• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Gjyqi për Mediun, SPAK kërkon Shkëlzen Berishën dëshmitar/ Zamira Durda: Gërdeci ishte krim shtetëror

by Java News
23/09/2023 12:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zamira Durda, humbi djalin e saj 7 vjeçar në masakrën e Gërdecit të 15 marsit 2008. Në gjyqin për ish ministrin e Mbrojtjes  Fatmir Mediu që vijon në Gjykatën e Posaçme emri i saj dhe i bashkëshortit ndodhen në listën e 71 dëshmitarëve të cilët SPAK kërkon që të thirren nga gjykata për tu dëgjuar. Për herë të parë SPAK i kërkon gjykatës të marrë në pyetje edhe Shkëlzen Berishën si dëshmitar në këtë gjyq.

SPAK akuzon Fatmir Mediun për “Shpërdorim të detyrës” kryer në bashkëpunim, dhe “Shpërdorim të detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues për shpërthimin në “fabrikën” e demontimit të armëve ku humbën jetën të paktën 26 persona dhe u plagosën qindra të tjerë.

“Gërdeci është një krim shtetëror. Në Gërdec ndodhi nga babëzia për para. E gjithë piramida shtetërore dështoi. Që nga presidenti tek kryeplaku i fshatit që nuk ,reagoi Të gjithë kanë qenë në dijeni dhe askush nuk veproi. Ne ishim viktimat” e nis intervistën e sotme për Report Tv, Zamira Durda

Vijimi i një procesi të zakonshëm, duke hequr dorë nga gjykimi i shkurtuar i ka dhënë një dritë jeshile për familjet e viktimave që humbën jetën në fabrikën e demontimit.
Lajmëron se do të kërkojë dhe ajo të tjerë dëshmitarë.

“ Gjykimi i zakonshëm është dritë jeshile për ne. Të hidhen të gjitha letrat në tavolinë. Shkresat e atij nxorrën armatimet dhe gjithë transporti është bërë me mjetet e ushtrisë. Unë di që aty funksiononte Ministria e Mbrojtjes që duhej të na mbronte. Vendi që u përzgjidh ishte i gabuar. Rrugët ishin të bllokuar me makina ushtarake. Vetëm aksident teknologjik nuk ishte aty. Aty vetëm teknologji nuk kishte.  Ka shumë emra të tjerë që janë përfshirë. Do kërkoj në seancën e radhës të dëshmojnë” tregon Durda.

Megjithatë ka rezervat e saj. Pasi me këtë gjyq nuk mund të dënohen biznesmeni Mihal Delijorgji, atëherë president i shoqërisë “Albademil”, Ylli Pinari, atëherë drejtor i kompanisë MEICO dhe Dritan Minxholli, atëherë administrator i fabrikës, të cilët janë liruar nga burgu pas kryerjes së dënimeve përkatëse.

“Do të jetë drejtësi e cënguar pasi me Kodin e Ri Penal për 29 të pandehurit e tjerë nuk mund tua rëndosh pozitat e tyre pasi janë dënuar një herë.  Ne familjarët unë nuk di as kam qenë pjesë e procedurave ne jemi thjesht viktima të kësaj. Për Mihal Dëelijorgji, Ylli Pinari, Dritan Minxhozi u pranua gjykimi i shkurtuar për këta. Nuk mund të ridënohen”  nënvizon Durda.

Në Gërdec ka humbur djalin e vogël dhe megjithëse në të gjyq i pandehur është im ministri i Mbrojtjes Zamira Durda kthen kokën pas tek gjyqi i parë ku protagonistët e akuzuar si përgjegjës për shpërthimin tashmë janë të lirë dhe nuk morën dënimin e merituar

“Drejtësi për një pjesë. por për ata që kanë kaluar. Kemi një Ylli Pinari të dalë nga burgu se nuk kishte kush ti kujdeses me nënës së tij. Dritan Minxholli që doli nga burgu se i ofruan punë. E kush i ofroi punë Mihal Delijorgjo“ thotë Zamira Durda në intervistën me gazetarin Andi Kapxhiu.

/f.s

Next Post
Goditi me shpullë nënën e nxënësit që u ankua për dhunimin e djalit, merret në hetim mësuesja në Fier

Goditi me shpullë nënën e nxënësit që u ankua për dhunimin e djalit, merret në hetim mësuesja në Fier

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

July 23, 2026
Sherr në plazhin e Shëngjinit, plagoset një person. Policia ndalon autorin e dyshuar

Sherr në plazhin e Shëngjinit, plagoset një person. Policia ndalon autorin e dyshuar

July 23, 2026
U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

“Çuna, ju duhet të merrni një flamur të…”, Shehi flet për protestën dhe investimet: Atje ku çojnë paratë këta…

July 23, 2026
Rrjeti “Epstein” rikthehet në Kongres, radha e Jes Staley për të dëshmuar

Rrjeti “Epstein” rikthehet në Kongres, radha e Jes Staley për të dëshmuar

July 23, 2026
Paralajmërimi i Iranit, Britania e Madhe: Forcat tona në gatishmëri të plotë 24/7

Paralajmërimi i Iranit, Britania e Madhe: Forcat tona në gatishmëri të plotë 24/7

July 23, 2026
Pas Agron Shehajt, edhe Redi Muçi në listën e pritjes: Dua të bëhem Kryeministër!

Pas Agron Shehajt, edhe Redi Muçi në listën e pritjes: Dua të bëhem Kryeministër!

July 23, 2026
Nga Tirana në “Camp Nou”, Olsi Rama zbulon rolin në transferimin e Adeyemit te Barcelona

Nga Tirana në “Camp Nou”, Olsi Rama zbulon rolin në transferimin e Adeyemit te Barcelona

July 23, 2026
“ChatGPT më çoi në prag të vdekjes”, 55-vjeçari padit OpenAI për këshillat mjekësore

“ChatGPT më çoi në prag të vdekjes”, 55-vjeçari padit OpenAI për këshillat mjekësore

July 23, 2026
“Media e kapur?”, Rama i përgjigjet akuzave: Përqindja e zërit të opozitës arrin 68.2%

Mbledhja e grupit të PS dhe Qeverisë, Rama “zbulon” fjalimin: Do ndaj reflektimin tim mbi bulevardin e flamingove

July 23, 2026
Nga Arkiva në kandidat për deputet, Bido zbulon dy qarqet e vetme që do të zgjidhte për të garuar

“Para Kuvendit janë njerëzit e partive të vogla”, Bido: Në protestë, grupime të Iranit dhe…

July 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In