• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Gjyqtari Gjermeni flet për 20 mijë eurot e gjetura në makinë

by Java News
20/01/2016 16:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Artan Gjermeni vazhon të këmbngul se ngjarja e tij është aksidentale në garazhin e makinës.

I kontaktuar nga ABC News gjyqtari Gjermeni nuk pranoi të flasë para kameras, por nuk ngurroi të japë versionin e tij.

Ai tha se ngjarja ka qenë një aksident dhe për këtë fakt nuk ka çfarë të hetohet nga policia apo prokuroria.

Plagët e shkaktuara, gjyqtari Gjermeni tha se janë nga llamarinat e garazhit, duke përjashtuar mundësin e ndonjë konflikti fizik.

Nga ana tjetër, i pyetur për paratë e sekuestruara, që kapin shumën e rreth 20 mijë eurove, gjyqtari tha se janë të ardhura të familjes.

Ai tha se të ardhurat vjetore të familjes, të deklaruara në shtet janë 80 milion lekë në vit, kështu që shuma e sekuestruar në makinë është pjesë e këtyre të ardhurave.

Për këtë fakt, gjyqtari tha se “paratë do më kthehen pasi janë të justifikuara dhe nuk arsye të nisë ndonjë hetim, pasi nuk ka vepër penale”.

Pavarësisht këtyre pretendimeve të gjyqtarit, policia ka hedhur dyshime se Artan Gjermeni nuk thotë të vërtetën dhe i ka referuar materialet për vazhdim hetimesh pranë Prokurorisë së Tiranës, për akuzën e “plagosjes së lehtë me dashje”.

Sipas policisë, ka qenë ora 18:30 minuta të datës 18 janar kur në urgjencën e Qendrës Spitalore Universitare në Tiranë është paraqitur me disa plagë shtetasi Artan Gjermeni.

Policia thotë se mjekët kanë konstatuar dëmtime të gishtit të mesit të dorës së djathtë dhe pjesën e brinjëve në anën e majtë.

Si dhe janë konstatuar disa plagë të vogla, gërvishtje në buzë, qafë dhe në syrin e djathtë.

Për të gjitha këto plagë, policia thotë se gjyqtari Gjermeni ka pretenduar se janë aksidentale dhe nuk ka qenë bashkëpunues me Policinë e Shtetit.

Këta të fundit, pasi kanë konstatuar në makinën e gjyqtarit njolla gjaku, ka ushtruar kontrollin në mjet ku janë gjetur dhe sekuestruar një shumë prej 18 mijë e 760 euro, si dhe një shumë prej 285 mijë lekësh të reja.

Për këto para, gjyqtari Gjermeni, sipas policisë, nuk ka dhënë shpjegime.

Next Post

Vasili: "Kritika" e Luan Ramës për qeverinë nuk është qëndrimi ynë zyrtar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 19 Shkurt 2026

February 18, 2026
“Ka dakordësi, por jo marrëveshje”, hija e luftës mbetet e varur mbi Iranin, Hormuzi u mbyll për disa orë

“Ka dakordësi, por jo marrëveshje”, hija e luftës mbetet e varur mbi Iranin, Hormuzi u mbyll për disa orë

February 18, 2026
Delegacioni i Komisionit të Jashtëm të PE vizitë në Kuvend, Peleshi: Anëtarësimi në BE, prioritet kombëtar

Delegacioni i Komisionit të Jashtëm të PE vizitë në Kuvend, Peleshi: Anëtarësimi në BE, prioritet kombëtar

February 18, 2026
“Vallja” abuzive me Toyotën Yaris

Tashmë trajtimi i arrestit me burg nuk mjafton

February 18, 2026
Eurodeputeti gjerman debat me Ballën, kërkon shpjegime pse Shqipëria pranoi ftesën e Trump për Bordin e Paqes

Eurodeputeti gjerman debat me Ballën, kërkon shpjegime pse Shqipëria pranoi ftesën e Trump për Bordin e Paqes

February 18, 2026
Vrasja e Komisarit Dritan Lamaj, Gjykata Kushtetuese rihap çështjen e Arben Frrokut

Vrasja e Komisarit Dritan Lamaj, Gjykata Kushtetuese rihap çështjen e Arben Frrokut

February 18, 2026
“Korridori VIII, bosht strategjik rajonal” – Deklarata e përbashkët e Tiranës: Prioritet për ndërlidhjen, sigurinë dhe integrimin europian

“Korridori VIII, bosht strategjik rajonal” – Deklarata e përbashkët e Tiranës: Prioritet për ndërlidhjen, sigurinë dhe integrimin europian

February 18, 2026
Spiropali në Ministerialin e Tiranës: Korridori VIII, aset strategjik për Europën. Shqipëria nyje e besueshme e projektit

Spiropali në Ministerialin e Tiranës: Korridori VIII, aset strategjik për Europën. Shqipëria nyje e besueshme e projektit

February 18, 2026
GJKKO dënon dy kushërinjtë Peposhi në Kukës për shit-blerje votash

GJKKO dënon dy kushërinjtë Peposhi në Kukës për shit-blerje votash

February 18, 2026
Ministri i Bujqësisë: IPARD zhbllokohet këtë vit, ja kur do të nisin aplikimet nga fermerët

Ministri i Bujqësisë: IPARD zhbllokohet këtë vit, ja kur do të nisin aplikimet nga fermerët

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In