• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjyqtarët e Unionit bëjnë hapa pas nga kërcënimi për dorëheqje kolektive!

by Java News
28/04/2018 16:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Në kohën kur jo pak gjyqtarë dhe prokurorë ndodhen nën valën e parë të hetimit administrativ dhe nën ethet e komunikimit elektronik me trupat e vettingut, Unioni i Gjyqtarëve iu lëshoi thirrje jo vetëm ketyre institucioneve, por edhe politikës e medias që të respektojnë standardet.

Megjithëse u adresohej të tre komponentëve, theksi i apelit ishte veçanërisht ndaj dy organeve të vettingut, të cilat sipas komunitetit të gjyqtarëve nuk duhet të harrojnë piketat e Komisionit të Venecias dhe të Gjykatës Kushtetuese.

“Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë kërkon nga organet e Vettingut të vijojnë një proces rikontrolli konform standardeve më të larta të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, opinionit të Komisionit të Venecias, të opininit të rrjeteve gjyqësore europiane, vendimeve të Gjykatës Kushtetuese duke patur si qëllim shëndoshjen e sistemit gjyqësor dhe jo ndëshkimin individual të gjyqtarëve. Unioni kërkon nga oponioni publik, media dhe politika të mos influencojnë procesin e vettingut me deklarata të pabaza dhe shpesh emocionale”, thuhet në deklaratën e Unionit.

Kjo deklaratë e Unionit që rreshtohet pro vettingut, vjen pothuajse një vit pasi Unioni humbi në Gjykatën Kushtetuese pretendimet për të riparë disa nene të ligjit, veçanërisht ato të rivlerësimit të figurës. Deri më tani kanë reaguar vetëm dy njerëz për mënyrën si u zhvillua procesi i vettingut.

Besa Nikëhasani dhe Besim Trezhnjeva deklaruan publikisht se nuk u dëgjuan dhe nuk u morën provat e tyre, një standard ky që nuk u ndoq nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në rastin e gjyqtares Kushtetuese, Altina Xhoxhaj.

Për Xhoxhajn vendimi u shty dhe pavarësisht se gjykimi ishte mbyllur, trupa e vettingut tha se ishin depozituar prova të reja. Në proces nuk u kuptua se kur ishin dorëzuar këto prova të reja, për të cilat sipas standardeve të gjykimit, trupa duhet të ishte shprehur përpara se të tërhiqej për vendimin.(TCH)

Next Post
Avionë, tanke dhe raketa, Ballkani armatoset deri ‘në dhëmbë’

Avionë, tanke dhe raketa, Ballkani armatoset deri 'në dhëmbë'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E bujshme nga “New York Times”: Moldavia në shënjestër të Putinit për të goditur NATO-n! Agjentë rusë, priftërinj, kamp në Serbi dhe…

Witkoff dhe Kushner vizitojnë Moskën për bisedimet e paqes me Ukrainën, Putin urdhëron armëpushim 3-ditor në Kiev!

September 5, 2026
“Zgjerimi, sukses i përbashkët”- Ministri Hoxha pret ambasadoren e re të BE-së: Shqipëria ecën drejt objektivit për anëtarësim brenda kësaj dekade

“Zgjerimi, sukses i përbashkët”- Ministri Hoxha pret ambasadoren e re të BE-së: Shqipëria ecën drejt objektivit për anëtarësim brenda kësaj dekade

September 5, 2026
EMRAT/ I vunë bombë me telekomandë makinës në Durrës, 2 persona bien në pranga! Dy akuzat që rëndojnë ndaj tyre

EMRAT/ I vunë bombë me telekomandë makinës në Durrës, 2 persona bien në pranga! Dy akuzat që rëndojnë ndaj tyre

September 5, 2026
U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

“Nuk kam shpresë, kam frikë se…”- Shehi: Vajtja e Berishës në SHBA nuk ndryshon gjë për opozitën, si do ta rrëzojë Ramën kur vetë ka probleme me SPAK?!

September 5, 2026
FOTO/ Makina “Ford” shkrumbohet nga flakët në tunelin Elbasan-Tiranë!

FOTO/ Makina “Ford” shkrumbohet nga flakët në tunelin Elbasan-Tiranë!

September 5, 2026
“Nuk na duhet vetoja për t’u ulur në tryezë”- Rama nga forumi për Evropën në Itali: Integrimi gradual, e vetmja mënyrë për të hyrë në BE!

“Po më merr Putini në telefon!”- Rama batuta dhe mesazhe: Jemi i vetmi vend që nuk ka pasur një vizitë nga autoritetet ruse, nuk na merr malli!

September 5, 2026
“7 fëmijët e Ursulës të ulen në tryezë!”- Rama batuta nga Italia: Ja si duhet të funksionojë integrimi gradual dhe zgjerimi i BE! Të dëgjojnë babanë, nënën, tezen…

“7 fëmijët e Ursulës të ulen në tryezë!”- Rama batuta nga Italia: Ja si duhet të funksionojë integrimi gradual dhe zgjerimi i BE! Të dëgjojnë babanë, nënën, tezen…

September 5, 2026
Modric do të vazhdojë aventurën me kombëtaren kroate, do të luajë në Nations League

Modric do të vazhdojë aventurën me kombëtaren kroate, do të luajë në Nations League

September 5, 2026
Kadastra: Hapat si të regjistroni pronësinë e shtëpive të ndërtuara para vitit ’91

Bashkia jep leje për vendosjen e ashensorëve në pallatet e vjetra, Veliaj urdhëron ngritjen e Task-Forcës për kontrollin e materialeve të sistemit kapot

September 5, 2026
“Nuk pati humbje jete dhe dëme në biznese”- Ministri Nufi sot nga Himara: Situata nga zjarri është totalisht nën kontroll, mbi 300 forca në terren

“Nuk pati humbje jete dhe dëme në biznese”- Ministri Nufi sot nga Himara: Situata nga zjarri është totalisht nën kontroll, mbi 300 forca në terren

September 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com