• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Goditja e dyshes Berisha-Meta, ndaj arbitrit të Brukselit për Shqipërinë

by Mero Baze
19/12/2020 19:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Mero Baze

Ka shanse që nga Brukseli, Shqipëria të ketë lajme të mira së afërmi. Nuk jam i sigurt çfarë konkretisht, por i besoj intuitës së Ilir Metës dhe Sali Berishës, që kanë nisur një sulm të egër dhe të pashpresë për kthim mbrapa, ndaj Genoveva Calaveras, shefe e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit për reformën në drejtësi në Shqipëri, e cila është njëkohësisht dhe  drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Europian.

Një blog anonim, që boton lajme nga LSI dhe PD ka prodhuar një lajm të rremë pa asnjë burim, për të sulmuar njeriun kyç që monitoron reformën në drejtësi në Shqipëri.

Pasi ka sajuar lajmin, Sali Berisha e ka akuzuar zyrtaren më të rëndësishme të BE për Shqipërinë, si të paguar me paratë e drogës në Shqipëri.

Akuza është aq brutale dhe aq e dëshpëruar nga ana e Sali Berishës dhe Ilir Metës në sfond, sa të krijohet ideja që ata duan doemos një konflikt me këtë zyrtare, që të justifikojnë diçka që i pret pas.

Nuk bëhet fjalë as për ndonjë informacion serioz dhe as për ndonjë burim të verifikuar, por për një përpjekje për të shpikur një konflikt me zyrtaren e lartë të BE që mbulon Shqipërinë, me qëllim që të zhvlerësojnë çdo vendim që kalon përmes saj për Shqipërinë.

Kur Berisha përdor veten për sulme të tilla brutale, për të cilat bën kujdes të mos ketë asnjë fakt, që të kuptohet që është betejë personale, atëhere ose Shqipëria pret ndonjë lajm të mirë që kalon përmes kësaj zyrtareje, dhe ky është lajm i keq për Sali Berishën dhe Ilir Metën, ose për këta të dy, ka ndonjë lajm të keq personalisht, sa i përket reformës në drejtësi.

Sulmi i shpikur ndaj Calaveras ka marrë shkas nga raporti i fundit i Komisionit të Venecias, i cili ka konsideruar brenda normës kushtetuese, ndryshimet e bëra në Kodin Zgjedhor në 30 korrik në Parlamentin e Shqipërisë, duke asgjesuar skemën e Ilir Metës, që të bllokonte ndryshimet përmes Komisionit të Venecias.

Duke kaluar sulmet nga Komisioni i Venecias, tek drejtoresha për Ballkanin në Komision Europian, Berisha e Meta po përgatisin realisht mos njohjen e zgjedhjeve, duke shpikur tashmë se Edi Rama nuk ka blerë më komisionerë apo qytetarë të thjeshtë për votën, siç e kanë traditë të akuzojnë, por ka blerë Bashkimin Europian dhe Komisionin e Vencias.

Fakti që sulmohet Calavera, do të thotë se dyshja Berisha- Meta ka parandjerë se BE i ka hapur rrugë hyrjes në zgjedhje me këtë kod dhe atyre u ka dalë skenari jashtë loje.

Dhe kjo mund të shërbejë si një alibi e re për të mos hyrë në zgjedhje, ose për të mos i njohur ato. Nga ana tjetër, zonja Calavera drejton dhe Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit të reformës në drejtësi, dhe po i imponohet presidentit të Republikës të plotësojë vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese, që ajo të quhet e miratuar para 31 dhjetorit.

Duke ja bërë fakt të kryer Ilir Metës detyrimin për të dekretuar anëtarin e fundit, faktori ndërkombëtar praktikisht po i djeg atij kartën e mungesës së Gjykatës Kushtetuese, me të cilën tentoi të hedhë në erë zgjedhjet lokale të vitit 2019.

Në të dyja rastet, zonja Calavera është pengesë për këtë dyshe për të destabilizuar zgjedhjet dhe për të futur vendin në spiralen e trazirave civile.

E vetmja mënyrë që të përballen me të, është krijimi i një konflikti fallco përmes akuzave brutale, me qëllim që kur Bashkimi Europian të çertifikojë procesin zgjedhor apo ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, kjo të jetë si alibi se është hakmarrja personale e saj, ndaj dyshes Berisha- Meta.

Skema e sulmit është e njëjtë me atë, të cilën dyshja Berisha- Meta prodhuan “Fake News”-in më të madh në historinë  e Ballaknit, atë të ardhjes së 1500 kontenierëve me lëndë helmuese nga Italia në Shqipëri, në prag të zgjedhjeve të vitit 2017, për të cilin u përdor portali i djalit të Sali Berishës dhe një blog anonim, po i dyshes Meta Berisha, me adresë italiane. Tani po përdoret një blog i tyre me adresë fallco në Bruksel, që e lexon vetëm Ilir Meta dhe Sali Berisha, dhe kur flenë këta, Kaç Islami.

Skema është e njëjtë. Motivi është i njëtë. Ndryshimi është se këtë radhë dyshja Berisha- Meta, duan të nxjerrin jashtë loje arbitrin kryesor të reformës në drejtësi dhe reformave të tjera në vend, që është Bashkimi Europian, duke sulmuar personalisht një zonjë, të cilën e kanë trajtuar si të ishte punëtore hashashi nga Lazarati.

Ështe e vetmja mënyrë, që ata të kenë një alibi kur të dështojnë dhe Brukseli të jetë kundër tyre. U duhet paraprakisht një armik në Bruksel, që të jenë të qartë në objektiv, kur të fillojnë luftën.

Next Post
Ulja e kurbës/ Mjeku Allkja: Po vinë më pak në spitale, në një shtëpi pashë katër familjarë me oksigjen

Ulja e kurbës/ Mjeku Allkja: Po vinë më pak në spitale, në një shtëpi pashë katër familjarë me oksigjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kemi nevojë për Groenlandën!” Trump shkakton alarm në Danimarkë: SHBA të ndalë kërcënimet

Groenlanda, Trump: S’lejojmë ta marrin Kina ose Rusia, ata nuk mund të jenë fqinjët e SHBA

January 9, 2026
Eksperti ngre shqetësimin: Durrësi s`ka arkivat e projekteve, ja pse bllokohen kanalet

Eksperti ngre shqetësimin: Durrësi s`ka arkivat e projekteve, ja pse bllokohen kanalet

January 9, 2026
Policia kalon në gatishmëri të përforcuar, 5500 efektivë dhe 700 mjete në patrullim

Policia kalon në gatishmëri të përforcuar, 5500 efektivë dhe 700 mjete në patrullim

January 9, 2026
Ende vatra aktive te “5 Maji, tregtari: Biznesi më i vogël me 200 milionë lekë dëme. Po të tjerët?

“Një zjarrfikës u plagos”, prefekti i Tiranës jep detaje nga hetimet për flakët te 5 Maji

January 9, 2026
Protestë para Bashkisë së Durrësit, policia ndalon të riun që po sulmonte godinën me fishekzjarrnte

Protestë para Bashkisë së Durrësit, policia ndalon të riun që po sulmonte godinën me fishekzjarrnte

January 9, 2026
EMRI / Gjendet i vdekur një person në Elbasan, Policia jep detajet e para

EMRI / Gjendet i vdekur një person në Elbasan, Policia jep detajet e para

January 9, 2026
Kalaja: Gabim ftesa për komunistët në tryezën e opozitës, protestat të mos jenë thjesht “foltore”

Kalaja: Gabim ftesa për komunistët në tryezën e opozitës, protestat të mos jenë thjesht “foltore”

January 9, 2026
Trump jep lajmin: Do të takohem me Presidentin e Kolumbisë muajin e ardhshëm

Trump jep lajmin: Do të takohem me Presidentin e Kolumbisë muajin e ardhshëm

January 9, 2026
Deklarimi i të ardhurave personale, çfarë ndryshon në 2025-n; Kujdes afatin e ri!

100 mijë lekë për shpenzimet arsimore kush ka fëmijë nën 18 vjeç, Tatimet: Ja si të aplikoni për të përfituar rimbursimin

January 9, 2026
Djali u nda nga jeta në moshën 18-vjeçare, ringritja nga dhimbja e Besa Muçës: Jetoj me kujtimet e tij

Djali u nda nga jeta në moshën 18-vjeçare, ringritja nga dhimbja e Besa Muçës: Jetoj me kujtimet e tij

January 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In