• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjyshi hero në Gramsh futet mes flakëve dhe shpëton mbesën 8-vjeçare nga zjarri që përfshiu 2 banesa

by A R
31/01/2024 09:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy banesa në të njëjtën strehë janë përfshirë nga flakët masditën e djeshme në fshatin Kukur të Gramshit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00 të ditës së djeshme. Flakët e zjarrit kanë shkrumbuar të dy banesat.

Gjyshi i dy familjeve, Zaim Meci tregon se si nxorri mes flakëve mbesën 8 vjeçe, e cila sapo ishte kthyer nga shkolla.

“Isha me bagëti aty afër banesës kur pashë që në çatinë e shtëpisë dilnin shtëllunga tymi e flakë, shkova aty dhe pashë që njerëz me kova uji mundoheshin të fiknin flakët, pjestarët e familjes time që qanin e ulërinin ishte një tmerr. Dikush më tha që është një fëmijë brenda, nuk kuptoheshin të qarat e mbesës brenda, jam lagur me ujë e me një lekurë bagëtie u futa mes flakëve. Shkova tek dhoma ku mbesa qante e strukur nën një tavolinë buke, as vet se di sesi dola. Falenderoj Zotin që mbesa shpëtoi”, ka rrëfyer gjyshi hero.

Më tej, në rrëfimin tejet prekës të tij, gjyshi bën thirrje për ndihmë pasi kushtet në të cilat gjenden janë tejet të vështira për të mbijetuar.

“Gjithçka u shkrumbua, vetëm me rrobat e trupit kemi ngelur, as bukë për vaktin e radhës nuk kemi. Do i lutesha çdokujt të na ndihmonin nese kanë mundësi edhe për rroba trupi sido që të jenë”, apelon ai.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se ka qenë një shkëndijë elektrike në çatinë e ndërtesës, e favorizuar nga era, gjë që ka bërë që për pak minuta të shkrumbohet gjithçka.

/a.r

Next Post
SMS kërcënuese për të zhvatur 150 mijë euro, dy ‘skifterët’ shqiptarë përfundojnë para drejtësisë spanjolle

SMS kërcënuese për të zhvatur 150 mijë euro, dy 'skifterët' shqiptarë përfundojnë para drejtësisë spanjolle

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com