• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjyqtarja e Tik Tok-ut/ “Devijim i rëndë dhe i thellë kulturor”, Yzeiri: Si mund të joshet një gjyqtare nga këngë të tilla të turbofolkut?

by
31/05/2021 18:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pamjet e kryetares së Gjykatës së Elbasanit, Enkeleida Kapedani në “Tik Tok” po bëjnë xhiron e rrjetit. Për shkak të videove të hedhura, ajo është nën verifikim nga Inspektorati i Lartë i Drejtësisë i cili pritet të japë shpejt një vendim.

Analisti Ilir Yzeriri dhe gazetari i Top Channel, Arben Manaj kanë komentuar në emisionin “Top Talk” veprimet e saj. Gazetari Manaj tha se një veprim i tillë është i paimagjinueshëm që të ndodhë në Britaninë e Madhe.

Ndërsa analisti Ilir Yzeiri e ka cilësuar si fenomen të rëndë kompromentues duke shtuar se një gjykatëse nuk duhet të joshet nga këngë me përmbajtje për mafien, të cilat kryesisht kanë synim të kenë pëlqehen nga të rinjtë.

Ilir Yzeiri: Kur flasim për Kodin e Etikës të profesionistëve të ndryshëm duhet ta ndajmë gjykatën sepse gjykata, prokuroria dhe avokati janë institucione që kanë një pushtet të tillë, një specifikë ose vecanti që i bën që për shumë arsye të jenë më të kufizuar me jetën e tyre personale. Aq më tepër sot në botën e internetit kur gjithçka mund të përfundojë në autostradën e madhe të komunikimit virtual, ata janë më të ndjeshmit. Ajo që ka më shumë rëndësi është ideja që mund të përdoret institucioni i gjykatës si vend për të performuar video me një sfond muzikor që thuhet :mafia:, kjo është një devijim i rëndë dhe i thellë kulturor. Si mund të joshet një gjyqtare nga këngë të tilla të turbofolkut që ne nuk i ndjekim dot ose pëlqehen nga një grup të rinjsh që i pëlqen aventura apo fryma e reperit që fshihet pas tyre.

Arben Manaj: Sic e shikoj unë, pa dyshim që ka një dozë mendjelehtësie, por duhet të jemi pak më të kujdesshëm. Jemi në fushën e drejtësisë dhe besoj në prezumimin e pafajësisë dhe le të bëhet një hetim, një vlerësim. Ajo video është bërë në një ambient shtetëror që është gabim i pafalshëm, por është bërë në mirëbesim dhe ndoshta është të dalë deri në fund vlerësimi.

Këtu në Britani të Madhe nuk lejohet jo vetëm në zyrat e gjykatësve, por as në ambientet e brendshme të gjykatave, nuk lejohet të filmohesh, është vepër penale. Aq më tepër një gjykatës të bëjë filmime të tilla, është e papranueshme dhe kjo ndikon edhe në imazhin që i jep me ose pa të drejtë drejtësisë së re shqiptare.

Ne të gjithë jemi qenie njerëzore dhe gjykatësit në Britaninë e Madhe me veshjet e bukura dhe flokët false se kodi i etikës është i tillë, është e paimagjinueshme të ndodhë dicka e tillë.

/b.h

Next Post
Kush është lajm: Video e ekstremistit në Dibër apo e kryegjyqtares së Elbasanit?!

Kush është lajm: Video e ekstremistit në Dibër apo e kryegjyqtares së Elbasanit?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U zgjodh nënkryetare, Bajaziti: Zotohem se do ndërtoj ura mes diasporës dhe Berishës

U zgjodh nënkryetare, Bajaziti: Zotohem se do ndërtoj ura mes diasporës dhe Berishës

July 17, 2026
Trump fitoi më shumë se 1 miliard dollarë nga kriptovalutat në vitin e parë të rikthimit në presidencë

Trump akuzon Kanadanë për zjarret dhe bën gati tarifat: Ajri i ndotur po na kushton miliarda

July 17, 2026
KUVENDI LIVE! Spiropali: Largimi im u paralajmërua nga Berisha; Kreu i PD: S’e ke nga unë!

“Mocioni i Elisa Spiropalit, valvul shkarkimi. I shërben ambicieve të saj”

July 17, 2026
Dy të maskuar i zënë pritë në Sarandë, plagoset rëndë Thimjo Rubati, detajet e para

Dy të maskuar i zënë pritë në Sarandë, plagoset rëndë Thimjo Rubati, detajet e para

July 17, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Sarandë/ Mbetet i plagosur një person, policia rrethon zonën

Të shtëna me armë zjarri në Sarandë/ Mbetet i plagosur një person, policia rrethon zonën

July 17, 2026
Projekti i plotë/ Mazniku tregon rrugën që do ndiqet me reformën territoriale në 61 bashkitë e vendit

Mazniku e konfirmon: Shqipëria do të ketë më pak bashki në zgjedhjet e 2027-ës

July 17, 2026
Finalja e Botërorit në Nju Jork, 10 gjërat që duhet të dini para sfidës Spanjë-Argjentinë

Finalja e Botërorit në Nju Jork, 10 gjërat që duhet të dini para sfidës Spanjë-Argjentinë

July 17, 2026
Manja i kujton transparencën Shehajt: Ndize kamerën edhe për veten, provo ligjshmërinë e vilës

Manja i kujton transparencën Shehajt: Ndize kamerën edhe për veten, provo ligjshmërinë e vilës

July 17, 2026
Vodhi 100 000 lekë në një biznes në Durrës, arrestohet 37-vjeçari

Vodhi 100 000 lekë në një biznes në Durrës, arrestohet 37-vjeçari

July 17, 2026
Ngadalësohet rritja e turizmit në qershor, Gonxhja: Ekonomia paguan situatën nga protestat

Ngadalësohet rritja e turizmit në qershor, Gonxhja: Ekonomia paguan situatën nga protestat

July 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In