• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gogu në Gjirokastër: Nuk ka turizëm dhe zhvillim pa drejtësi që garanton siguri ligjore

by A R
24/04/2026 17:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, së bashku me Ministren e Arsimit dhe drejtuesen politike të qarkut, Mirela Kumbaro, si dhe Kryebashkiakun Flamur Golemi, zhvilluan një takim me profesionistë të ligjit në Gjirokastër, në kuadër të turit “Punët e Shqipërisë”.

Në fokus ishin “Punët e Drejtësisë” dhe roli i saj në zhvillimin ekonomik e shoqëror.

Në fjalën e tij, ministri Gogu theksoi se drejtësia është “infrastruktura që nuk shihet, por që mban në këmbë çdo sektor të zhvillimit”.

Ai nënvizoi se pa siguri ligjore nuk mund të ketë turizëm të qëndrueshëm dhe as mbrojtje efektive të trashëgimisë kulturore.

“Nuk mund të bëjmë turizëm pa siguri ligjore, as për turistët dhe as për mikpritësit. Nuk mund të mbrojmë trashëgiminë tonë kulturore pa e mbrojtur atë me ligj,” u shpreh Gogu.

Ministri pranoi se punët e drejtësisë janë ende të papërsosura, por disa shërbime po japin rezultate konkrete, si Ndihma Juridike Falas,

Përmbarimi Shtetëror dhe Shërbimi i Provës, të cilat kanë rritur aksesin e qytetarëve në drejtësi dhe zbatimin e vendimeve.

Ai e cilësoi reformën në drejtësi si një proces 10-vjeçar që ka sjellë ndryshime thelbësore, duke përmendur ndarjen përfundimtare të politikës nga drejtësia, fundin e pandëshkueshmërisë dhe ndërtimin e një sistemi të pavarur, arritje që njihen edhe ndërkombëtarisht.

Gogu bëri të ditur se Shqipëria ndodhet në një moment kyç të procesit të integrimit europian, duke shtuar se pritet së shpejti një vlerësim pozitiv për mbylljen e piketave të ndërmjetme dhe kalimin në fazën e mbylljes së kapitujve të negociatave.

“Ky nuk është rezultat i 18 muajve, por i 10 viteve punë të të gjithë shtetit shqiptar,” tha ai, duke shtuar se objektivi është përmbyllja e një pjese të konsiderueshme të kapitujve brenda këtij viti.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklarata e fortë e Vuçiç: Nëse më arrestojnë, Serbia do të dalë në protesta

Deklarata e fortë e Vuçiç: Nëse më arrestojnë, Serbia do të dalë në protesta

November 23, 2026
Trafik droge nga Shqipëria drejt Italisë/ Prokuroria e Leçes mbyll hetimet për 66 persona

“Nga Ekuadori në Meksikë, shqiptarët shtrijnë aleanca me kartelet e kokainës që furnizojnë Europën”

November 23, 2026
Atentati që solli vdekjen e Sel Çamit në Fier, mbetet i plagosur edhe i vëllai

Vrasja e Sel Çamit në Fier, kamerat e sigurisë zbulojnë dy persona të maskuar pranë banesës

November 23, 2026
“Shqipëria pranë momentit historik”, ministri i Jashtëm i Sllovakisë: Mund të kalojë drejt traktatit të anëtarësimit në BE

“Shqipëria pranë momentit historik”, ministri i Jashtëm i Sllovakisë: Mund të kalojë drejt traktatit të anëtarësimit në BE

November 23, 2026
Gjendet i pajetë në tendë një 58-vjeçar, kishte shpallur grevë urie përpara universitetit në Romë

Gjendet i pajetë në tendë një 58-vjeçar, kishte shpallur grevë urie përpara universitetit në Romë

November 23, 2026
Rusia reagon për herë të parë dhe bën paralajmërimin e frikshëm pasi Ukraina ia fundosi anijen e re luftarake

Rusia reagon për herë të parë dhe bën paralajmërimin e frikshëm pasi Ukraina ia fundosi anijen e re luftarake

November 23, 2026
“Protesta humbi mbështetjen në terren”, gazetarja: Sot zhvillohet kryesisht në rrjetet sociale

“Protesta humbi mbështetjen në terren”, gazetarja: Sot zhvillohet kryesisht në rrjetet sociale

November 23, 2026
U kap me kufje gjatë provimit teorik të patentës, shqiptari del në gjyq në Belgjikë

U kap me kufje gjatë provimit teorik të patentës, shqiptari del në gjyq në Belgjikë

November 23, 2026
Ndalohet një “Audi” i blinduar. Shoqërohet djali i “Mustaqekuqit” dhe komisari i Gardës

Ndalohet një “Audi” i blinduar. Shoqërohet djali i “Mustaqekuqit” dhe komisari i Gardës

November 23, 2026
Miku i Edonit zbulon prapaskenat: Fabregas ka vlerësim të lartë për Zhegrovën

Miku i Edonit zbulon prapaskenat: Fabregas ka vlerësim të lartë për Zhegrovën

November 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In