• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Gledis Nano në Durrës, takim me Vengun e Gazhelin në Port: Bashkëpunimin trepalësh në interes të parandalimit dhe goditjes së krimeve ndërkufitare

by Java News
17/11/2021 15:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Portual në Durrës Pirro Vengu dhe drejtori i Përgjithshëm i Doganave Genti Gazheli zhvilluan një inspektim të përbashkët në Portin e Durrësit.

Ky takim u mbajt për të parë nga afër funksionimin e sallës operative të përbashkët, funksionimin e Task Forcës permanente, si dhe për të gjetur rrugët e mënyrat më efikase për të forcuar bashkëpunimin trepalësh në interes të parandalimit dhe goditjes së krimeve ndërkufitare.

Nga ana e tij Gledis Nano theksoi se Policia e Shtetit gjithmonë do të mbetet e hapur dhe bashkëpunuese në këtë drejtim, duke i organizuar të gjitha burimet e saj njerëzore.

“Me Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave dhe të Autoritetit Portual Durrës, bashkë me kolegë të sektorëve të ndryshëm të Policisë së Shtetit, kemi inspektuar disa nga proceset e punës në terren, po kështu dhe procese të punës në sallën e Autoritetit Portual Durrës. Vihet re që ka vend akoma për përmirësim në kuadër të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit, po kështu dhe shfrytëzimin e të gjitha databazave të institucioneve të ndryshme, kjo në funksion të rritjes së nivelit të sigurisë në Portin Durrës, për parandalimin dhe dokumentimin e akteve kriminale, trafiqeve të paligjshme, po kështu dhe çdo akt tjetër kriminal që mund të cenojë sigurinë kombëtare të vendit tonë.

Policia e Shtetit gjithmonë do të mbetet e hapur dhe bashkëpunuese në këtë drejtim, duke i mirë organizuar të gjitha burimet e saj njerëzore, po kështu vënien në shërbim për këtë qëllim të të gjitha kapaciteteve që ka, edhe të sistemeve të inteligjencës artificiale, nëse mund ta quaj kështu, gjë e cila është një fokus dhe një prioritet i qeverisë shqiptare në këtë drejtim. Ju faleminderit shumë për mirëpritjen sot, ishte një takim shumë i nevojshëm, i planifikuar prej kohësh midis kolegëve dhe institucioneve dhe jam shumë i bindur që do të bëjmë shumë në të ardhmen për rritjen e elementeve të sigurisë në këtë institucion si porti më i rëndësishëm i vendit tonë.”, tha Nano.

“Këtu gjendemi në ambientet e sallës operative të përbashkët, e cila është krijuar në mënyrë që t’i vijë në shërbim kolegëve të Policisë Kufitare, kolegëve të Policisë Kriminale dhe kolegëve të Doganave, në mënyrë që të gjitha sistemet e sigurisë në Portin e Durrësit të jenë të integruara dhe të shërbejnë për të prodhuar të dhënat në kohë reale, që u hyjnë në funksion organeve hetimore për rritjen e parametrave të sigurisë në Autoritetin Portual”, u shpreh Pirro Vengu.

Ndërsa Gazheli u shpreh se sfida e radhës është që ky bashkëpunim të ngrihet një standard akoma më të lartë në funksion të mbrojtjes së territorit dhe luftës kundër evazionit dhe kontrabandës.

“Bashkëpunimi ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, në veçanti, por edhe me Autoritetin Portual është i një niveli shumë të lartë. Sfida e radhës është që ky bashkëpunim të ngrihet një standard akoma më të lartë në funksion të mbrojtjes së territorit dhe luftës kundër evazionit dhe kontrabandës. Bashkëpunimi i shkëlqyer ndërinstitucional që kemi me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit është jetësuar shumë mirë këtu në Portin e Durrësit, me Task Forcën permanente, e cila vepron tashmë prej disa kohësh, e ngritur ndërmjet Drejtorisë së Policisë në qarkun Durrës, Policisë Kufitare, Prokurorisë së Rrethit Durrës dhe të organeve të administratës doganore të Portit Durrës.

Rezultatet kanë folur vetë dhe ju jeni dëshmitarë të punës voluminoze që është bërë nga kjo Task Forcë. Uroj dhe shpresoj që ky bashkëpunim të ngrihet në një nivel më të lartë me Policinë e Shtetit.”, theksoi më tej Gazheli./m.j

 

Next Post
Furnizonte qytetin/ Kokainë në banesë, arrestohet 32 vjeçari në Durrës

Furnizonte qytetin/ Kokainë në banesë, arrestohet 32 vjeçari në Durrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

March 6, 2026
Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

March 6, 2026
SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk u mjafton pushteti!?

March 6, 2026
“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

March 6, 2026
‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

March 6, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Ish-ambasadori: Irani po kërcënonte sigurinë në rajon. Ja 4 kushtet për arritjen e paqes!

March 6, 2026
Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

March 6, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

Lufta në Iran, eksperti: Presion në rritjen e çmimeve. Shqipëria pësoi dy goditje që rënduan buxhetin e shtetit

March 6, 2026
Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In