Specialistët për Krimet e Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim:
- N, 15 vjeç , banues në Elbasan.
Ky shtetas, u ndalua nga efektivat e policisë, pasi dyshohet të jetë autor I plagosjes së rëndë të shtetases I.D, 27 vjeç , banuese në Elbasan, pasi më datë 25.12.2015, përballë ish-kombinatit të ish-përpunimit të drurit, ky shtetas, i ka vjedhur telefonin dhe më pas e ka goditur me sende të forta.
Më pas e dëmtuar I.D, u dërgua në Spitalin Ushtarak Tiranë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal.









