• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Gjyshërit tregojnë bisedën e fundit me Evgjeni Baxhon: Erdhi në shtëpi, nuk hëngri…

by
13/09/2021 15:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për ‘Shqipëria Live’ familjarët e Evgjeni Baxhos, 23-vjeçares që ka ndërruar jetë disa muaj më parë, e që në trup iu gjetën disa simbole të padeshifrueshme, por ende nuk është zbardhur dinamika e ngjarjes.

Babai i saj tha se ende sot e kësaj dite nuk kanë asnjë informacion se si ka ndodhur ngjarja, ndërsa tha se Evgjeni ishte një vajzë që mësonte dhe ishte krenar për të.

“Duhet të dimë kë takojnë këta, çfarë të rinjsh marrin në qafë. I bëj thirrje opinionit, familjarëve, gjykatësve, prokurorëve të jenë të vëmendshëm, të bëjnë punët e veta dhe të zbardhet çdo ngjarje. Nuk kishim dyshime që Evgjeni po ndiqte sekte të tilla. Mosha ishte e madhe, kishte personalitetin e saj dhe mësonte shumë, isha krenar që më thoshin se ke një vajzë të zgjuar. Nuk mund të jem ekspert, por e vërteta duhet të zbulohet, nuk dimë se çfarë ka ndodhur akoma nuk e dimë. Të paktën të dimë se çfarë ka ndodhur”, tha babai i të ndjerës.  

Ndërsa gjyshi i Evgjeni Baxhos, i cili e kishte rritur, pasi vajza prindërit i kishte të ndarë, tha se disa ditë para se të ndodhte ngjarja e rëndë vajza i kishte shkuar në shtëpi por nuk kishte ngrënë bukë.

Kjo i kishte bërë përshtypje gjyshërve, por e kishin kaluar. Ai tregon edhe telefonatën e fundit me të. Vajza i kishte kërkuar një raport mjekësor dhe pasi gjyshi e kishte marrë, vajza i kishte thënë që të mos ia dërgonte sepse e kishte rregulluar punën me doktorin e lagjes ku banonte në Tiranë.

“Vajza nuk shahej. Unë e kam marrë 5 muajshe dhe e kam rritur vetë. Nuk e kuptoj se si ndodhi, asnjë përgjigje s’na kanë dhënë. Nuk dimë gjë fare se nga erdhi. Në familje dhe shoqëri ishte shumë korrekte. Kam shkuar 3-4 herë në Prokurori dhe nuk e dinë si ka ardhur. Në darkë fola me vajzën më tha: ‘jam mirë, më erdhi e zonja e shtëpisë më solli një pjatë supë’. Në mëngjes e mora në telefon dhe s’mu përgjigj. Pastaj e kishin gjetur nga ora 8 në banjë.

Në datën 1 maj e kisha vajzën e shtëpi s’më pëlqeu në të ngrënë, por natë për natë flisja në telefon dhe dy ditë para se të ndodhte kjo më tha a ka mundësi të më nxjerrësh një raport mjekësor. Ia nxora raportin por pastaj më tha mos ‘ma dërgo se ky doktori lagjes pranoi kërkesën time dhe më dha raport. Nuk më vendosi dorë, por më dha raportin e ik më tha se s’ke gjë’. Këtu kur takoheshim si zakonisht, fliste, na përqafonte, qeshnim”, tha gjyshi.

Ndërsa gjyshja e të ndjerës, mes lotësh, kërkon që të dijë se nga se vdiq mbesa e saj, për të cilën thotë se pavarësisht fizikut të dobët, ka qenë shumë e shëndetshme.

“Dua ta di si vdiq. Qe e dobët fizikisht por qe e shëndetshme”, thotë gjyshja.

/b.h

Next Post
Rasti “Sabrina”, parandalohet një tjetër ngjarje e rëndë, arrestohet i riu që kërcënonte ish-partneren

Rasti “Sabrina”, parandalohet një tjetër ngjarje e rëndë, arrestohet i riu që kërcënonte ish-partneren

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Marine Le Pen shënon fitore historike, RN katërfishon praninë në Senatin francez

Marine Le Pen shënon fitore historike, RN katërfishon praninë në Senatin francez

September 28, 2026
BE ideon planet për “integrim gradual” për vendet kandidate

Integrimi në BE / Zhvillohet në Tiranë Konferenca Ndërparlamentare me pjesëmarrjen e udhëheqësve të lartë dhe përfaqësuesve evropianë

September 28, 2026
Tre operacione në Kukës dhe Tropojë, arrestohen tre persona, sekuestrohen armë e kanabis

Tre operacione në Kukës dhe Tropojë, arrestohen tre persona, sekuestrohen armë e kanabis

September 28, 2026
“Mora fjalë” zhduket nga platformat online, flet autori i këngës

“Mora fjalë” zhduket nga platformat online, flet autori i këngës

September 28, 2026
Rajoni dobët me menaxhimin e mbetjeve, mbi 83% përfundojnë në landfille

Rajoni dobët me menaxhimin e mbetjeve, mbi 83% përfundojnë në landfille

September 28, 2026
VIDEO / Akademiku Ali Aliu rrëfen bisedën me Berishën: Hajdarin e quante përbindësh dhe idiot…

VIDEO / Akademiku Ali Aliu rrëfen bisedën me Berishën: Hajdarin e quante përbindësh dhe idiot…

September 28, 2026
Pse s’flitet për viktimat e krimeve të luftës?

Pse s’flitet për viktimat e krimeve të luftës?

September 28, 2026
Kurti-Hamza takohen para seancës së Kuvendit, ja tre çështjet e “nxehta” që presin zgjidhje

Kurti-Hamza takohen para seancës së Kuvendit, ja tre çështjet e “nxehta” që presin zgjidhje

September 28, 2026
Nga vjedhja e teknologjisë te rritja ekonomike, sekretet e STAS-it që mbajtën në këmbë Gjermaninë Lindore

Nga vjedhja e teknologjisë te rritja ekonomike, sekretet e STAS-it që mbajtën në këmbë Gjermaninë Lindore

September 28, 2026
Ndahen çmimet MTV VMA 2026, Madonna dhe Taylor Swift triumfojnë në natën e madhe të muzikës -

Ndahen çmimet MTV VMA 2026, Madonna dhe Taylor Swift triumfojnë në natën e madhe të muzikës –

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com