• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Gjyqtarët nxorrën nga burgu 28 kriminelë të rrezikshëm”, Lleshaj: Votimi i Anti-KÇK, emergjencë

by Java News
05/03/2020 11:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, shpjegoi në Kuvendin e Shqipërisë përse qeveria veproi me emergjencë duke kaluar me akt normativ për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar dhe konsolidimit të rendit dhe sigurisë, pagëzuar si “Anti-KÇK”. Ministrja tha se situata emergjente është krijuar veçanërisht pas vendimeve skandaloze të gjykatave vitin e fundit që ka liruar nga burgu të dënuar për krime të rënda.

“Ne besojmë se ka ardhur momenti për një kthesë serioze, historike, për të shkatërruar modelet që shkatërrojnë shoqërinë nëse lihen të mbijetojnë kështu siç janë. Akti normativ, jo thjesht se na e kërkon BE, se këtë pastrim të thellë e kërkon integrimi, por e kërkon e ardhmja jonë. Vendim unik, i panjohur më parë, në bazë të një recete origjinale, që synon së pari të vendosë drejtësi në një vend që ka munguar. Sot rezultojmë në një shoqëri që kemi të rinj analfabet dhe milioner. Janë krijuar modele kriminale biznese dhe kanë joshur të rinjtë. Ky model ka shkatërruar rininë, por edhe bizneset që nuk gjejnë hapësirë për tu zhvilluar. Akti ka një kryefjalë, parandalim të krimit. Është krijuar nevoja e emergjencës, pasi pas vettingu rezultoi se shumë persona të drejtësisë nuk ia dilnin. Rreth 50% e gjyqtarëve dhe prokurorëve që janë futur në vetingut nuk ja kanë dalë vlerësimit.

Përmes vendimeve të papërgjegjshme është mundësuar sidomos vitin e fundit kryesisht dhënia e vendimeve që janë jo vetëm përtej ligjit, por edhe përtej logjikës, mbi 28 vendime, që provojnë këtë situatë të papranueshme. Përmes këtyre vendimeve, po lirohen elementë me rrezikshmëri të lartë kriminale, që sipas pritshmërive të policisë, duhej të ishin në burg. Ndërkohë që policia operon përditë për të çuar elementë kriminale para drejtësisë, burgjet po furnizojnë skemën e krimit me kriminelë të tjerë të dënuar dhe të liruar në kushte absurde. Dalin dhe kanë jashtë edhe logjistikën e madhe kriminale. Ne besojmë fort që kemi një situatë emergjence, e cila duhet adresuar në kushte emergjente përmes aktit normativ”, tha ministri i Brendshëm.

Ministri Sandër Lleshaj la të hapur mundësinë që akti normativ të mos e mbyllë misionin e tij deri më 31 dhjetor 2020, kur është parashikuar si masë emergjente e përkohshme. Ai tha se do të shihet për një vendimmarrje në vazhdim nëse në gjykatë do të ketë një numër të lartë subjektesh të dyshuar që nuk justifikojnë pasurinë dhe që e kanë ngritur atë me para të botës së krimit.

“Veprimtari e këtij akti përfundon kohën e tij më 31 dhjetori 2020. Nëse volumi i çështjeve do të jetë i tillë sa që gjykata nuk mund ta kapërdijë këtë, do të shihet për një vendimmarrje të re se çfarë do të bëhet me personat që nuk e kanë kaluar procesin”,tha Lleshaj

37 subjekte të tjerë janë në proces për t’u verifikuar nga OFL dhe për t’i kërkuar vetëdeklarimin e pasurive për të vazhduar më tej procedurat drejt SPAK dhe për të pritur vulosjen edhe nga GJykata kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, që siç Lleshaj tha, deri më tani janë konfirmuar sekuestrime të rëndësishme të OFL-së në gjykatë.

Në fund, ministri i Brendshëm kërkoi votën nga të gjithë deputetët duke shpjeguar edhe pse.

“Ju ftoj ta votoni me 100%. Sepse besoj që është 100% në interes të çdo shqiptari që pronat që janë siguruar përmes gjakut, trafikimit, të mos gëzohen nga ata që janë subjekt i këtij ligji, për të hequr një model të keq nga shoqëria jonë, dhe askush të mos ketë mbështetje në këtë sallë përsakohë është rreshtuar në anën e krimit. Të jepet një mesazh i fortë për krimin, dhe për qytetarët që e presin”, përfundoi ministri. /e.s/

Next Post
Nga falsifikimi i dokumenteve tek transporti drejt Anglisë e BE/ Si funksiononte skema (Video)

Nga falsifikimi i dokumenteve tek transporti drejt Anglisë e BE/ Si funksiononte skema (Video)

TË FUNDIT

Publikohet raporti i Qeverisë për integrimin: Rekord Historik në negociata dhe reforma intensive

Integrimi/ BE po shqyrton planin, Shqipëria mund të ketë Komisionerë në Bruksel para anëtarësimit! Strategjia e re prezantohet më 6 tetor

October 1, 2026
Liga e Kombeve/ Transferta e kuqezinjve në Finlandë, Maran “kthehet” te Bjellorusia! Kombëtarja vijon përgatitjet për sfidën direkte

Liga e Kombeve/ Transferta e kuqezinjve në Finlandë, Maran “kthehet” te Bjellorusia! Kombëtarja vijon përgatitjet për sfidën direkte

October 1, 2026
Dua Lipa del në mbrojtje të Palestinës: Është e rrezikshme, por jam përgatitur

Dua Lipa refuzon “betejën e Britanisë”, Këngëtarja shqiptare nuk do këndojë në duelin Fury-Joshua

October 1, 2026
Zjarr i madh në Libofshë, era favorizon flakët që përhapen me shpejtësi drejt tokave bujqësore

Zjarr i madh në Libofshë, era favorizon flakët që përhapen me shpejtësi drejt tokave bujqësore

October 1, 2026
“I vetmi narkoshtet…”- Berisha nxin përsëri Shqipërinë në Strasburg: Diasporës i detyrohemi pothuajse mbijetesën! Qëndrim ndërkombëtar për të shpëtuar kombin

“E keqja banale është shndërruar në sistem!”- Berisha vijon nxirjen e Shqipërisë në Strasburg: Narkoshteti i vetëm në Evropë! Pluralizmi i zëvendësuar nga burokracia

October 1, 2026
EMRI/ Organizatë kriminale dhe trafik droge, arrestohet në Kavajë i kërkuari nga Italia, do ekstradohet!

EMRI/ Organizatë kriminale dhe trafik droge, arrestohet në Kavajë i kërkuari nga Italia, do ekstradohet!

October 1, 2026
Ibrahimaj në Ministerialin Ekonomik: Fokusi ynë te integrimi ekonomik rajonal dhe afrimi me tregun europian! Rezultate të matshme

Ibrahimaj në Ministerialin Ekonomik: Fokusi ynë te integrimi ekonomik rajonal dhe afrimi me tregun europian! Rezultate të matshme

October 1, 2026
Komisioni hetimor për zgjedhjet, Këshilli i Legjislacionit u jep më shumë kohë relatorëve

Komisioni hetimor për zgjedhjet, Këshilli i Legjislacionit u jep më shumë kohë relatorëve

October 1, 2026
VIDEO/ “Arkitektët e huaj nuk vijnë për gjëra jashtë standardeve”- Rama: Absurde kur na thonë se projektet i bëjmë duke nxjerrë njerëz nga shtëpia me forcë!

VIDEO/ “Arkitektët e huaj nuk vijnë për gjëra jashtë standardeve”- Rama: Absurde kur na thonë se projektet i bëjmë duke nxjerrë njerëz nga shtëpia me forcë!

October 1, 2026
“Futini dhe një listë pagash, se ua kalon Ulsiu sot”- Debatet ‘ndezin’ Ligjet, Manja-Strazimirit: Mos e pengoni integrimin! Prishen ekuilibrat

“Futini dhe një listë pagash, se ua kalon Ulsiu sot”- Debatet ‘ndezin’ Ligjet, Manja-Strazimirit: Mos e pengoni integrimin! Prishen ekuilibrat

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com