• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Godina e re e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, Manastirliu: Standarde europiane për nënat e fëmijët

by A R
02/08/2023 11:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Brenda këtij viti përfundon godina e re në maternitetin ‘Mbretëresha Geraldinë’, e cila parashikon rritje të kapaciteteve të shërbimeve të urgjencës, qendrës së gruas dhe sallave të operacionit, sallave të lindjes dhe reanimacionit. Kjo është konfirmuar nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë inspektimit të punimeve. Sipas saj investimi do të sigurojnë standarde evropiane për nënat dhe fëmijët.

“Është një strukturë, e cila, jo vetëm do të përmirësojë shërbimin, por do të çojë në një nivel më të lartë përkujdesin ndaj foshnjeve, nënave dhe grave shtatzëna dhe gjithashtu do të ketë mundësi që stafi të performojë me aparaturat më të mira biomjekësore, sepse do të kemi një investim të ri në sallat e operacionit me të gjithë pajisjet e sallave të rinovuara dhe gjithashtu sa i përket kujdesit ndaj fëmijëve në reanimacionin e bebeve, do të kemi investime të reja, sa i përket pajisjeve, duke filluar nga inkubatorët neonatalë, dhe të gjitha ato aspekte që i përkasin një kujdesi akoma më të lartë, me aparatura dhe teknologji bashkëkohore për sa i përket të porsalindurve”, tha Manastirliu.

Projektin për rikonstruksionin dhe zgjerimin e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” po kryhet në tre plane: Ndërtimi i ri me 3 kate dhe një kat nëntokësor; Rikonstruksioni i plotë i godinës historike, që do ruajë detajet e arkitekturës unike në fasadën e saj por dhe në hapësirat e brendshme të kësaj godine, si dhe zgjerimi i objektit ekzistues të Obsetrikës.

Ky investim është një kantier prej mbi 6 mijë metër katrorë, ku pjesën kryesore e zë godina e re, që përfshin shërbimet e laboratorit, imazherisë, urgjencës, Qendrën e Gruas si dhe dy shërbimet e Obsetrikës dhe Gjinekologjisë.

/a.r

Next Post
Malaj publikon fotot e panjohura nga grushti i shtetit `98: PD u tërhoq pas kërcënimit nga Perëndimi…

Malaj publikon fotot e panjohura nga grushti i shtetit `98: PD u tërhoq pas kërcënimit nga Perëndimi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Argjentina shpall pesë organizata kriminale të Amerikës Latine si terroriste

Argjentina shpall pesë organizata kriminale të Amerikës Latine si terroriste

October 23, 2026
Trump kërkon dorëheqjen e menjëhershme të kongresmenes demokrate, e akuzon për përdorimin e një emri të rremë

Trump kërkon dorëheqjen e menjëhershme të kongresmenes demokrate, e akuzon për përdorimin e një emri të rremë

October 23, 2026
Detaje nga plagosja e 35-vjeçarit në Kurbin, gjenden dy gëzhoja në vendngjarje

Plagosi me armë zjarri të riun dhe i vodhi makinën, arrestohet 47-vjeçari në Rinas

October 23, 2026
Rama përsërit thirrjen për dialog me studentët: Jam i gatshëm në çdo orë. Kush shkel ligjin do të përgjigjet

Rama përsërit thirrjen për dialog me studentët: Jam i gatshëm në çdo orë. Kush shkel ligjin do të përgjigjet

October 23, 2026
Tërmeti në Kinë shkaktoi të paktën 16 të vdekur dhe 54 të plagosur

Tërmeti në Kinë shkaktoi të paktën 16 të vdekur dhe 54 të plagosur

October 23, 2026
Euro bie përsëri dhe i afrohet kufirit të 90 lekëve: Regjistrohet niveli më i ulët historik

Euro bie përsëri dhe i afrohet kufirit të 90 lekëve: Regjistrohet niveli më i ulët historik

October 23, 2026
Tajfuni i fuqishëm Champi kërcënon Tajvanin, anulohen fluturimet dhe evakuohen banorët

Tajfuni i fuqishëm Champi kërcënon Tajvanin, anulohen fluturimet dhe evakuohen banorët

October 23, 2026
Tajfuni kërcënon Tajvanin, një i vdekur dhe 94 të plagosur

Tajfuni kërcënon Tajvanin, një i vdekur dhe 94 të plagosur

October 23, 2026
Parashikimi i motit për sot, reshje shiu në orët e para të ditës

Parashikimi i motit për sot, reshje shiu në orët e para të ditës

October 23, 2026
Dëmet nga protestat në Tiranë kapin vlerën e 2.15 milionë eurove, Tatimet nisin verifikimet për 127 bizneset e dëmtuara

Dëmet nga protestat në Tiranë kapin vlerën e 2.15 milionë eurove, Tatimet nisin verifikimet për 127 bizneset e dëmtuara

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In