• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

SPAK zbulon detajet e operacionit kundër grupit kriminal: Masa sigurie për 11 shtetas shqiptarë, sekuestrohen 8 automjete

by B K
03/06/2025 17:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me operacionin në bashkëpunim me autoritetet finlandeze, ku u godit rrjeti i trafikut ndërkombëtar i lëndëve narkotike dhe sintetike.

Sipas njoftimit të SPAK, janë lëshuar masa sigurie “arrest me burg” për 11 shtetas shqiptarë, ndërsa janë ekzekutuar vetëm 9 masa, përkatësisht për shtetasit me iniciale: B.S, E.A alias E.T, A.M, K.Q, T.K alias T.T, G.S, E.M, L.H dhe D.L.

Gjatë ekzekutimit të masave të sigurimit janë ushtruar kontrolle të shumta në banesa dhe ambiente biznesi si dhe janë sekuestruar, 8 automjete, 13 telefona celularë si dhe prova shkresore të ndryshme.

HETIMET

Gjatë viteve 2022 dhe në vazhdim, janë evidentuar 4 grupe të strukturuara kriminale, në përbërje të të cilëve kanë qenë shtetas shqiptarë dhe të huaj. Këto grupe, të krijuar, organizuar dhe drejtuar nga shtetas shqiptarë, kanë mundur të trafikonin në territorin e Republikës së Finlandës, sasira të konsiderueshme lëndësh apo substancash narkotike me rrezikshmëri të lartë, përfshirë; kokainë, amfetaminë, kanabis, ekstazi dhe substanca të tjera psikotrope.

Droga trafikohej dhe transportohej nga Holanda dhe Spanja si dhe më pas dorëzohej, tregtohej, shpërndahej në disa qytete të Finlandës duke shfrytëzyar edhe një rrjet të mirëorganizuar shpërndarësish të lëndës/substancave narkotike, me qëllim sigurimin e të ardhurave të jashtëligjshme.

Karakteristikë e këtyre grupeve të strukturuara kriminale ka qenë bashkëpunimi mes tyre për realizimin e qëllimeve kriminale ose në disa raste, disa anëtarë të grupeve të strukturuara kriminale, vepronin edhe për llogari të grupeve të tjera.

Një pjesë e anëtarëve të këtyre grupeve të strukturuara kriminale janë arrestuar dhe dënuar nga gjykatat e shkallëve të para të Finlandës për këtë veprimtari kriminale.

sPAK njofton se episodet më të rëndësishme të dokumentuara gjatë viteve 2022-2024 përfshijnë:

-Trafikimin dhe më pas shitjen e rreth 400 kg amfetaminë, mbi 500 kg kanabis si dhe sasi të konsiderueshme kokaine.

-Shpërndarjen masive të tabletave ekstazi dhe substancave të tjera të ndaluara në Helsinki dhe qytete të tjerë.

Njoftimi i SPAK

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me autoritetet finlandeze po vijon hetimet në kuadër të procedimit penal nr.147, të regjistruar më 29.06.2023, për veprat penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283  dhe 28/4 të Kodit Penal; “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a i Kodit Penal; si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”,    parashikuar nga pika 1 e nenit 334 të Kodit Penal.

Procedimi penal është regjistruar pas kërkesës për bashkëpunim, e cila është paraqitur më 21.06.2023 nga Qendra e Policisë për Krime të Finlandës dhe policisë së Lounais-Suomi, lidhur me hetimet të zhvilluara për trafikim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike të rrezikshme në Finlandë, nga grupe të strukturuara kriminale, të përbërë nga shtetas shqiptarë, në bashkëpunim të ngushtë me shtetas të tjerë finlandezë, europianë dhe aziatikë.

Më datë, 21.11.2023, në kuadër të hetimeve të përbashkëta është krijuar Skuadra e Përbashkët Hetimore, mes Prokurorisë së Posaçme dhe Policisë Qendrore Kriminale të Finlandës, Departmentit pranë Institucionit Policor të Finlandës Jugperëndimore dhe Departmentit pranë Institucionit Policor të Helsinkit.

Pas krijimit të Skuadrës së Përbashkët Hetimore, gjatë 18 muajve të hetimeve intensive, u përdorën metoda speciale të hetimit si; përgjime të komunikimeve telefonike apo regjistrime të fshehta fotografike, filmike apo video, në vende publike, si edhe janë shkëmbyer në kohë reale informacione dhe prova me Byronë Kombëtare të Hetimit të Finlandës.

Nga provat e administruara rezulton se:

Gjatë viteve 2022 dhe në vazhdim, janë evidentuar 4 grupe të strukturuara kriminale, në përbërje të të cilëve kanë qenë shtetas shqiptarë dhe të huaj. Këto grupe, të krijuar, organizuar dhe drejtuar nga shtetas shqiptarë, kanë mundur të trafikonin në territorin e Republikës së Finlandës, sasira të konsiderueshme lëndësh apo substancash narkotike me rrezikshmëri të lartë, përfshirë; kokainë, amfetaminë, kanabis, ekstazi dhe substanca të tjera psikotrope. Droga trafikohej dhe transportohej nga Holanda dhe Spanja si dhe më pas dorëzohej, tregtohej, shpërndahej në disa qytete të Finlandës duke shfrytëzyar edhe një rrjet të mirëorganizuar shpërndarësish të lëndës/substancave narkotike, me qëllim sigurimin e të ardhurave të jashtëligjshme.

Karakteristikë e këtyre grupeve të strukturuara kriminale ka qenë bashkëpunimi mes tyre për realizimin e qëllimeve kriminale ose në disa raste, disa anëtarë të grupeve të strukturuara kriminale, vepronin edhe për llogari të grupeve të tjera. Një pjesë e anëtarëve të këtyre grupeve të strukturuara kriminale janë arrestuar dhe dënuar nga gjykatat e shkallëve të para të Finlandës për këtë veprimtari kriminale.

Episodet më të rëndësishme të dokumentuara gjatë viteve 2022-2024 përfshijnë:

  • Trafikimin dhe më pas shitjen e rreth 400 kg amfetaminë, mbi 500 kg kanabis si dhe sasi të konsiderueshme kokaine.
  • Shpërndarjen masive të tabletave ekstazi dhe substancave të tjera të ndaluara në Helsinki dhe qytete të tjerë.

Masa sigurie dhe arrestime:

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me vendimin nr.52, datë 02.06.2025, ka vendosur masën e sigurimit “Arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Proçedurës Penale ndaj 11 shtetasve shqiptarë.

Më 03.06.2025 nga Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit është bërë e mundur zbatimi i masës së sigurisë për 9 persona nën hetim.

  1. B.S, (27.01.1985)
  2. E.A (alias E.T 07.02.1991)
  3. A.M (07.06.1981)
  4. K.Q (14.04.1981;
  5. T.K (alias T.T 15.10.1977)
  6. G.S (05.07.1994;
  7. E.M, (29.05.1983)
  8. L.H, (09.01.1983)
  9. D.L, (07.06.1983)

Gjatë ekzekutimit të masave të sigurimit janë ushtruar kontrolle të shumta në banesa dhe ambiente biznesi si dhe janë sekuestruar nç cilësinë e provave materiale:

  • 8 automjete
  • 13 telefona celularë
  • Prova shkresore të ndryshme

Në zbatimin e masave të sigurisë dhe ushtrimin e kontrolleve kanë marrë pjesë edhe oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit në Finlandë, të policisë së Helsinkit dhe Turkut, Finlandë.

Ndihmë të veçantë në hetimin e këtij proçedimi penal ka dhënë Zyra e Oficerit Ndërlidhës të Vendeve Nordike për Shqipërinë dhe Kosovën, duke ngritur urat lidhëse mes SPAK dhe autoriteteve hetimore dhe policore të Finlandës.

Hetimi në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore është mbështetur nga “Rrjeti @ON” i financuar nga Komisioni Europian, i drejtuar nga Drejtoria Italiane e Hetimit Antimafia (DIA).

Next Post
Miratohet në Komisionin e Ekonomisë marrëveshja e huasë mes OSHEE dhe BERZH

Miratohet në Komisionin e Ekonomisë marrëveshja e huasë mes OSHEE dhe BERZH

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tirana, mes 5 destinacioneve më ekonomike të Evropës për vjeshtë

Tirana, mes 5 destinacioneve më ekonomike të Evropës për vjeshtë

September 7, 2026
Gjykatësi që ruante privatësinë si askush tjetër, tani në qendër të një skandali

Gjykatësi që ruante privatësinë si askush tjetër, tani në qendër të një skandali

September 7, 2026
Horoskopi i Paolo Fox për sot: Peshqit hyjnë në ditë të forta për dashurinë

Horoskopi i Paolo Fox për sot: Peshqit hyjnë në ditë të forta për dashurinë

September 7, 2026
Si paraqitet situata nga zjarret? Problematika në Shkodër, Dajt, Dibër, Lezhë e Berat

Si paraqitet situata nga zjarret? Problematika në Shkodër, Dajt, Dibër, Lezhë e Berat

September 7, 2026
“I çonte lule nga arratia”/ Mlladiç varroset pranë së bijës, që u vetëvra me armën e tij!

“I çonte lule nga arratia”/ Mlladiç varroset pranë së bijës, që u vetëvra me armën e tij!

September 7, 2026
Media spanjolle rekomandon Shqipërinë mes destinacioneve mesdhetare për pushime në shtator

Media spanjolle rekomandon Shqipërinë mes destinacioneve mesdhetare për pushime në shtator

September 7, 2026
‘Nga 1 qershori drejt Italisë do të udhëtohet pa ‘green pass’

Alarm për bombë! Çantë e dyshimtë pranë Ministrisë së Jashtme

September 7, 2026
Kush është Ulrich Siegmund, që synon të marrë postin e kryeministrit në Saxony-Anhalt

Kush është Ulrich Siegmund, që synon të marrë postin e kryeministrit në Saxony-Anhalt

September 7, 2026
Zjarret në Shkodër, disa vatra vijojnë aktive. Nën kontroll vatra në Bërdicë

Zjarret në Shkodër, disa vatra vijojnë aktive. Nën kontroll vatra në Bërdicë

September 7, 2026
Moska: Gjermania po u shpall luftë Rusisë -

Moska: Gjermania po u shpall luftë Rusisë –

September 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com