• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Gjyqtari Ibrahim Hoxha fundoset nga përgjimet, 6 milionë lekë për një vendim

by Java News
16/11/2016 11:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria ka përdorur si provë përgjimet në kërkesën për dy vjet burg dhe heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për tre vite ndaj gjyqtarit Ibrahim Hoxha.

Gjyqtari Hoxha u fut në pazare për të dhënë një vendim në favor të Dritan Jazenxhí.

Pak ditë më parë, në pretencën e dhënë në Gjykatën e Krimeve të Rënda vetë Hoxha nuk ishte i pranishëm ndërsa dënim me burg prokuroria kërkoi dhe për Dritan Jazenxhi me 1 vit burgim, 10 muaj për Novruz Gajdën të citë cilët sipas hetimeve kishin bashkëpunuar me njëri- tjetrin për të korruptuar gjyqtarin.

Për Ledion Hoxhën, djalin e gjyqtarit, prokurorja Doloreza Musabelliu kërkoi 4 muaj burgim të konvertuar në shërbim prove për 20 muaj dhe për kushëririn e gjyqtarit Gerlad Hoxha dënimin me 100 mijë lekë gjobë.

Për mos kallëzim krimi dënim të konvertuar në shërbim prove me 18 muaj akuza kërkoi dhe për Altin Malaj personi që rezulton të ketë njohur Dritan Jazenxhi me Novruz Gajda.

Sipas prokurorisë vetë gjyqtari Hoxha rezulton se ka shkëmbyer mesazhe të shumta dhe ka komunikuar në telefon me të pandehurit ku mes mesazheve të përgjuar rezulton dhe ai për vendin e takimit, shumën si dhe futjen e djalit të tij për të marrë paratë.

Paratë kanë qenë të ndara në dy pjesë 600 mijë lekë para dhënies së vendimit dhe 200 mijë pasi Dritan Jazenxhi të merrte vendimin në favor të tij.
Këto para gjyqtari Ibrahim Hoxha i ka marrë nëpërmjet djalit të tij Ledion Hoxha i cili pranë një lavazhi në zonën e ‘Vasil Shantos’, ka takuar Dritan Jazenxhi dhe Novruz Gajdën.

Zbardhen përgjimet:
Gjatë përgjimit telefonik, rezulton se i pandehuri Novruz Gajda kishte rënë dakort me të pandehurin Dritan Jazexhiu, që ti jepnin një përfitim të parregullt prej 600 mijë lekë (në përgjim citohet një gjashtëshe) gjyqtarit Hoxha, një ditë përpara shpalljes së vendimit më datë 02-05-2016 dhe shumën tjetër prej 200 mijë lekë, (në përgjim citohet një dyshe), pas shpalljes së vendimit.

Gjatë bisedave të kryera, Novruz Gajda i tregon të pandehurit Altin Malaj detaje rreth përpjekjeve për korruptim të gjyqtarit Hoxha, me qëllim favorizimin e të pandehurit Dritan Jazenxhi, konretisht:

Biseda e përgjuar në datë 26-04-2016, ku Novruz Gajda me numrin 069…..467 bisedon me të pandehurin Malaj, posedues i numrit 069… 014, rreth bisedave të bëra me të pandehurin Ibrahim Hoxha.
467: …. Tani kaq më tha ik andej muhabetin me atë më tha do vendim në dorë ai në datën 2 apo ta lë unë dhe shikojmë punët tona mos u merr me njerëz të tillë kupton… por është një çik anadollak ai se unë do vete ti them o miku … burri huaj do të marrësh vendimin në dorë kaq dhe mirupafshim ç’ti bëj unë e po deshi, s’deshi…

Bisedë e datës 30-04-2016 e përgjuar në numrin 467 ku Novruzi bisedon me të pandehurin Altin Malaj me numër telefoni 014, rreth bisedave të bëra me të pandehurin Dritan.

467: Mua po më thoshte kështu ai se mendon ti, nuk e di i thashë unë ca të ka thënë ai ca ka folur ti, kopil i madh, e di ca nderi i kishte bërë ai miku atij.

014: Ta tha shifrën ty ai?

467: Më tha këtë mua ai aty te gjashtë i ke në dorë tha ai dhe dy tha ai kur të hamë një drekë me Bimin tha ai.

Në datën 02-05-2016, pasi i kanë dorëzuar djalit të gjyqtarit Hoxha shumën prej 600 mijë lekësh, të pandehurit Novruz Gajda dhe Dritan Jazexhiu i kanë konfirmuar të pandehurit Ibrahim Hoxha se kishin dorëzuar lekët tek i biri. Më konkretisht, Novruzi i ka dërguar një sms të pandehurit Hoxha, me përmbajtjen “ok me djalin”, duke i lënë të kuptojë se kishte dorëzuar sasinë e lekëve.

Gjatë bisedës së orës 20:26, të së njëjtës ditë, i pandehuri Novruz Gajda i thotë gjyqtarit: “a erdhi ai djali, ta pruri porosinë?” çka dëshmon se sasia e lekëve që iu sekuestruan djalit të gjyqtarit ishte e destinuar pikërisht për të pandehurin Ibrahim Hoxha.

Gjatë komunikimeve të të pandehurve Novruz Gajda dhe Dritan Jazenxhiu, biseda të datës 02-05-2016, ora 21:24, (pasi është shoqëruar Novruz Gajda), i pandehuri Gajda instrukton të pandehurin Jazenxhiu që të shkonte te Drejtoriae policisë dhe të deklaronte se i ka dhënë lekë borxh për makinë Novruzit, kurse i pandehuri Jazenxhiu i përgjigjet se mos i prishte punë.

Më konkretisht:
467: Po hajde mo burr ktu te Drejtoria e policisë në kat të dytë, e burr në kat të tretë lart se më ndaluan këta të policisë kriminale, kam dhe burrin ktu gjyqtarin, bashkë me djalin. Djali ka thënë ja mora një mikut tim, hajde me burr. Ja dhashë borxh thuaj e kam mikun tim thuaj për të blerë një makinë e kupton, i kam dhënë borxh thuaj miku që i dhe lekët për të blerë makinë mo burr, kupton.

290: E me, e mos dal unë mos i bëj keq prandaj po të them.

467: Ore shqiptar unë kam 22 vjet në policinë e shtetit sikur bën 100 burg, unë them kshu do i jap lek mikut se me do qejfi mua mik e kam vjedhur… hajde sqaro policinë kriminale e ik tutje andej do marr cik dhe zëvendësdrejtorin unë hajde’.

Disa minuta pas kësaj telefonate i pandehuri Dritan Jazenxhiu i telefonon të pandehurit Altin Malaj, në orën 21:29, dhe nga kjo bisedë konfirmohet dhe njëherë se lekët e sekuestruara i përkasin të pandehurit Dritan Jazenxhiu. Gjithashtu i pandehuri Dritan hedh dyshimin se mos i pandehuri Novruz është spiun dhe e ka spiunuar ai në polici.
shqiptarja.com/d.i.

Next Post
Familja Clinton ka tension pas humbjes së Hillary

Familja Clinton ka tension pas humbjes së Hillary

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbërrin acari, pritet rënie drastike temperaturash

“Dita më e ftohtë e janarit”, meteorologia: Ja sa do të ulen temperaturat

January 12, 2026
“Do të përmbyset si faraoni!” Lideri Suprem i Iranit poston një karikaturë të Trump në sarkofag

“Do të përmbyset si faraoni!” Lideri Suprem i Iranit poston një karikaturë të Trump në sarkofag

January 12, 2026
Përmbytjet në Fier/ Akset nacionale dhe rurale të kalueshme, bie niveli i Vjosës, Semani vijon të rrezikojë 6 fshatra

Përmbytjet në Fier/ Akset nacionale dhe rurale të kalueshme, bie niveli i Vjosës, Semani vijon të rrezikojë 6 fshatra

January 12, 2026
Do ndërhyjë dhe në Iran? Trump paralajmëron masa ushtarake shumë të forta

Do ndërhyjë dhe në Iran? Trump paralajmëron masa ushtarake shumë të forta

January 12, 2026
Dy shtete aziatike ndalojnë Grok-un e Musk, shkak imazhet me përmbajtje seksuale

Dy shtete aziatike ndalojnë Grok-un e Musk, shkak imazhet me përmbajtje seksuale

January 12, 2026
Ndryshime në Policinë e Shtetit, emërohen drejtuesit në Korçë, Lezhë, Durrës dhe Elbasan

Ndryshime në Policinë e Shtetit, emërohen drejtuesit në Korçë, Lezhë, Durrës dhe Elbasan

January 12, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Absurd i “qeverisë teknike” dhe domosdoshmëria e një marrëveshjeje ligjore besimi

January 12, 2026
“Kolonja magjike”, Rama publikon pamjet përrallore nga rënia e dëborës

“Kolonja magjike”, Rama publikon pamjet përrallore nga rënia e dëborës

January 12, 2026
INTERVISTA/ Jeta shpirtërore e shqiptarëve sot dhe sfida e madhe e të jetuarit në gëzim sipas Fortlumturi Joanit

Kryepeshkopi Joan: Thirrja për t’i shërbyer Zotit dhe Shqipërisë ishte më e fortë se Amerika

January 12, 2026
CNN: Skena tmerri në Teheran, familje që kërkojnë të afërmit mes qindra kufomave

CNN: Skena tmerri në Teheran, familje që kërkojnë të afërmit mes qindra kufomave

January 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In