Një 28-vjeçare me iniciale V.S. është shpallur në kërkim nga policia pasi akuzohet se ka qëlluar mjeken dhe infermieren në poliklinikën mjekësore të qytetit të Fierit.
Nuk dihen ende shkaqet që kanë prodhuar këtë incident. Materialet në lidhje me hetimin e kësaj ngjarje i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier shpallën në kërkim dhe po punojnë për kapjen e shtetases V. S., 28 vjeçe, banuese në Levan, Fier, pasi për motive të dobëta ka goditur shtetaset E. M dhe E. Sh (me detyrë mjeke dhe infermiere në poliklinikën mjekësore të qytetit të Fierit).
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
g.kosovari