• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Goditja e Berishës / Vangjeli: Rastësi fatale, ose veprim fatal i aktorëve të tretë që nuk do t’i mësojmë kurrë

by A R
08/12/2022 22:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Goditja ndaj Sali Berishës, ka lënë pas vetes hipoteza te shumta pas vetes.

Analist Lorenc Vangjeli, i ftuar në në “Të paekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi, në MCN tv, tha se kjo ngjarje mund të vlerësohet si rastësi fatale ose veprim fatal i aktorëve të tretë që nuk do të kemi mundësi ti mësojmë kurrë.

Vangjeli tha se Berisha nuk do ta donte një poshtërim të tillë, ndërsa Rama nuk do të donte ta ndante me askënd suksesin për organizimin e samitit në Tiranë.

Këto ditë, sipas zakonit tonë të vjetër, që përpara se të shikojmë ujkun, kërkojmë gjurmët, teoritë konspirative, ka dy teori që përjashtojnë njëra-tjetrën dhe janë njëra më idiote se tjetra.

E para nga maxhoranca që beson se Berisha i humbur, i izoluar dhe i pashpresë për të nesërmen e siguroi dhe e bëri një gjë të tillë, pra që ishin njerëzit e tij që e organizuan.

Ndërkohë që e të të njëjtit rang është ajo që e shikon autorësinë e Edi Ramës pas këtij grushti kriminal ndaj liderit të opozitës dhe ne i njohim mirë këta dy personazhe prej 30 vjetësh.

I pari Berisha, egoist deri në fund dhe karakteri i doktor Berishës do të pranonte më mirë plumbin se sa poshtërimin dhe, sipas psikologjisë së tij, gjaku që derdh është shumë herë më i fortë se plaga që mund të merrte nga plumbi.

Po kështu edhe Edi Rama, egoist dhe vanitoz që nuk do ta ndante vëmendjen, dritat e prozhektorëve që kishin rënë të gjitha mbi të, shto këtu edhe diellin, që këtu në Tiranë e kemi veresie, nuk do ta ndante me askënd.

Janë dy pista që përjashtojnë njëra tjetrën, ose është një rastësi fatale, ose janë veprime të aktorëve të tretë që ne nuk do të kemi mundësi kurrë t’i mësojmë.

/a.r

Next Post
Fatos Klosi për 21 janarin: Vrasjet i kreu Garda, nën drejtimin e Lulzim Bashës!

"Meta kapërceu nga ekstremi i majtë tek e djathta", Klosi: Me PD e lidhin vetëm interesat personale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com