• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Gjyqtarëve & prokurorëve do t’u verifikohen tabulatet telefonike pa vendim gjykate

by Java News
12/01/2016 09:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

SPECIALE JAVANEWS / Gjyqtarëve dhe prokurorëve do t’u verifikohen tabulatet telefonike. Kjo është skema më e re, e cila parashikohet në draftin për reformën në drejtësi, me anë të së cilës gjyqtarëve do t’u kontrollohen tabulatet telefonike, pa marrë më parë një vendim gjykate. Këtë autoritet kontrollues do ta ketë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, njësi kjo që parashikohet në draftin për reformën.

Ky komision, përpos kësaj, do të ketë autoritetin të bëjë edhe vlerësimin e pasurisë, të figurës dhe të aftësisë profesionale të gjyqtarëve. Thjeshtimi i procedurave sa i përket kontrollit të tabulateve të gjyqtarëve, pa pasur më parë nevojë për të marrë për këtë një vendim gjykate, duket se synon filtrimin e tematikës së bisedave dhe të kontakteve të tyre me palë apo persona që kanë çështje në gjykim apo që janë duke u gjykuar.

Paraprakisht, sipas draftit për reformën në drejtësi, gjyqtarët dhe prokurorët do të jenë të detyruar të dorëzojnë një pyetësor të detajuar mbi kontaktet e tyre dhe më pas komisioni do të ketë të drejtën të verifikojë deri edhe tabulatet telefonike.

Pasuria e gjyqtarëve dhe prokurorëve

Sa i përket pasurive të gjyqtarëve dhe prokurorëve, ata do të jenë të detyruar të dorëzojnë deklarata të detajuara të pasurive në ILDKPKI. Më pas ky institucion kontrollon pasurinë dhe i dorëzon një raport mbi të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Nëse gjyqtarët apo prokurorët rezultojnë të kenë dyfishin e pasurisë së ligjshme, ndaj tyre nis procedura për shkarkim, ndërkohë që vetë ata kanë barrën e provës për të vërtetuar të kundërtën. E njëjta masë e ashpër do të ndërmerret edhe kur gjyqtarët apo prokurorët vonojnë të dorëzojnë deklaratën e pasurisë apo tentojn të fshehin të ardhurat e tyre. Sipas projektligjit, këtij procesi do t’i nënshtrohen të gjithë gjyqtarët, përfshirë edhe ata të Kushtetueses, të gjithë prokurorët bashkë me Prokurorin e Përgjithshëm, anëtarët e KLGJ, të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, anëtarët e inspektoriatit si dhe këshilltarët ligjorë. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i cili do të vlerësojë trupën e gjyqtarëve dhe të prokurorëve do të qëndrojnë në këmbë 11 vjet pas hyrjes në fuqi të ligjit ose deri në momentin kur Shqipëria të anëtarësohet në Bashkimin Europian. Pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit do të ngrihet edhe një mision ndërkombëtar monitorimi, i cili do të përbëhet nga vëzhgues ndërkombëtarë.

Next Post

Sulmet seksuale/ Protesta të dhunshme kundër emigrantëve në Leipzig (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Historike! Egnatia shkon në Europë, rrogozhinasit përmbysin me 5 gola Shamrockun

Historike! Egnatia shkon në Europë, rrogozhinasit përmbysin me 5 gola Shamrockun

August 13, 2026
Rikthehet furnizimi me ujë në Daias dhe Lundër, UKT del me njoftim

Rikthehet furnizimi me ujë në Daias dhe Lundër, UKT del me njoftim

August 13, 2026
Shtëpitë u shembën, jeta u përmbys! Drama e mijëra njerëzve pas tërmetit në Kolumbi

Shtëpitë u shembën, jeta u përmbys! Drama e mijëra njerëzve pas tërmetit në Kolumbi

August 13, 2026
VIDEO / Gjirokastra në sytë e turistëve të huaj: Histori, arkitekturë dhe mikpritje

VIDEO / Gjirokastra në sytë e turistëve të huaj: Histori, arkitekturë dhe mikpritje

August 13, 2026
Humbi jetën pas rrëzimit të avionit, 29 mln dollarë dëmshpërblim për familjen e punonjësit të OKB

Humbi jetën pas rrëzimit të avionit, 29 mln dollarë dëmshpërblim për familjen e punonjësit të OKB

August 13, 2026
Shqiptarët borxh për “qejf”, kredi konsumatore dhe overdrafte jo vetëm për pushime

Huatë mbi 5 vjet “pushtojnë” portofolin/ Fitojnë terren në tremujorin e dytë. Vlora kryeson me peshën më të madhe

August 13, 2026
VIDEO / Saranda në ‘black-out’ total! Energjia elektrike mungon në të gjithë qytetin

VIDEO / Saranda në ‘black-out’ total! Energjia elektrike mungon në të gjithë qytetin

August 13, 2026
Biznesi i “Vejushës së Zezë” në Rusi, martesa të shpejta me burra që nisen drejt frontit për të fituar miliona

Biznesi i “Vejushës së Zezë” në Rusi, martesa të shpejta me burra që nisen drejt frontit për të fituar miliona

August 13, 2026
Planifikoi vrasjen e amerikanit, arrestohet shtetasi rus në Poloni, kryeministri Tusk jep detaje

Planifikoi vrasjen e amerikanit, arrestohet shtetasi rus në Poloni, kryeministri Tusk jep detaje

August 13, 2026
Shpallen listat e reja të pronarëve që kompensohen për 3 projekte në Fier, Elbasan dhe Tiranë

Shpallen listat e reja të pronarëve që kompensohen për 3 projekte në Fier, Elbasan dhe Tiranë

August 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com