• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 19, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Gjysmë shekulli pas Helsinkit: A mund ta ruajë OSBE-ja rëndësinë e saj?

by A R
31/07/2025 10:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më 31 korrik dhe 1 gusht, qindra zyrtarë dhe politikanë do të mblidhen në Finlandë për të shënuar 50-vjetorin e Aktit Final të Helsinkit.

Kjo marrëveshje konsiderohet si një moment kulmor në uljen e tensioneve gjatë Luftës së Ftohtë, me 35 shtete – përfshirë Bashkimin Sovjetik dhe Shtetet e Bashkuara – të cilat ranë dakord mbi shumë parime pas dy vjetësh bisedime, të njohura si Konferenca për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.

Kjo më pas formësoi arkitekturën gjeopolitike të kontinentit më të gjerë evropian dhe vendosi themelin për atë që më vonë u njoh si Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) pas rënies së Bashkimit Sovjetik.

Në shikim të parë, ka shumë arsye për të festuar, përcjell A2.

Dhe Finlanda, që mori drejtimin e presidencës së OSBE-së në fillim të këtij viti, po luan një rol të rëndësishëm.

Më 31 korrik, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, do të mbajnë fjalime në Helsinki dhe më pas do të marrin pjesë në panele të nivelit të lartë ku do të trajtohen tema të ndryshme dhe do të debatohet e ardhmja e OSBE-së nën moton: Respekt, Përgjigje, Përgatitje.

Kryesimi finlandez do ta shfrytëzojë rastin që të lansojë “Fondin Helsinki+50” – një nismë që synon të rrisë financimin vullnetar për organizatën me seli në Vjenë.

Megjithatë, shumë pyesin nëse OSBE-ja ende i shërben qëllimit të saj origjinal.

Një marrëveshje e madhe

Në vitin 1975, OSBE-ja përfaqësonte një marrëveshje të madhe midis Perëndimit demokratik dhe Lindjes komuniste.

Akti Finali i Helsinkit ishte mirëpritur në Moskë pasi konfirmoi statusin dhe paprekshmërinë e kufijve ekzistues në Evropë në atë kohë. Kjo nënkuptonte dominimin e vazhdueshëm sovjetik mbi vendet e Paktit të Varshavës dhe, de facto nëse jo de jure, njohjen e aneksimit të shteteve të Baltikut.

Por, po ashtu krijoi tri fusha të bashkëpunimit Lindje-Perëndim në të ardhmen: çështjet politike dhe ushtarake; bashkëpunimi ekonomik dhe shkencor; dhe ndoshta, më e rëndësishmja, të drejtat e njeriut.

Përderisa Bashkimi Sovjetik në fillim mendonte se kishte “fituar”, por në fakt ishte Perëndimi që doli më mirë, në terma afatgjatë, jo vetëm për shkak të fushës së tretë, që nxiti një lëvizje ndërkombëtare për të drejtat e njeriut përgjatë Luftës së Ftohtë.

Kjo frymëzoi lëvizjen Solidaritet në Poloni, Rruga Baltike në Estoni, Letoni dhe Lituani dhe Karta 77 në Çekosllovaki – lëvizje që ndihmuan të hapej rruga drejt rënies së Perdes së Hekurt dhe shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik.

Me krijimin e OSBE-së në vitet ’90 fusha e tretë, ajo e të drejtave të njeriut, u zgjerua dhe në të u përfshin çështje sikurse mbrojtja e minoriteteve kombëtare, liria e shtypit dhe Zyra për Institucione Demokratike dhe të Drejta të Njeriut (ODIHR), që sot e kësaj dite vendos standarde për misionet që vëzhgojnë zgjedhjet.

Në një letër drejtuar 57 shteteve anëtare të OSBE-së, që Radio Evropa e Lirë e ka parë, ambasadori finlandez në OSBE, Vesa Hakkinen, i ftoi ato në festimin e Helsinkit dhe shkroi: “Akti Finali i Helsinkit ndërmori një qasje të re për menaxhimin e tensioneve dhe parandalimin e konfliktit, duke vendosur një sërë parimesh dhe zotimesh që udhëheqin jo vetëm raportet mes shteteve, por edhe brenda tyre. Pesëdhjetë vjet më vonë, parimet dhe angazhimet e OSBE-së mbeten pjesë thelbësore e rendit të sigurisë evropiane”.

Nëse kjo vazhdon të jetë e vërtetë, është temë që gjithnjë e më shumë po diskutohet.

Ndërtuese e urave?

Nevoja e konsensusit në organizatë është vënë në pah mangësitë e saj, sidomos përballë një Rusie që duket se gjithnjë e më shumë është revanshiste dhe në ringritje, dhe e cila ka testuar OSBE-në për disa vite me radhë.

Misioni i OSBE-së në Gjeorgji nuk u vazhdua në vitin 2009, një vit pas pushtimit të republikës në Kaukazin Jugor nga Rusia. Njohja e mëvonshme nga Moska e rajoneve separatiste të Gjeorgjisë, Abkazisë dhe Osetisë së Jugut, e minoi edhe më shumë organizatën.

Kur Rusia aneksoi me forcë Krimenë më 2014 dhe pushtoi pjesë të Ukrainës lindore më vonë po atë vit, Moska fillimisht lejoi një mision të kufizuar monitorimi nga OSBE-ja, por veprimtaria e një misioni të tillë u ndërpre plotësisht jo shumë kohë pas nisjes së pushtimit në shkallë të gjerë të Ukrainës në fillim të vitit 2022.

Tre ish-punonjës të misionit monitorues që atëherë janë të burgosur në mënyrë të paligjshme në Rusi, teksa OSBE-ja ka bërë pak përparim në përpjekjet për t’i liruar ata.

Kjo ka shtyrë edhe vende të tjera të heqin dorë nga disa prej mekanizmave kryesore të organizatës.

Grupi i Minskut i OSBE-së, i krijuar për të gjetur një zgjidhje paqësore midis Armenisë dhe Azerbajxhanit për Nagorno-Karabakun, u bë i panevojshëm pasi Baku mori të gjithë territorin në vitin 2023 dhe presidenti azerbajxhanas, Ilham Aliyev, bëri thirrje për shpërbërjen e këtij grupi. Si rezultat i kësaj, buxheti i OSBE-së mbetet i bllokuar, me Azerbajxhanin që refuzon miratimin derisa të largohen të gjitha institucionet e lidhura me Minskun.

Pavarësisht kësaj, në Vjenë nuk ka ndonjë diskutim të mirëfilltë për pezullimin e Rusisë (apo ndonjë vendi tjetër, për këtë çështje). Në vend të kësaj, disa zyrtarë të OSBE-së i thanë Radios Evropa e Lirë se dialogu dhe “kanalet e hapura të komunikimit” midis të gjitha shteteve pjesëmarrëse mbeten thelbësore.

Në përgatitje për takimin e Helsinkit, delegacioni finlandez në OSBE dërgoi një ftesë për të gjitha vendet që të përfshiheshin në “diskutime në grupe të vogla” gjatë pranverës, për të trajtuar çështje të tilla se si të kërkohet llogaridhënie nga njëri-tjetri, nëse ekziston një nivel minimal i besimit të nevojshëm që OSBE-ja të funksionojë, dhe nëse ajo mund të shërbejë si “ndërtuese urash”.

Në qershor, një letër e re nga pala finlandeze – të cilën e ka parë REL-i – u dërgua për të përmbledhur të gjitha diskutimet dhe është e qartë se nuk priten ndryshime të mëdha.

“Zemërim me rregullin për konsensus”
Një nga përfundimet ishte se “ndonëse i dëshirueshëm, besimi nuk është një kusht për dialog”. Një tjetër përfundim, që duket se bie në kundërshtim me të parin, ishte se “pjesëmarrësit konfirmuan vlefshmërinë e vazhdueshme dhe rëndësinë e parimeve dhe angazhimeve të OSBE-së, madje – dhe sidomos – kur ato po shkelen, më së rëndi nga lufta e agresionit e Rusisë kundër Ukrainës”.

Sa i përket llogaridhënies, pati madje një pranim se OSBE-ja “nuk mund të detyrojë zbatimin e parimeve të saj”.

Në letër po ashtu thuhet se shumë “kanë shprehur zemërimin me rregullin për konsensus”. Por, aty shtohet se “shumë ndiejnë se konsensusi është thelbi i OSBE-së dhe është një garantues i rëndësishëm për vendimmarrjen gjithëpërfshirëse”.

Nuk është për t’u çuditur, dokumenti përfundon se “kjo nuk është koha për reforma të mëdha. Megjithatë, shumica e pjesëmarrësve kërkuan ndryshime të vogla, graduale, për t’i mundësuar OSBE-së të kryejë më mirë funksionet e saj kryesore”.

E ardhmja e OSBE-së mund të mbështetet në një “koalicion të vullnetit” të formuar për të shmangur vetot – siç ka ndodhur në shumë institucione të tjera ndërkombëtare në vitet e fundit.

Një nga këto hapa ishte Programi i Mbështetjes i Sekretariatit të OSBE-së për Ukrainën (SPU) – një portofol projektesh jashtë buxhetit. Kjo ide doli në fund të qershorit 2022, kur Rusia bllokoi konsensusin për zgjatjen e Koordinatorit të Projektit të OSBE-së në Ukrainë – një operacion në terren i OSBE-së që kishte qenë aktiv që nga viti 1999.

Më pas është përdorimi më i shpeshtë i mekanizmit të OSBE-së për Moskën, i cili është aktivizuar pesë herë që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës. Ky mekanizëm për herë të fundit u aktivizua për të dokumentuar krimet e pretenduara ruse ndaj ushtarëve të kapur rob dhe civilëve të arrestuar.

Duke mos pasur nevojë për konsensus për aktivizim, misionet faktmbledhëse të ekspertëve dhe raportimet e mëvonshme të këtij mekanizmi do të jenë të dobishme në gjykata të ndryshme, veçanërisht në tribunalin e posaçëm të krijuar së fundi për krimin e agresionit ndaj Ukrainës.

Nëse këto forma të shmangies do të mund të mbajnë OSBE-në relevante, do të diskutohet gjatë edhe pas përfundimit të ngjarjeve që do të organizohen në Helsinki për këtë përvjetor.

Next Post
Detaje nga aksidenti i rëndë në Borsh, ndërron jetë çifti i bashkëshortëve! Dy të rinj të plagosur (EMRAT)

“Shpejtësia shkak i përplasjes” Policia detaje për aksidentin me dy viktima në Borsh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shitja e kukullave seksuale/ Refuzohet nga gjykata franceze pezullimi i faqes zyrtare të Shein! Vendoset verifikimi i moshës 

Shitja e kukullave seksuale/ Refuzohet nga gjykata franceze pezullimi i faqes zyrtare të Shein! Vendoset verifikimi i moshës 

December 19, 2025
Imuniteti i Ballukut, Balla: Në rastin e rrugës Durrës-Kukës Këshilli i Mandateve ka marrë 75 ditë kohë

Imuniteti i Ballukut, Balla: Në rastin e rrugës Durrës-Kukës Këshilli i Mandateve ka marrë 75 ditë kohë

December 19, 2025
VIDEO/ Acarohet Bardhi te “Mandatet”, i thotë Peleshit: Kur do e thërrasësh mbledhjen tjetër?! Cakto datën! Turp.. Berisha publikon pamjet

VIDEO/ Acarohet Bardhi te “Mandatet”, i thotë Peleshit: Kur do e thërrasësh mbledhjen tjetër?! Cakto datën! Turp.. Berisha publikon pamjet

December 19, 2025
Deputeti Korreshi “kthen” Kryeministrinë në USB: Mbyllja e mbledhjes së Këshillit të Mandateve, zvarritje që të..

Deputeti Korreshi “kthen” Kryeministrinë në USB: Mbyllja e mbledhjes së Këshillit të Mandateve, zvarritje që të..

December 19, 2025
VIDEO/Fermerët në protestë para shtëpisë së Macron! Lakra, goma, kamionë me baltë dhe një arkivol para banesës së presidentit…

VIDEO/Fermerët në protestë para shtëpisë së Macron! Lakra, goma, kamionë me baltë dhe një arkivol para banesës së presidentit…

December 19, 2025
Kryebashkiaku i Shkodrës në SPAK,  lë pas dy orësh ambientet e Prokurorisë së Posaçme

Kryebashkiaku i Shkodrës në SPAK, lë pas dy orësh ambientet e Prokurorisë së Posaçme

December 19, 2025
VIDEO-Pamjet e shtëpisë së Big Brother VIP/ Arjan Curri, Shpat Kasapi dhe Arbenita banorë? E zbulon moderatori

Big Brother VIP 5, ja banori i parë/Moderatori e konfirmon, heq kollaren në mbyllje të emisionit e thotë: Shihemi në shtëpi!

December 19, 2025
Bahamas njeh Kosovën si shtet të pavarur/ Osmani: Një vendim historik

Bahamas njeh Kosovën si shtet të pavarur/ Osmani: Një vendim historik

December 19, 2025
35 vite më pas: Pse nuk u dënuan kurrë krimet monstruoze të komunizmit në Shqipëri

Nga tranzicioni i rremë te depresioni kolektiv

December 19, 2025
“Këta të vjedhin, të rrahin dhe të dënojnë”, ankohet Korreshi: Rama ka bërë gjenocid me buxhetin!

Kaosi në Parlament, analisti: Sjellja e opozitës i shërben pozitivisht Edi Ramës

December 19, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In