• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Goditje në tru edhe tek të rinjtë/ Mjekët: Shtohen rastet në moshat mbi 25 vjeç

by E S
08/11/2025 20:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Insultet, sëmundjet kur një enë e gjakut në tru çahet apo bllokohet dhe për pasojë qelizat në zonën e prekur fillojnë të vdesin nga mungesa e oksigjenit dhe lëndëve ushqyese duke shkaktuar invaliditet e deri humbje jete po shohen. Për neurologët shqetësues është fakti se ato po prekin dhe të rinj.

“Janë pathologji në rritje dhe jo vetëm në moshën e tretë, vitet e fundit kemi rritje të infarkteve dhe hemoragjive dhe në mosha të reja, mbi moshën 30 apo 35 vjeç. 1 në 4 persona mbi moshën 25 vjeç rrezikon të preket nga insultet cerebrale.

Në Shqipëri sipas statistikave numri ka ardhur në rritje dhe mund të themi që në vit kemi minimalisht 3 -4 mijë raste të reja me infarkte te trurit, pra raste që bëjnë për herë të parë strok. Ndërkohë që 25% e ketij numri janë raste të përsëritura, që janë infarkte apo hemoragji të trurit për herë të 2-3-4-5.”

Arsye sipas mjekëve është neglizhenca ndaj disa prej faktorëve që mund të modifikohen.

“Këtu hy hipertensioni, diabeti, dislipidemitë, alkooli, duhani, disa pathologji të tjera me koagulopatitë se një pjesë e tyre hyne dhe tek ato që quhen faktorë të pamodifikueshëm.

Sipas studimeve në qoftë se ne bëjmë modifikimin dhe rregullimin e këtyre faktorëve do kemi ulje të infarkteve dhe hemorragjive të trurit me 90%.

Është e domosdoshme të kemi diagnostikim të hershëm të pathologjive duke filluar që nga hipertensioni, dislipidemitë, diabeti. Duhet të kemi marrjen e rregullt të mjekimit, dhe është e domosdoshme eleminimi i alkoolit dhe duhanit dhe është akoma më e domosdoshme ajo që quhet aktivitet fizik pra minimalisht një njeri që të ketë një jetë të shëndetshmë duhet të bëjë aktivitet fizik që shkon nga 3 deri ne 5 herë në javë deri në 60 minuta ne herë.“

Një turbullim i pamjes, humbja e ekujlibrit, dhimbje e papritur dhe fortë e kokë që mund të shoqërohet dhe me humbje të vetëdijes mund të jenë shenja parlajmëruese të një insulti. Mjekët këshillojnë të mos neglizhohen dhe të kërkohet ndihmë brenda 3- 4 orëve të para. Sa më shpejt të nisë trajtimi aq më të pakta janë dëmet që mund të shkaktojë një goditje e tillë.

Next Post

Pacolli si "shejtan budalla" që duhet të rrëfehet në SPAK

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Karburantet/ Vendimi i ri i Bordit: Ulet çmimi i naftës, ja me sa do të shitet benzina e gazi

Ndikimi i luftës në Lindjen e Mesme, eksperti: Shqipëria duhet të heqë akcizën mbi naftën, ja si do ndikojë

March 4, 2026
“Ngriti” në këmbë policinë e Dibrës, kush është 35-vjeçari i akuzuar për tre vepra penale. Efektivi 40-vjeçar i “Shqiponjave” ra nga muri

“Ngriti” në këmbë policinë e Dibrës, kush është 35-vjeçari i akuzuar për tre vepra penale. Efektivi 40-vjeçar i “Shqiponjave” ra nga muri

March 4, 2026
I preferuari i Khameneit, kush është Mojtaba, Udhëheqësi i ri Suprem i Iranit?

Goditen ambasadat e SHBA në Dubai e Katar, mbi 1 mijë viktima në Iran, Izraeli: Do vrasim pasuesin e Khamenei

March 4, 2026
Tabaku: Paralajmërimi për rritjen e çmimit të karburanteve është spekulim tregtar, jo pasojë e tregjeve ndërkombëtare

Tabaku: Paralajmërimi për rritjen e çmimit të karburanteve është spekulim tregtar, jo pasojë e tregjeve ndërkombëtare

March 4, 2026
Bllokohen në Rinas gati 1 mijë pajisje elektronike

Bllokohen në Rinas gati 1 mijë pajisje elektronike

March 4, 2026
“Fituesi i parë i luftës me Iranin”/ The Economist: Si po imponon Netanyahu logjikën izraelite të luftës në Perëndim

“Fituesi i parë i luftës me Iranin”/ The Economist: Si po imponon Netanyahu logjikën izraelite të luftës në Perëndim

March 4, 2026
Pse Shqipëria është vendi më i dallluar i Europës kundër Iranit

Pse Shqipëria është vendi më i dallluar i Europës kundër Iranit

March 4, 2026
A është nul çështja penale e “Sterilizimit”?

A është nul çështja penale e “Sterilizimit”?

March 4, 2026
“Trump nuk e di çfarë do”, Ish-drejtori i CIA-s: Nuk ndryshohet një regjim me bomba. Rreziku i kësaj lufte…

“Trump nuk e di çfarë do”, Ish-drejtori i CIA-s: Nuk ndryshohet një regjim me bomba. Rreziku i kësaj lufte…

March 4, 2026
I preferuari i Khameneit, kush është Mojtaba, Udhëheqësi i ri Suprem i Iranit?

I preferuari i Khameneit, kush është Mojtaba, Udhëheqësi i ri Suprem i Iranit?

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In