Ka çaluar sërish seanca e radhës në gjyqin ndaj imamëve të vetëshpallur, të akuzuar për rekrutim luftëtarësh për në Siri dhe Irak.
Këtë të martë, dy dëshmitarët e thirrur nga akuza kanë refuzuar të japin dëshminë e tyre. Ata janë Agim Ndregjoni dhe Hamide Dumani, motër e vëlla.
Bashkëshorti i Dumanit është vrarë në luftimet në Siri dhe ajo konsiderohej si dëshmitare kyçe në këtë proces.