Godina të reja te “Studenti”/ Veliaj: Studentët janë prioritet në Tiranë, ndaj çliruam hapësirat e zaptuara

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vizitoi godinat e reja studentore në Qytetin Studenti, për të cilat tha se koha e zaptimit të hapësirave publike ka marrë fund, kurse puna që po bëhet këtu do të transformojë rrënjësisht jetesën e studentëve në Kryeqytet.

“Më vjen mirë të them se ‘Qyteti Studenti’ nuk ka qenë kurrë më i liruar dhe më i transformuar se sot. Puna ende nuk ka mbaruar, por nuk ka qenë asnjëherë më mirë se kaq, nëse kujtojmë sa territor dhe sa dhoma kemi liruar. Tre godina ishin zënë nga qytetarë, të cilët nuk ishin fare studentë. Ata i mirëkuptojmë, të gjithë do të trajtohen me bonus qiraje. Jo vetëm këtu, në Njësinë 2, por edhe në Njësinë 11, ku kemi pasur qytetarë, të cilët kishin zënë godinat e studentëve të Universitetit Bujqësor – do të trajtohen me bonus qiraje, njësoj siç ishin këtu, por ama kemi çliruar disa hapësira për studentët. Më vjen mirë që pasi kemi mbaruar konviktet e UBT-së, të Inxhinierisë, të Mjekësisë, tani po ecim si efekt domino: po mbarojmë 4-5 godina këtu, fillojmë 4-5 të tjera në Qytetin Studenti”, u shpreh Veliaj.

Ai tha se studentët kanë prioritet dhe kërkoi bashkëpunim nga qytetarët, në mënyrë që konviktet e reja të mbarojnë sa më shpejt.

“Në mandatin e tretë duhet ta mbyllim kapitullin e godinave që duhet të rikonstruktohen, për të filluar më pas me godinat e reja, çka nënkupton hapësirë të re për Fakultetin e Drejtësisë, për Fakultetin e Ekonomisë, për Shkencat Sociale dhe më shumë hapësirë për studentët në terma të konvikteve apo apartamenteve të vogla. Në një kampus të vërtetë bashkëjeton edhe pjesa akademike, edhe pjesa rezidenciale. Ftesa për të gjithë është: bashkëpunim! Studentët do jenë të parët, kanë prioritet. Me të mbaruar 4 konviktet këtu, do të fillojmë 5 konvikte të reja me KFË-në dhe qeverinë gjermane. Pasi të mbarojmë ato, do të fillojmë kampusin e ri”, tha Veliaj.

C64f20aa 35bf 45da A9d6 10d11abff93c
E0edc0f6 Bd92 42f0 B2d2 28db18a93294
856f9e85 85c7 4073 Afc6 F0d245c9a2b6

Kryebashkiaku kërkoi mirëkuptim nga operatorët e autobusëve, që të nisin transferimin drejt terminalit të ri në Lundër, çka shmang trafikun e rënduar që krijohet në Qytetin Studenti.

“Në zonën mes Saukut, pra nga “Dëshmorët e Kombit” deri te rrethrrotullimi i Qytetit Studenti, krijohet shumë trafik, i cili ndoshta do të jetë gjithmonë aty, për faktin se qyteti rritet dhe ka lëvizje, por janë disa segmente të trafikut që mund të lirohen, siç është trafiku që vjen prej autobusëve që vijnë nga rrethet, sidomos nga juglindja. Këtë javë nisim njoftimet e para që autobusët të transferohen në Terminalin e ri në Lundër. Jemi duke punuar edhe me kolegët gjermanë të GIZ-it, për çështjen e mobilitetit, dhe një nga rekomandimet është që të kryejmë sa më shpejt transferimin e terminaleve nga Qyteti Studenti në Lundër dhe nga rruga “Dritan Hoxha” te Kthesa e Kamzës. Kjo ndihmon në uljen e fluksit të trafikut”, sqaroi Veliaj.

Në fund, kreu i Bashkisë tha se infrastruktura moderne në Qytetin Studenti do rrisë vlerën e pronës për gjithë zonën. Ndërsa, si përgjigje për politikanët që flasin për të ardhurit në Tiranë, Veliaj tha se studentët janë boshti i Tiranës.

“Dikur Qytetit Studenti i referoheshin një oazi me pemë dhe infrastrukturë, por për 30 vitet e fundit nuk ka qenë ky rasti sepse njerëz të lidhur me politikanë të ndryshëm, një herë zaptuan mencën, pastaj lavanderinë, njëri e bëri bingo, tjetri baste. Kurse sot është një realitet tjetër. Kur të thuhet e kam shtëpinë afër Qytetit Studenti, do të shënjohet si një vend i një cilësie të lartë rezidenciale dhe urbanistike. Vërtet ca politikanë i bullizojnë dhe thonë ‘jo po këta janë të ardhur’, por studentët janë boshti i Tiranës, çuna e goca që vijnë me zell e energji në Tiranë. Studentët janë të parët që integrohen në qytetin tonë sepse gjejnë menjëherë një vend pune, krijojnë familje – e nisin nga Njësia 2, e më pas në të gjithë Tiranën, japin kontributin e tyre”, përfundoi Veliaj.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com