• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjylameti tregon prioritetet e Buxhetit 2021: Nga rritja e pagave e deri tek rimbursimi i ilaçeve

by Ardit Rada
13/11/2020 20:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pasi vendimit të Komisionit të Ekonomisë për sigurimin e fondeve prej 1.2 miliardë lekësh për rimbursimin e ilaçeve për të sëmurët me COVID-19 në Republikën e Shqipërisë, vjen një reagim nga deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti. Përmes një postimi në ‘Facebook’, Gjylameti theksoi sot se “lajmi më i mirë i buxhetit si prioriteti i prioriteteve mbetet jeta e qytetarëve, lidhur me çështjen e pandemisë, ku vendosëm rritjen e pagës së mjekëve me 40 % dhe rritje për personelin shëndetësor. Bashkërelatore me kolegun Anastas Angjeli prezantuam sot çështjet prioritare për projekt-buxhetin e 2021 të cilat kaluan në Komisionin e Financave dhe Ekonomisë. Miratimi i paketës së ilaçeve për kurimin nga COVID-19 me rimbursim me një fondi prej 1.2 mld lekë që do t’i shtohet buxhetit të shtetit për të rimbursuar çdo qytetar të Republikës së Shqipërisë. 1 mld për rritjen e pagesës së papunësisë, si përballim për shtresën në nevojë”.

Sipas saj, prioritet është vendosur rritja e buxhetit për bujqësinë, 950 mln lekë për skemën e rimbursimit të naftës, ku përfshihet dhe çështja në investimin e digave për përballimin e përmbytjeve me një buxhet prej 200 mln lekë. “Buxheti i jep prioritet mbështetjes sociale në disa sektorë, ku përfshihet me prioritet shpërblimi i naftëtarëve pas negocimit dhe marrëveshjes, që arriti Kryeministri Edi Rama, edhe mbështetja për dy ndërrmarjet të tjera që paraprin problematikën për mospagimin në një kohët të gjatë”, – nënvizoi Gjylameti.
Sipas saj, buxheti mbështet vazhdimin e reformave institucionale, institucioneve në varësi, veçanërisht institucioneve të pavarura që lidhen me reformën historike në drejtësi.

“Prioritet tjetër me një rëndësi jetike është çështja e turizmit, ku do të rritet buxheti i shtetit me prioritet ndihmën e sektorit nga goditja e pandemisë. Buxheti përcakton mbështetjen e fillimit të ndërtimit të Teatrit Kombëtar. Rritje e mbështetjes së buxhetit të shtetit për pushtetin lokal nëpërmjet rritjes së trasfertës së pakushtëzuar”, – tha Gjylameti.

Mes të tjerash Gjylameti u shpreh se ka rritje 15 % e pagave për mësuesit. “Qëndrueshmëria, stabiliteti makroekonomik dhe rritja e ndërveprimit të sektorëve është synimi i buxhetit, duke iu dalë ballë me rimëkëmbjen e ekonomisë, sfidave dhe vështirësive nga normaliteti i ri. Buxheti 2021 gjithashtu mbështet zhvillimin e gjelbër, zhvillimin dixhital dhe objektivat e zhvillimit të OKB të mijëvjeçarit”, tha ajo.

Next Post
Greqia shton masat kundër COVID-19, nga e hëna mbyll shkollat fillore dhe kopshtet

Greqia shton masat kundër COVID-19, nga e hëna mbyll shkollat fillore dhe kopshtet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sot festohet 7 Marsi, “Dita e Mësuesit”! 139 vjet nga Mësonjëtorja e Parë Shqipe

Sot festohet 7 Marsi, “Dita e Mësuesit”! 139 vjet nga Mësonjëtorja e Parë Shqipe

March 7, 2026
Moti për sot me alternime kthjellimesh dhe vranësira, temperaturat mbeten të pandryshuara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

March 7, 2026
Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

March 6, 2026
Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

March 6, 2026
SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk u mjafton pushteti!?

March 6, 2026
“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

March 6, 2026
‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

March 6, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Ish-ambasadori: Irani po kërcënonte sigurinë në rajon. Ja 4 kushtet për arritjen e paqes!

March 6, 2026
Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In