• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjyshja është gjallë falë politikës

by Pëllumb Kulla
27/04/2019 11:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Pëllumb Kulla

(Nga letërkëmbimi me Ziken)

Të kam shkruar, byrazer, për gjyshen që kemi në shtëpi.

Kemi një gjyshe, or ti, që ka vite që nuk na i ka parë surretërit, qëkur. Ia ka mbërthyer sytë televizorit, që më 2011, dhe nuk i heq ata nga ekrani. Dhe ne të shtëpisë nuk na sheh, a jemi të bardhë, a të nxirrosur, të rruar, a të parruar, akoma të rinj, apo na kanë dalë thinjat! Na njeh vetëm nga zërat.

Vetë ajo nuk di si ndërrohen kanalet dhe ne ia ndërrojmë sa herë endemi nëpër shtëpi. Ashtu si në çdo stacion fotbollomanët kërkojnë fotbollin, gjyshja jonë ndjek një sport tjetër, debatin politik, sherrin e partive, sportin kombëtar e tradicional të shqiptarëve. Për gëzimin e gjyshkës tonë, atë gjen në çdo kanal që të hapësh.

Orë të tëra sherr, ditë e javë pa mbarim sherr!

Nuk paska, or byrazer, gjë më të kollajtë se të blesh e të mbash një kanal televiziv. Për nder, unë nuk e kam provuar, por të gjesh një sofër të madhe me pesë karreklla, pesë të ftuar dhe ca miza që u vijnë atyre në gojë që prapa qafës, një djalë, apo një çupë të shkathët, që të mundohet t’i përmbajë në rast kacafytje dhe ja, u bë!

Hiq dy a tre më të fuqishmit, mos prit nga këta kanale, as lodra për fëmijë, as sporte dhe as balete. Mos prit të shohësh filma: Monika Kryemadhi e ka futur atë Monikën tjetër, Belluçin, njëzet pashë nënëdhe. Kurse Lubonja ka bërë të harrohet Antonio Banderasi. Në ekranet do të shohësh vetëm njerëz që japin mend, njerëz që zihen, njerëz që mezi durojnë të flasin dhe i presin fjalën njëri-tjetrit. Ai që ka fjalën, duket sikur do rrëmbejë gotën që ka përpara e t’ia hedhë tjetrit syve:

“Po më lerë, bre, ta përfundoj!… Unë s’të ndërpreva… Mos ma përsërit pyetjen, se aty do dal. Ja, të mbaroj…“

E nuk mbaron kurrë. Gjyshes ia dëgjon të sharat gjer në katin e shtatë, kur sherrit i ze vendin publiciteti.

“Ma ndërro një çikë, se më thanë që ka një fjalim ay, gjatovili, Edi Rama.”

“Moj nëno, ai fjalimin e mbajti dje.”

“Atëherë më gjej një stacion ku shan Berisha!”

“Nënë e dashur, më lerë të kërkoj ndonjë këngë, a ndonjë valle, a rrëshqitje mbi akull, në këto stacionet e huaja. Do të qetësohesh. Dëgjomë mua, se do të kënaqesh.”

“Nuk dua. Dua… Më gjej atë, Ballën, apo ndonjë stacion, ku Spartak Brahua propozon pushkatimin e Tufës!”

‘Të të gjej ndonjë kanal me kanconeta? Ti, nënoke i ke pasur qejf këngët italiane…”

“Nuk i dua! Ma jep atë veglën që i ndërron!.. Ah, që nuk jam e zonja vetë!”

Vetëm një natë më kërkoi këngë. Kisha vite që nuk e pata dëgjuar të kërkonte ndonjë këngë.

Atë natë erdha vonë nga puna. Të tjerët kishin rënë të flinin. Ajo, para ekranit, kukudhe! Me një kuvertë mbi supe, që të mbrohej nga ftoma. Tre herë i qe fandaksur Artur Zheji, që ajo nuk e duron dot. Ia patën hequr, të tria herët! Dhe ajo qe mbërthyer te Eni Vasili, që gjyshja e ka qejf më shumë, ngaqë ajo i le të ftuarit t’i ulurijnë njëri-tjetrit.

“Shyqyr që erdhe, ma ndërro edhe këtë!.. Ma gjej atë kur këndon… E dëgjova dje dhe më kënaqi… Ma kërko atë… Më gjej këngën, se kjo na plasi shpirtin me këto publicitetet. Hë, më rrofsh, këngën!”

E po ç’të përmbysim, thashë me vete! Lavdi Zotit iu kthye këngëve!

“Më thuaj këngën gjyshe! Cilën?”

“ Atë… Atë kur Lulzim Basha këndon hymnin e flamurit!”

Ia gjeta. U shkrimë një copë herë të mirë tok me gjyshen. Qeshëm tok, por prapë në fytyrë nuk më pa, or byrazer. Dhe kam frikë se do të na ikë, pa na parë kurrë më. Megjithëse nuk duket se do ikë shpejt.

Politika në televizor e mban gjallë.

I yti, Zikja.

Next Post
Edhe një tjetër aleat e “tradhton” Bashën, 70-vjeçari për herë të parë deputet (EMRI)

Edhe një tjetër aleat e “tradhton” Bashën, 70-vjeçari për herë të parë deputet (EMRI)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Vajza përplaset nga makina gjatë transmetimit LIVE, gazetari po raportonte për një tjetër aksident

VIDEO / Vajza përplaset nga makina gjatë transmetimit LIVE, gazetari po raportonte për një tjetër aksident

September 29, 2026
Salianji i përgjigjet ashpër Berishës: Sali kolltuku, je tmerruar sepse po humb privilegjet

Ankimi në GJK, Salianji akuzon trupën gjykuese: Zvarritën çështjen dy vjet, do të ndjek rrugën në Strasburg

September 29, 2026
Paradoksi: Republika 100-vjeçare e Shqipërisë, pa datë zyrtare të lindjes së saj!

Paradoksi: Republika 100-vjeçare e Shqipërisë, pa datë zyrtare të lindjes së saj!

September 29, 2026
Plani sekret amerikan, Hegseth zgjat vendosjen e trupave në Lindjen e Mesme

Amerikanët ikin përfundimisht nga Iraku, ekspertët: Fitore për Iranin dhe aleatët, ISIS mund të fuqizohet

September 29, 2026

Pse aplikojnë shumë tek “Dyfisho ndërmarrjen tënde”?

September 29, 2026
“Dëshiron të hysh në BE si narkoshtet?”, Noka debat me Nazarkon: Nuk jeni të besueshëm nëse thoni se…

“Dëshiron të hysh në BE si narkoshtet?”, Noka debat me Nazarkon: Nuk jeni të besueshëm nëse thoni se…

September 29, 2026
SPAK thotë i “JO” Këshillit Bashkiak! Veliaj nuk lejohet as fizikisht dhe as online në mbledhjen e sotme

SPAK thotë i “JO” Këshillit Bashkiak! Veliaj nuk lejohet as fizikisht dhe as online në mbledhjen e sotme

September 29, 2026
Tragjedi në fushën e blertë / 16-vjeçari shqiptar humb jetën pas përplasjes fatale gjatë ndeshjes

Tragjedi në fushën e blertë / 16-vjeçari shqiptar humb jetën pas përplasjes fatale gjatë ndeshjes

September 29, 2026
“E ke radhën ti!”/ Balla shpërthen ndaj Shehajt pas tentativës për t’i marrë 100 mijë euro Armand Dukës

“E ke radhën ti!”/ Balla shpërthen ndaj Shehajt pas tentativës për t’i marrë 100 mijë euro Armand Dukës

September 29, 2026
Bëri si ‘interesant’ me makinë mbi trotuar për TikTok, gjobitet me 600 mijë lekë shoferi në Berat

Bëri si ‘interesant’ me makinë mbi trotuar për TikTok, gjobitet me 600 mijë lekë shoferi në Berat

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com