shqiptar. Jo nga një njeri i zakonshëm. Jo nga një rrugaç. Jo nga një drogaxhi. Jo nga një tregtar ambulant. As shitës farash. As pjekës misrash të njomë në trotuar. As horr. Por nga një deputet dhe profesor më duket.

Deputeti i foltores, nga urrejtja për Edi Ramën, i shkruan Briatores në një status në FB, duke ja bërë Shqipërinë “sterrë, të papastër, një vend ku të vrasin, të presin me thikë, të marrin peng”…

Pas kësaj, çdo përpjekje për arësyetim, është e kotë.

Për gojëshqyerit që shajnë e mallkojnë Shqipërinë, dermani është “një grusht çimento në gojë”. Për të ardhmen!

pena.al

Next Post
Flet avokati i biznesmenit që dyshohet se porosiste vrasje: Në Shqipëri drejtësia bën pisllëqe!

Flet avokati i biznesmenit që dyshohet se porosiste vrasje: Në Shqipëri drejtësia bën pisllëqe!

Comments 1

  1. L.Xh says:
    3 years ago

    I nderuar Zotni Leka, duke qënë plotësisht dakort me Ju, në vijë llogjike, pa dalë në banalitet, për monstra si Edmond Spaho, do të shtoja që përveç grushtit me çimento që i jepni Ju, nga ana ime do ti jepja kamionin me mut, që kapi policia në tentativë për ta zbrazur në lumë në bregdetin e bregut…..
    Me konsideratë.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama udhëton sot drejt Parisit, do të marrë pjesë në Samitin e Paqes

Rama udhëton sot drejt Parisit, do të marrë pjesë në Samitin e Paqes

November 9, 2026
Kush është Robert Duka, “Gjuetari i Bankave” që u arrestua pas grabitjeve të armatosura të dy filialeve në Tiranë

Kush është Robert Duka, “Gjuetari i Bankave” që u arrestua pas grabitjeve të armatosura të dy filialeve në Tiranë

November 9, 2026
VIDEO / “Maska nuk të fsheh nga ligji!”, Demo: Forca e shtetit duhet të ndihet nga ata që shkelin ligjin

VIDEO / “Maska nuk të fsheh nga ligji!”, Demo: Forca e shtetit duhet të ndihet nga ata që shkelin ligjin

November 9, 2026
Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë: Të paktën 34 të vdekur

Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë: Të paktën 34 të vdekur

November 9, 2026
Arrestohet në Shqipëri “mbreti i heroinës”, trafikoi 703 kg drogë nga Irani në Europë

Kapet me dy paketime kanabisi në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek në Rinas

November 9, 2026
VIDEO/ Kasafortë që hapet përmes fytyrës, prokurorët zbulojnë “thesarin” në vilën e ish-presidentit të Paraguajit

VIDEO/ Kasafortë që hapet përmes fytyrës, prokurorët zbulojnë “thesarin” në vilën e ish-presidentit të Paraguajit

November 9, 2026
“Rrjetet e huaja shfrytëzojnë trazirat në Francë”

“Rrjetet e huaja shfrytëzojnë trazirat në Francë”

November 9, 2026
Politika kërkon b*le, jo britma

Çfarë duhet të dinë Rama dhe Berisha

November 9, 2026
Ish-këshilltari i Trump: Pa fundin e luftës dhe dëbimet masive, republikanët rrezikojnë humbjen edhe në 2028-n

Ish-këshilltari i Trump: Pa fundin e luftës dhe dëbimet masive, republikanët rrezikojnë humbjen edhe në 2028-n

November 9, 2026
Lidhja jashtëmartesore me “spiunen” kineze, thyen heshtjen shefi i Nvidia-s!

Lidhja jashtëmartesore me “spiunen” kineze, thyen heshtjen shefi i Nvidia-s!

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In