• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjyq partie: Pse grricet Berisha me Lul Bashën?

by Ylli Pata
27/09/2022 19:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Lulzim Basha ka rrafsh gjashtë muaj që është zhdukur fare nga qarkullimi. Është larguar nga kreu i PD-së, ka hequr bravat, larguar dyert e dritaret e hekurit, selia ka strehuar të gjithë klanin e Sali Berishës, ndërsa vetë shkon herë pas here në Kuvend.

Nuk ka folur asnjë fjalë, përveç ndonjë postimi me raste festash apo vakish, e ndonjë foto kur del ashtu spic pa i lëvizur qimja, kur hyn në Parlament.

Në dukje, nuk është problem as për Sali Berishën, as për Ilir Metën, megjithatë, të dy nuk lënë ditë e rast pa e sulmuar.

Ndërkaq, zhvillimi që ngjan i çuditshëm, është ngritja e një ekipi ad-hoc hetimor me një “prokurore speciale” që të investigojë fije për pe historinë e financimit rus të 2017-s.

E “prokurorja speciale” e PD-së, alias ish-zëvendëskryeministrja pas 17 majit, tha sot intervista për mënyrën se si do të zhvillohet hetimi i plotë i çështjes. Madje tha se do të shkojnë edhe në SHBA për të marrë dokumente.

E çfarë do të nxjerrë ky komision për një çështje që është e zbardhur fund e krye nga mediat amerikane, ato shqiptare, por edhe ministria e Drejtësisë së SHBA? “Prokurorja speciale” e Berishës nuk ka asnjë tagër për të pyetur askënd as në SHBA e as në Shqipëri, por gjithsesi e gjithë ajo aferë është zbardhur thuajse e plotë. I vetmi hetim që mund të bëhet për këtë është në Moskë, për të parë se nga ku kanë ardhur si burim paratë që kanë përfunduar në llogarinë e shtetasit rus, që më pas i ka kaluar në shoqërinë Binata.

E gjithë kjo skenë teatrale e nisur dje në mbledhjen e këshillit kombëtar të partisë së Berishës, kryesisë, e që sot u shpalos me ngritjen e gjyqit partiak ndaj Lulzim Bashës, megjithatë ngre disa pikëpyetje për arsyet dhe objektivat që kërkon të arrijë babai politik i Lulit, të cilin ky i fundit e plagosi rëndë para një viti.

Përse Berisha po grricet me Lulzim Bashën, kur ai ka hapur krahun dhe nuk duket në territorin fizik, politik dhe virtual të Partisë Demokratike?

Pasi, në politikë, nëse një personazh sulmohet, do të thotë se ai përbën shqetësim për njeriun që ndërmerr aksionin kundër tij.

E këtu në fakt luhet e gjithë loja. Edhe pse jo në mënyrë korrekte media mainstream në Shqipëri e quan Seli Berishën kryetar i PD-së, realisht ai nuk është i tillë, përveçse shefi i një fraksioni që ka hyrë në seli, por po pret që ta marrë partinë pas vendimit të formës së prerë të gjykatës së Apelit.

Vendim, që thuhet se mund të dalë nga ora në orë. E këto janë drithërima që ndikojnë që të dalin artifica të tilla, për të treguar se gjërat janë nën kontroll. Megjithatë, edhe sikur ta marrë tashmë me vendim gjykate, as PD e as opozita nuk bashkohet dot më rreth Sali Berishës.

Nëse do të kishte fuqi potenciale, atëherë ai do të ishte bërë anëtar i grupit parlamentar, së bashku me të përjashtuarit e tjerë. Këtë realitet mund ta kamuflojë me lëvizje boshe, apo ta fshehë nëpërmjet medias që e ka mbështetëse, por në fund të fundit, minarja nuk futet në thes.

Natyrisht as Lulzim Basha, i cili edhe në heshtje duket se është problemi më i madh për Sali Berishën. Madje edhe më i madh se Ilir Meta, i cili ditë pas dite i jep të kuptojë se pazari për tu bërë bashkë nuk është i vogël. Siç e tha sot për çështjen e kandidatëve të përbashkët. Pasi këtu është loja, e siç duken bathët, në zgjedhjet vendore ka shumë gjasa të kemi skemën e 6 marsit me “Shtëpinë e Lirisë”. Po loja e Shkodrës nxori se gjërat nuk janë fare të lehta mes Berishës dhe Metës.

Nënkryetari i bashkisë së Shkodrës nga Partia e Lirisë u zgjodh pas pesë muajsh, duke lënë të hapur ende një çarje mes dy aleatëve në Shkodër.

Megjithatë, dhimbja e kokës për Berishën vijon të mbetet Basha më shumë sesa Meta. Influenca e tij në shumicën e grupit parlamentar he degët e PD-së që po rezistojnë ndaj Berishës, duket se është e rëndësishme.

E ndoshta po ndodh, ai operacion që e paralajmëroi Ervin Saljanji dy muaj më parë, kur tha se Luli do të rikthehet në shtator…

Next Post
Plotësohet ekipi/ Kryesia e PS vendos tre drejtues të ri qarqesh: Klosi në Vlorë, Spiropali në Shkodër, Majko në Kukës

Plotësohet ekipi/ Kryesia e PS vendos tre drejtues të ri qarqesh: Klosi në Vlorë, Spiropali në Shkodër, Majko në Kukës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?!

March 31, 2026
VIDEO/ “Dardanët”, një hap larg Kupës së Botës, rrugët e Prishtinës “ziejnë” nga tifozët

VIDEO/ “Dardanët”, një hap larg Kupës së Botës, rrugët e Prishtinës “ziejnë” nga tifozët

March 31, 2026
BE-ja përgatitet për një krizë të zgjatur energjitike

BE-ja përgatitet për një krizë të zgjatur energjitike

March 31, 2026
Homeland Justice pretendon sulm kibernetik, Gjykata e Lartë dhe Prokuroria e Përgjithshme mohojnë prekjen e sistemeve

Homeland Justice pretendon sulm kibernetik, Gjykata e Lartë dhe Prokuroria e Përgjithshme mohojnë prekjen e sistemeve

March 31, 2026
Kapllani: Polonia shfrytëzoi momentet, Shqipëria jo. Loja e Silvinjos na dërgoi në Europian dhe për pak në Botëror

Kapllani: Polonia shfrytëzoi momentet, Shqipëria jo. Loja e Silvinjos na dërgoi në Europian dhe për pak në Botëror

March 31, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

Për tuafët, që besojnë tek “përçarja” e PS

March 31, 2026
Inovacioni teknologjik nxit pikat e reja të konsumit

Inovacioni teknologjik nxit pikat e reja të konsumit

March 31, 2026
“U morën vetëm me çfarë i thashë unë njërës”, Rama komenton debatet në PS: E pabesushme me çfarë merreni, njerëzit kanë halle të tjera

“U morën vetëm me çfarë i thashë unë njërës”, Rama komenton debatet në PS: E pabesushme me çfarë merreni, njerëzit kanë halle të tjera

March 31, 2026
Rama: Drejtësia duhet të jetë e paanshme dhe e balancuar

Rama: Drejtësia duhet të jetë e paanshme dhe e balancuar

March 31, 2026
Moti drejt fenomenit të pazakontë! Ekspertët: Mund të kemi një “Super El Niño” gjatë verës

Moti drejt fenomenit të pazakontë! Ekspertët: Mund të kemi një “Super El Niño” gjatë verës

March 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In