• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Gjyshi u zhvesh para mbesës”, i moshuari: Djali do të më marrë banesën…

by A R
17/08/2017 11:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg dje një të moshuar 63- vjeçar, i cili akuzohet se ka ngacmuar seksualisht mbesën e tij dy vjet më parë.

Pas një denoncimi të bërë në Polici, i moshuari Xhemal Picari, nga zona e Vorës, u arrestua tri ditë më parë, ndërsa dje doli në gjykatë për caktimin e masës së arrestit. Prokurori theksoi se prindërit e vajzës 6-vjeçare denoncuan ngjarjen në polici pasi kuptuan sjelljen e pazakontë të vajzës.

xhemal picari

Sipas dy prindërve të vajzës, e mitura ka pasur probleme në gjumë dhe në sjellje, ndërsa ka bërë edhe disa vizatime të cilat i bënë ata të dyshonin se diçka kishte ndodhur me vajzën e tyre. Më konkretisht, në kallëzimin e prindërve pretendohej se disa vizatime të vajzës kishin ekspozuar veprimet e turpshme që gjyshi kishte kryer ndaj saj kur ishte ndodhur në banesë vetëm për vetëm me mbesën e tij.

Pra, prindërit dhe vajza në prani të psikologut kanë pretenduar se gjyshi është zhveshur lakuriq para 6-vjeçares dhe ka kryer veprime të turpshme disa herë. Referuar kallëzimit të prindërve të vajzës, mësohet se abuzimi ka ndodhur në vitin 2015, kur ata kishin ardhur me pushime në banesën e gjyshit të prangosur tashmë me akuzën e veprimeve të turpshme me të mitur.

GJYSHI MOHON AKUZËN: KURTH

“Mund të kem rastisur që kam qenë pa ndonjë rrobë në shtëpi, siç bëjnë të gjithë, por kurrsesi s’kam prekur mbesën. Djali dhe nusja kanë qëllim të më marrin shtëpinë”, deklaroi dje në gjykatë 63-vjeçari Xhemal Picari.

Ai e ka hedhur poshtë akuzën që i është bërë nga djali dhe nusja e tij, duke thënë se gjithçka është një kurth që lidhet me çështje pronësie. Denoncimi në Polici në lidhje me abuzimin është bërë në fakt dy vjet pas kohës së abuzimit të dyshuar.

Prindërit e vajzës kanë thënë se e bënë padinë kaq vonë, pasi jetojnë në Itali dhe disa kohë pasi konstatuan ndryshim në sjelljen e 6-vjeçares iu drejtuan një psikologeje.

Ishte kjo e fundit që, pasi vëzhgoi vajzën nga afër në sjelljet e komunikimin e saj, i kërkoi të bënte disa piktura nga interpretimi i të cilave psikologia gjeti se vajza mund të kishte rënë pre e abuzimit me veprime të turpshme.

Pavarësisht provave që paraqiti i moshuari dhe avokati i tij, gjykata vendosi që bazuar në kërkesën e prokurorisë, të caktojë masën “arrest me burg” për 63-vjeçarin. Ai do të mbahet në qeli, ndërsa hetimet ndaj tij vazhdojnë me qëllim gjetjen e provave të reja që do të hidhnin dritë mbi ngjarjen e rëndë./Panorama/a.m.

Next Post
Katër këshilla për t’iu shmangur sulmeve nga kafshët

Katër këshilla për t’iu shmangur sulmeve nga kafshët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrihen konsensuse pozitive në raundin e 8-të të konsultimeve Kinë-SHBA mbi ekonominë dhe tregtinë

Arrihen konsensuse pozitive në raundin e 8-të të konsultimeve Kinë-SHBA mbi ekonominë dhe tregtinë

September 28, 2026
GJKKO nuk bën asnjë hap pas, mbyll grupin në Whatsapp të gazetarëve që nuk u akredituan!

Avokatët bojkotojnë edhe masat e sigurisë, Rregullorja censuruese përçan gjyqtarët e GJKKO! Njëra palë kundër kryetarit Erion Bani: Duhet dialog!

September 28, 2026
Zjarr masiv në kodrat me ullishta në Kreshpan të Fierit, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve!

Zjarr masiv në kodrat me ullishta në Kreshpan të Fierit, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve!

September 28, 2026
Shqipëria në 35 vite tranzicion ka pasur katër figura politike më karizmatike e popullore!

Precedenti i rotacionit “automatik” mori fund në 2009-n

September 28, 2026
“Ndarje e qartë me klientelizmin”- Erion Braçe shkon të vizitohet në QSUT dhe tregon befasinë nga ajo që pa: Më pëlqejnë disa nga vendimet e ministres…

“Ndarje e qartë me klientelizmin”- Erion Braçe shkon të vizitohet në QSUT dhe tregon befasinë nga ajo që pa: Më pëlqejnë disa nga vendimet e ministres…

September 28, 2026
Debati politik në Komisionin e Kulturës lë në pritje artistët te dera! Zhupa kritikon Ramën për OKB-në dhe Këshillin e Sigurisë, Malaj i përgjigjet: Jemi mësuar me…!

Debati politik në Komisionin e Kulturës lë në pritje artistët te dera! Zhupa kritikon Ramën për OKB-në dhe Këshillin e Sigurisë, Malaj i përgjigjet: Jemi mësuar me…!

September 28, 2026
“Belshi të qëndrojë më vete”- Këshilli Bashkiak kundër bashkimit me Elbasanin, debate për votën e PS-së, socialistët abstenuan

“Belshi të qëndrojë më vete”- Këshilli Bashkiak kundër bashkimit me Elbasanin, debate për votën e PS-së, socialistët abstenuan

September 28, 2026
Ekosistemi shqiptar i inovacionit prezantohet në Bits & Pretzels: 17 startupe, nga Shqipëria, Kosova dhe diaspora

Ekosistemi shqiptar i inovacionit prezantohet në Bits & Pretzels: 17 startupe, nga Shqipëria, Kosova dhe diaspora

September 28, 2026
Debati për Territorialen/ Korreshi: Po tall by*ën, reformën e bën Mazniku për zgjedhjet! Manja: Me nder qofsh! Brahimi: Kursehen para, shkojnë për investime

Debati për Territorialen/ Korreshi: Po tall by*ën, reformën e bën Mazniku për zgjedhjet! Manja: Me nder qofsh! Brahimi: Kursehen para, shkojnë për investime

September 28, 2026
Makina shkrumbohet nga flakët gjatë ecjes në Librazhd, shpëton çifti që po udhëtonte me të! Ja për çfarë dyshohet

Makina shkrumbohet nga flakët gjatë ecjes në Librazhd, shpëton çifti që po udhëtonte me të! Ja për çfarë dyshohet

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com