• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Precedenti i rotacionit “automatik” mori fund në 2009-n

by Ylli Pata
28/09/2026 17:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Fabula e shpërndarë dje për dorëheqjen e mundshme të Edi Ramës që entuziazmojë të gjithë qarqet mediatike kundër tij, nuk është gjë e re.

Ajo hapet prej një dekade tashmë çdo tre muaj me një narrativë ndryshe të mbushur me fantazi. Disa i lidhin me zhvillime të brendshme, por shumë me ato të jashtme. Gjithkush e kujton rastin e Nepalit, Maduros apo Ramaduros, e legjendat e transferimit me helikopter e deri

Tek demonstratat me flamurin gjerman para kryeministrisë.

Çështja e rotacionit të pushtetit në Shqipëri, në një situatë ku Edi Rama ka 13 vjet rresht në qeverisje që është kthyer në një çështje frustrante për një pjesë të mirë të opinionit.

Frustrante me mjaft arsye, ngase sipas tyre nuk ka përse vijon kjo mazhorancë, vendi ka nevojë për një rotacion. Pyetja normale: rotacion te kush, përgjithësisht i bën nervozë përfaqësuesit e kësaj pjese të opinionit. “Të ikë Rama pastaj shohim e bëjmë!”, thonë pak a shumë. Që ngjan si dy pika uji me poemën e Shefqet Musarajt për Ballin Kombëtar: “Të marrim frenat, pastaj e gjejmë!”.

Megjithatë përtej këtij frustrimi që është kthyer në një ankth kolektiv i kësaj pjese të opinioni, fakt është se kjo fabul, pra rotacioni që vjen si një riciklim politik nuk është një gjë e re.

Është përdorur, madje keqpërdorur në të kaluarën, kur dhe funksionoi. Përkatësisht në vitin 2005, kur Partia Demokratike e Sali Berishës erdhi në pushtet, 8 vjet pas kataklizmosë së 1997-s.

Për të majtët, ky ishte fundi i botës, por nga ana tjetër edhe udhëheqësit politik të socialistëve e kishin keqpërdorur diskursin e gogolit.

I vetmi që e parashikoi rikthimin e Sali Berishës ishte Edi Rama, në garën e tij për kryetar të Partisë Socialiste në vitin 2003. Por, ku shkonte në mbledhjet e degëve të PS-së, socialistët e tallnin, ngase e mendonin një version parodik. Që ndodhi në të vërtetë.

Ndodhi, duhet thënë edhe si pasojë e shtytjes së disa qarqeve ndërkombëtare, të cilët e nxitën atë rotacion si një zgjidhje politike, si një lëvizje demokratike të një vendi aleat.

Por nuk kaloi shumë dhe këto qarqe e panë se kishin të bënin me një zhvillim të pakontrolluar, i cili përdorte pushtetin, duke mos pasur shumicën reale, por përdorte me metoda “pak ortodokse” ndarjen brenda së majtës. Ndërkaq Gërdeci dhe 21 janari ishin pikat që derdhën gotën. Për të mos përmendur armët kimike e reformën në drejtësi në 2016-n, që sollën më pas Non Gratën e 2021.

Të gjithë këto evente nuk janë tjetër veçse një kronikë e kufizuar i dështimit të aksiomës që ishte përhapur si legjendë urbane në Shqipëri që tetë vjet rri në pushtet PD e tetë vjet PS-ja.

Sot jemi përpara një realitet politik më të evoluar, alternativa!. E cila nuk ka përse të kërkojë ndarjen mes socialistëve, por votat e elektoratit në përgjithësi. Me një program, lidership-pra fytyrë dhe një narracion krejt të ri e të rinovuar politik.

Ndryshe, rotacioni nuk vlen, është riciklim.

Next Post
Zjarr masiv në kodrat me ullishta në Kreshpan të Fierit, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve!

Zjarr masiv në kodrat me ullishta në Kreshpan të Fierit, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

September 28, 2026
Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

September 28, 2026
“U mblodhën këta dhe bënë libër ”, Rakipi revoltohet me Rithemelimin: Pse kështu do t’i zgjidhin hallet e Shqipërisë?

SPAK përgjoi SHISH? Ylli Rakipi nxjerr detaje: Ne e dinim çfarë ndodhte! Nesër mund të dalë…

September 28, 2026
Vlora Hyseni na tha tё gjithёve: “Nuk kam ndёr mend ta dorёzoj kokёn nё sini tё ergjёndtё”

Rasti i Vlora Hysenit, Klosi: SHISH, i ndjeshëm ndaj sulmeve! Kush e godet është antikombëtar

September 28, 2026
“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

September 28, 2026
Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

September 28, 2026
“Këtë rezultat nuk e kisha menduar” Alibeaj: Qeveria nuk ka qenë korrekte

Alibeaj: Sa të sigurtë jemi që të dhënat e SHISH nuk kanë rënë në dorë të krimit të organizuar?

September 28, 2026
Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

September 28, 2026
“Edhe në Hënë të shkojë, s’vjen më në pushtet!”- Abalisti Mërtiri ironizon vizitën e Berishës në SHBA: Është bërë qesharak, ku i gjeti 10 mln USD për lobingje?

Mërtiri: Neglizhenca e rrjedhjes së informacioneve nga AKSHI solli këtë situatë me SHISH-in

September 28, 2026
Shehi ‘shuplakë’ Berishës: S’besoj te formula e Rithemelimit, as te lidershipi i saj. Jo federatës opozitare, s’unifikohemi përqark një personi

“Video Meta-Prifti ishte e vërtetë”, Shehi: Vetëm një idiot mendonte ndryshe

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com