• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

SMS kërcënuese për të zhvatur 150 mijë euro, dy ‘skifterët’ shqiptarë përfundojnë para drejtësisë spanjolle

by A R
31/01/2024 09:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Granadës në Spanjë ka shkatërruar një bandë kriminale që dyshohet se ka zhvatur një grua nga e cila kërkuan pagesën e 150,000 eurove për një borxh të pretenduar të bashkëshortit të saj të ndjerë, teksa në pranga kanë rënë të gjithë anëtarët e saj, gjithsej katër persona, duke përfshirë udhëheqësin e grupit.

Të gjithë të arrestuarit u lanë në burg pasi dolën para gjykatësit.

Sipas Gardës Civile në një njoftim për shtyp, kreu i bandës ishte një 34-vjeçar me kombësi spanjolle ndërsa grupi përbëhej edhe nga tre persona të kombësisë shqiptare nga 28 deri në 38 vjeç. Të gjithë ata u arrestuan në kuadër të të ashtuquajturit operacioni “Jamais” si autorë të dyshuar të krimeve të zhvatjes, krimit të vazhdueshëm të grabitjes me forcë, dëmtimit, falsifikimit të dokumenteve, armëmbajtjes pa leje, falsifikimit të valutës dhe përkatësisë në një bandë kriminale.

Garda Civile mësoi tetorin e kaluar se një grua merrte mesazhe kërcënuese përmes WhatsApp-it në numrin e telefonit të bashkëshortit të saj të ndjerë nga një numër telefoni me prefiks anglez, duke kërkuar pagesën e 150 mijë eurove.

Hetuesit e Gardës Civile u vendosën në mënyrë strategjike dhe vepruan pikërisht kur gruaja u dha paratë që kërkuan. Në fillim, dy nga anëtarët e grupit u arrestuan, ndërsa dy të tjerët me të parë agjentët u larguan dhe u arrestuan pak më pas në një qendër të njohur tregtare.

/a.r

Next Post
Izraeli paralajmëron: Do të mbajmë kontrollin e sigurisë në Gaza për vite me radhë

Izraeli paralajmëron: Do të mbajmë kontrollin e sigurisë në Gaza për vite me radhë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com