• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Goditet rrjeti i falsifikimit të pasaportave diplomatike për të shkuar në SHBA, arrestohen dy persona

by A M
18/06/2023 13:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një operacion i përbashkët i Policisë së Shtetit me njësinë speciale policore “Joint Shield”, pranë ambasadës amerikanë në Shqipëri ka zbuluar një rrjet të falsifikimit të pasaportave diplomatike me qëllim kalimin e paligjshëm drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Mësohet se gjatë operacionit janë arrestuar 2 persona, ndërsa disa të tjerë ndodhen nën hetim.

Policia thotë se në muajin Prill të këtij viti në Rinas, policia së bashku me njësinë “Joint Shield” kanë arrestuar një 56-vjeçare shqiptare me iniciale D.I që po tentonte të udhëtonte drejt SHBA-së. Ajo kishte një pasaportë diplomatike false, të cilën pretendonte se e kishte lëshuar një organizatë jofitimprurëse e njohur me emrin ‘PBF’, e cila ndodhet me seli jashtë territorit të Shqipërisë.

“Pas hetimeve të thelluara në bashkëpunim me Prokurorinë, janë identifikuar disa shtetas të dyshuar si të përfshirë në veprimtaritë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, të falsifikimit të letërnjoftimeve, pasaportave dhe dokumenteve të tjera”, njoftoi policia.

Policia me mbështetjen edhe nga agjencia federale DSS/OCI pranë ambasadës së SHBA-së në Shqipëri, ka kryer veprime hetimore duke përdorur metoda speciale ligjore, në kohë dhe në vende të ndryshme. Kryesisht hetimet janë ndalur në Qarkun e Korçës.

Nga hetimet janë grumbulluar prova për të paktën 4 shqiptarë të dyshuar të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Në bazë të hetimeve, Gjykata e Tiranës ka nxjerrë urdhër arrest për 2 autorë të dyshuar, si dhe për kontrollin e 4 banesave dhe ambienteve të tjera.

Gjatë operacionit, në Korçë janë vënë në pranga D.M dhe G.P. Për këtë të fundit, gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për shkak të moshës.

Gjatë operacionit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, dokumente dhe pajisje të ndryshme elektronike, të cilat do t’i nënshtrohen ekzaminimeve të mëtejshme.

Kontrolle të autorizuara janë ushtruar edhe në subjekte të tjera të dyshuara të përfshira në veprimtaritë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve dhe të falsifikimit të dokumenteve.

Policia thotë se hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, vijojnë.

 

Next Post
I shpërtheu bombola teksa peshkonte, humb jetën 40-vjeçari në Ksamil

I shpërtheu bombola teksa peshkonte, humb jetën 40-vjeçari në Ksamil

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mediaset: Donald Trump ble një ishull në Shqipëri

Mediaset: Donald Trump ble një ishull në Shqipëri

February 13, 2026
Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

February 13, 2026
Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

February 13, 2026
“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

February 13, 2026
Akuzohet për krime lufte në Kosovë/ Serbia arreston një ish-anëtar të UÇK-së

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Andoni: Presim zbutje dënimi. Qeveria e Kosovës dështoi në mbrojtjen e tyre

February 13, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Opozita në rrugë, Çejku: Duhet të përgatisë alternativë, të dallojë nga qeveria

February 13, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

Biberaj: Kam pasur oferta nga Edi Rama, ja çfarë do të ndodhë më 20 shkurt

February 13, 2026
Baraba u lirua, Shabani u kryqëzua

Dashi e mundi Berishën në lojën e vet

February 13, 2026
“Thaçi dhe të tjerët”, Prokuroria kërkon 180 vjet burgim për ish-krerët e UÇK

Rezolutat e Shqipërisë dhe Kosovës për ish-krerët e UÇK-së, analistët: Duhet ofensivë diplomatike e përbashkët

February 13, 2026
Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX

Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In