Ambasadorja britanike, Audry Glover do të jetë sërish në krye të misionit të vëzhguesve të ODIHR-it të cilët do të ndjekin nga afër zgjedhjet vendore të 21 qershorit.
Glover tha se 18 vëzhgues afatgjatë vijnë të hënën në Tiranë. Ambasadorja u shpreh se do të vëzhgohen presionet e mundshme dhe blerja e votës.
Sipas saj, në një preononcim, OSBE-ODHIR ka ardhur në Tiranë me axhendë të paparacaktuar.
Glover tha se ekipi i vëzhguesve do të përbëhet nga 13 përsona dhe se data e ardhjes së tyre në Shqipëri ëshët 17 qershori.
Ajo tha se roli i tyre nuk është ndërhyrja, por vëzhgimi i zgjedhjeve, por theksoi se pas zgjedhjeve ata do të dalin me një raport përfundimtar që do të bëhet publik.
Kryesuesja tha gjithashtu se këto janë zgjedhjet e 12-ta që që OSBE-ODHIR vëzhdon në Shqipëri.









