Ish-Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi, është bërë gjysh dje, shkruan revista Grazia. Vajza e tij, Nada, ka lindur një djalë, fëmija i parë i saj dhe bashkëshortit Gurten Papuli.
Ata janë martuar në korrik të vitit 2014. Gurten Papuli është djali i biznesmenit Agron Papulit, president i përfaqësisë së Volkswagenit në Shqipëri.
Nada vendosi t’i japë fund beqarisë dhe të lidhet në martesë me Gurtenin, pas një marrëdhënie të gjatë dashurie. Ata ishin të fejuar që më 2011.