• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjyqtarja e Elbasanit u filmua duke bërë pazare, ‘sëmuret’ sapo i afrohet Vettingu: Jep dorëheqjen dhe s’paraqitet në seancë

by Java News
16/11/2022 18:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjyqtarja e Elbasanit Pajtime Fetahu i ka dhënë fund karrierës 20-vjeçare në sistemin e drejtësisë, duke dhënë dorëheqjen. Zonja Fetahu pretendon se është sëmurë pasi Komisioni i Vetingut e ka njoftuar për t’u paraqitur në datën 15 nëntor 2022, në seancë dëgjimore, për t’u njohur me rezultatet e hetimit gati dyvjeçar. Procesi i Vetingut për gjyqtaren e Elbasanit ka nisur që në dhjetor të vitit 2020.

Komisioni i Vetingut e kishte ftuar për t’u paraqitur ditën e djeshme në seancë dëgjimore. Gjyqtarja Pajtime Fetahu nuk ishte e pranishme, por përfaqësohej nga avokatja Regleta Panajoti. Kjo e fundit ka qenë gjyqtare, por është përjashtuar përt15 vite nga drejtësia me vendim të KPA-së, pasi dha dorëheqjen nga sistemi.

Regleta Panajoti kërkoi dje nga Komisioni i Vetingut për të ndërprerë procesin e rivlerësimit për gjyqtaren Pajtime Fetahu, pasi kishte dhënë dorëheqjen nga funksioni i gjyqtares. Dorëheqjen Pajtime Fetahu e ka motivuar me një gjendje jo të mirë shëndetësore si dhe me daljen në pension të parakohshëm.

Gjatë seancës së djeshme dëgjimore, trupi gjykues tha se gjyqtarja e Elbasanit nuk ishte e qartë se pse e kishte dhënë dorëheqjen, pasi një herë thoshte për dalje në pension të parakohshëm, dhe një diku tjetër për dalje në pension të detyrueshëm. Komisioni i Vetingut do të vendosë se si do të procedojë me gjyqtaren, nëse do ta shkarkojë nga detyra, do vlerësojë mbushjen e moshës së pensionit apo do ta përjashtojë me 15 vite nga sistemi.

Pajtime Fetah e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1999 pranë Gjykatës së Elbasanit. Vitin e kaluar, Pajtime Fetahu iu nënshtrua një procedimi disiplinor nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë për cenim të figurës së gjyqtarit dhe paanshmërisë në gjykim. Në fund, KLGJ-ja ndëshkoi gjyqtaren duke i ulur pagën për 6 muaj me 20 %.

Në shkurt të vitit 2017, Këshilli i Lartë i Drejtësisë pezulloi nga detyra gjyqtaren Pajtime Fetahu, pasi u kap nga kamerat e një emisioni televiziv, ku gjatë një bisede me një efektiv policie, gjyqtarja kërkonte 2 mijë euro për lirimin e një të burgosuri me emrin Kristjan Leka.

Pezullimi i gjyqtares erdhi pas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda. Pas diskutimeve, Këshilli vendosi pezullimin e përkohshëm nga detyra, të gjyqtares deri në përfundimin e procedimit penal në ngarkim të saj. Menjëherë pas transmetimit të filmimeve, Prokuroria e Krimeve të Rënda nisi hetimet, ndërkohë që urdhëroi dhe arrestimin e dy sekserëve, shtetasve Enver Disha punonjës policie dhe edhe ish-oficeri i burgjeve Behar Kola që bënte edhe rolin e sekserit për gjyqtarët dhe prokurorët.

Në shtator të po atij viti, Prokuroria e Krimeve të Rënda pushoi çështjen penale për gjyqtaren, me arsyetimin se nuk u provua përfshirja e gjyqtaret në korrupsion. Çështja për dy sekserët u transferua në prokurorinë e zakonshme. Me mbylljen e dosjes, në maj të vitit 2018, KLD-ja e riktheu Pajtime Fetahun në drejtësi.

Në vitin 2019, Dafina Peci, banore e fshatit Gjinar në Elbasan, akuzoi gjyqtaren e Elbasanit, Pajtime Fetahu, se ka falsifikuar një vendim, duke rritur në mënyrë fiktive sipërfaqen e tokës së saj në Gjinar. Për të njëjtën çështje, sipas saj, Pajtime Fetahu ka dhënë dy vendime identike, por me sipërfaqe toke të ndryshme. Gjyqtarja u lakua sërish në prill të vitit 2020, pasi liroi nga burgu dy herë Artan Drizën, i kapur me 81 doza heroinë, të gatshme për t’u shpërndarë tek konsumatorët. Kur Dirza theu arrestin shtëpiak, Fetahu e liroi sërish./shqiptarja.com/m.j

Next Post
“Porti i Durrësit nga më të mëdhenjtë në Mesdhe”/ Rama: S’do jetë larg dita kur më shumë shqiptarë do të kthehen sesa do të ikin!

"Porti i Durrësit nga më të mëdhenjtë në Mesdhe"/ Rama: S’do jetë larg dita kur më shumë shqiptarë do të kthehen sesa do të ikin!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kartoni i kuq i Bamir Topit

Kartoni i kuq i Bamir Topit

November 1, 2026
“100 mijë lekë për kokë”! Balla akuzon PD për financimin e protestuesve: Berisha tentoi të digjte selinë e PS

“Nuk qëllohet mbi Policinë, or trim”, Balla nxjerr videon nga protesta: Asnjë veprim i paligjshëm nuk do të mbetet pa vendosur autorin para ligjit!

November 1, 2026
Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

November 1, 2026
Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

November 1, 2026
Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

November 1, 2026
Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

November 1, 2026
“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

Rexhaj: Në Serbi e majta dhe e djathta bashkohen për një kauzë, në Shqipëri ndodh e kundërta

November 1, 2026
Popullor, pa popull fare

Popullor, pa popull fare

November 1, 2026
Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

November 1, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pushtetit i afrohen ata që nuk e meritojnë!

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In