• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjymtimi i Ina Nukës, Rama: Pasojë e dhunës së opozitës, mund të ishte dëshmorja e parë e Policisë!

by Java News
24/11/2018 11:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama u shpreh përgjatë prezantimit të flotës së re të Policisë së Shtetit se kthesa që është bërë në këtë të fundit mund të konsiderohet pa frikë dramatike dhe njëkohësisht historike. Ai akuzoi opoitën për dhunë gjatë protestës së ditës së enjte përpara Parlamentit, ku u plagosën 15 policë dhe ku efektivja Ina Nuk ahumbi dy gishtat, nga një kapsollë që u hodh drejt saj, duke theksuar se për fat, ajo nuk u bë dëshmorja e parë e Policisë së Shtetit..

Rama e nisi fjalimin e tij duke kujtuar një raportim të 2010-s, ku trajtohej ngelja në rrugë e pesë makinave të sapoblera të shtetit. “Ky është një episod spektakolar, që ngriti në pah një vijimësi të mbrapshtë të procedurave dhe proceseve të ndjekura. Policia e Shtetit u bë objekt komedish dhe përqeshjes shumë shpesh, për shkak të keqpajisjes qoftë në mjete dhe qoftë në uniforma.” Rama u shpreh më tej se ka qenë pikërisht ish-kryeministri Sali Berisha i cili përqeshte gjendjen e rënduar të Policisë së Shtetit. “M’u kujtua po ashtu se shumë pak muaj pasi u vendosëm në detyrë, ish-kryeministri i tanishëm përqeshte Policinë e Shtetit, duke ekspozuar në makinën e tij dixhitale rastin sesi 5 të burgosur që po udhëtonin drejt burgut të Shkodrës u transportuan në një automjet, për shkak se ai i pari kishte hasur probleme.”

Kryeministri përmendi edhe protestën e para dy ditëve përpara Kuvendit, ku mbeti e lënduar efektivja e policisë Ina Nuka. Rama e konsideroi këtë të fundit se u bë viktimë në sajë të propagandës politike të Partisë Demokratike.

“Jo më larg se 48 orë në parë një efektive e Policisë së Shtetit mund te kishte humbur jetën. Ishte shpejtësia e reagimit të saj që bëri të humbte vetëm gishtat e njërës dorë. Ajo vajzë i përket gjeneratës së të reja dhe të rinjve të shkolluar në akademinë e ri çelur të sigurisë. Akademia që u mbyll për vite të tëra, duke ndërprerë një cikël trajnimesh të pazëvendësueshëm për Policinë e Shtetit. Një ndër shumë vajza që janë dallëndyshet e para të pranverës së sapo nisur për rigjenerimin e Policisë së Shtetit, përfshi edhe vajza dhe djem që stërviten çdo ditë. “Humbi gishtat se nuk ishte e trajnuar’, u tha nga ata që janë shkaktarë të nxitjes së dhunës, për përdorimin e lendeve plasëse, që kodi penal e dënon si krim të rëndë,. Ajo vajza dhe shumë të rinjtë tjerë, jo vetëm që janë të trajnuar, por stërviten fizikisht çdo ditë. Sot do të kishim një tjetër dëshmore dhe mesa di, të parën dëshmore të policisë së shtetit”, tha Rama

Next Post

EMRAT/ Dhuna para Kuvendit, Prokuroria: Burg për 6 nga 11 të arrestuar!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In