• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha me “Dhjetoristët”: SHBA dhe FBI të hetojnë Ramën dhe Kim!

by Java News
18/02/2023 12:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se gjatë drejtimit të Lulzim Bashës, Partia Demokratike Humbi nervin, humbën idealet e tyre, por thotë se tani është gati për të bërë ‘revolucion’.

Berisha: SHBA dhe FBI të hetojnë Ramën dhe Kim! Bashkëpunonin me McGonigal, të gjobisnin biznesmenët që më mbështesnin mua! Listat ua dha Basha

TIRANË– Sali Berisha ka dalë ditën e sotme me një skemë mashtrimi, të denjë për filma hollivudian, që për protagonistë ka 4 “armiqtë” e tij, Edi Rama, Yuri Kim, Lulzim Basha dhe ish zyrtarin e lartë të FBI-së, Charles McGonigal. Sipas Berishës, McGonigal u thoshte biznesmenëve shqiptarë që i dërguar i SHBA për Ballkanin, Gabriel Esobar, i kishte dorëzuar atij një liste të binzesmenëve që do i sanksiononte. Këtë listë, sipas tij, McGonigal ia ka dhënë Lulzim Basha, për të sanksionuar biznesmenët që mbështesin ‘Foltoren’. Në skemë, fut edhe Edi Rama dhe ambasadoren Yuri Kim, prandaj i bën thirrje SHBA-së dhe FBI të hetojë këtë dyshe në skemën e mashtrimit.

“Çështja McGonigal nuk përfshin vetëm atë. Thirrje kongresit të SHBA dhe FBI të hetojnë rolin e Edi Ramës në skemën e gjobvënies. McGonigal u thoshte të tjerëve se zoti Escobar më ka dorëzuar listën e biznesmenëve që do sanksionohen. Ishte skemë në të cilën Rama po fuste në dorë, në skllavërim të plotë biznesmenët me lista të dorëzuara nga Basha. I bëj thirrje SHBA dhe FBI të hetojë rolin e Edi Ramës në këtë gjobvënie, të hetojë rolin e Yuri Kim. Kim thërriste një e nga një biznesmenët në zyrë, pse financoni Foltoren se do ju sanksionojë. A ishte kjo një skemë që të paguanin gjobat te McGonigal. Kjo ishte një skenë në të cilën Rama po fuste në dorë në skllavërim të plotë, biznesmenë me lista, kësaj radhe të dorëzuar nga Lulzim Basha. A ju kujtohet kur në TV fliste për 150 të sanksionuar, kjo ishte bëhuni klientë të McGonigal”, tha Berisha.

Next Post
Mbi 16 mijë viktima nga tërmetet në Turqi e Siri, shkatërrimi shihet nga hapësira

Katastrofa e tërmetit Turqi-Siri/ Janë mbi 45 mijë të vdekur dhe numri pritet të rritet pasi mungojnë shumë njerëz

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com