• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Gjyqi i Shullazit, dëshmia kontradiktore e Mirela Qatos, Drejtoresha Juridike në Hipotekën e Përgjithshme

by Java News
08/11/2017 09:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mirela Qato, Drejtoresha Juridike në Hipotekën e Përgjithshme ka qënë dëshmitarja e rradhës në procesin gjyqësor kundër Emiljano Shullazit dhe katër të pandehurve të tjerë. Qato ka rrëfyer në Gjykatën e Krimeve të Rënda se dy vite më parë kur është kryer rregjistrimi i ish-hotel Vollgës në hipotekën e Durrësit, ajo ka qënë me pushime. Seanca e djeshme gjyqësore është shoqëruar dhe me një kërkesë të të pandehurit Emiljano Shullazi, i cili i kërkoi gjykatës se kërkonte të përfaqësohej dhe me një avokat të dytë, i cili quhej Raif Gura.

Pas kësaj gjykata filloi dëgjimin e dëshmisë së Mirela Qatos. “Kam qënë me pushime dhe nuk e di se çfarë është bërë me këtë dosje. Ne këtë dosje e kemi pasur në shqyrtim duke e analizuar juridikisht dhe më pas ja kemi kaluar hipotekës së Durrësit për të ndjekur procedurën”-ka thënë drejtoresha juridike përballë gjykatës së Krimeve të rënda. Më tej kjo e fundit në dëshminë e saj, ka përmendur se nuk kishte asnjë njohje me personat e arrestuar nga prokuroria dhe se me çështjen e rregjistrimit të kësaj prone është vënë në dijeni nga ish-kryeregjistruesi Ilirjan Muho. Qato ka treguar se sapo është kthyer nga leja është informuar nga kryeregjistruesi se kjo pronë ishte rregjistruar dhe se duhet të zhvillonin një mbledhje së bashku me palën tjetër që interesohej për këtë pjesë pronësie.

Goditi Jurgisin
Merita Qato tha se nuk i njihte palët që ishin pjesë e këtij procesi dhe që pretendonin pasurinë mbi “Vollgën”. Dëshmitarja ka treguar se personi në fjalë është paraqitur në zyrën e hipotekës ku ka zhvilluar një takim me Ilirjan Muhon, Jurgis Çyrbjen dhe në prezencë të këtij takimi ka qënë dhe Qato. Kjo e fundit i tregoi gjykatës së Krimeve të Rënda se ky takim ishte shoqëruar me debate të ashpra,deri në konfrontim fizik. Ndërkohë prokurorja Elisabeta Imeraj në seancën gjyqësor kundërshtoi thënien e Mirela Qatos duke lexuar një pjesë të process-verbalit të dëshmisë që Qato ka dhënë në prokurori gjatë fazës së hetimit. Prokurorja tha se Qato kishte thëne se Ermal Dabulla qëlloi Çyrbjen me grusht dhe ky ra nga karrigia. Më pas ka qënë Mirela Qato që e kishte kapur nga dora Ermal Dabullën dhe i kishte thënë që nuk mund të sillej kështu në zyrat e shtetit.

Dëshmitarët e mbrojtjes
Në seancën e rradhës pritet të lexohen deklarimet e tre dëshmitarëve të prokurorisë të cilën ndodhen jashtë shtetit, me tyre dhe biznesmeni Jani Zaka. Pas leximit të tyre, rradha për të dëshmuar i takon dëshmitarëve të avokatëve mbrojtjës. Sipas të dhënave, personat VIP që do dëshmojnë në këtë process gjyqësor që janë thirur nga avokatët mbrojtës është ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha. Ndërkohë një emër tjetër i njohur është dhe shtetasi Ervis Martinaj, person ky me precendetë penale dhe që është përfolur se ka negociuar me Ylvi Beqjan për tu tërhequr nga dëshmia kundër Shullazit që ka dhënë në gjykatë, kundrejt një vlere prej 7 milion euro. Martinaj, pritet të pyetet në gjykatë edhe për kërcënimet e disa tregtarëve me të cilët ka pasur kontrata huaje biznesmeni Ylvi Beqja. Mes personave që pritet të dëshmojnë është dhe biznesmeni Ylvi Beqja i cili do ketë dhe një ballafaqim me noteren Aida Spahiu.

ma.me

Next Post
Genc Pollo, një mashtrim i radhës!

Çitjanet e Edi Ramës dhe qytetari dixhital i Berishës!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Territorialja”/ Balla: Presim përgjigje deri në darkë. Boçi: Mos jepni ultimatume, jemi parti autonome

Pr/rezoluta kundër Iranit, Balla kritikon PD-në: S’dolët dot nga interesi i vogël për një protestë pa krye

March 17, 2026
“Do të nisesha me biçikletë nga Gjermania”, Ervin Skela: Ëndërr të jem trajner i kombëtares

“Do të nisesha me biçikletë nga Gjermania”, Ervin Skela: Ëndërr të jem trajner i kombëtares

March 17, 2026

Europrospects: Rasti i Veliajt dhe reforma në drejtësi, provë për besueshmërinë e BE-së për shtetin e së drejtës

March 17, 2026
VIDEO / Me 79 vota pro, Kuvendi shpall Iranin sponsorizues të terrorizmit. Dënohen edhe Hezbollah e Garda Revolucionare

VIDEO / Me 79 vota pro, Kuvendi shpall Iranin sponsorizues të terrorizmit. Dënohen edhe Hezbollah e Garda Revolucionare

March 17, 2026
“Irani, financues i terrorizmit”, Balla flet për rezolutën: Po përballemi me akte armiqësore nga Tehrani

“Irani, financues i terrorizmit”, Balla flet për rezolutën: Po përballemi me akte armiqësore nga Tehrani

March 17, 2026
Trump shtyn vizitën në Pekin për shkak të luftës me Iranin

Trump shtyn vizitën në Pekin për shkak të luftës me Iranin

March 17, 2026
Dalja në pension/ Ja kostoja për pagimin e sigurimeve për plotësimin e viteve të punës

Skemat e reja për shlyerjen e borxheve të energjisë, ulje deri në 70% të kamatëvonesës për familjarët

March 17, 2026
Arkitektura e re e kufirit, rishkrimi i jugut të Libanit dhe pragu i pushtimit nga Izraeli

Arkitektura e re e kufirit, rishkrimi i jugut të Libanit dhe pragu i pushtimit nga Izraeli

March 17, 2026
Shpërthimi me tritol në makinën e efektivit, dalin detaje të reja nga hetimet

Arrestohet autori që i vendosi tritol makinës së agjentit të krimeve në Lezhë

March 17, 2026
Nesër nis gjyqi i Berishës, Ish-kryeministri në bankën e akuzës për dosjen “Partizani”

Sondazhi: 40% e shqiptarëve mendojnë se Berisha ka ende kontroll mbi drejtësinë

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In