• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Gjylameti: Basha në 4 vjet nuk bëri asgjë për mbetjet

by
15/05/2015 17:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Lulzim Basha ka zgjedhur të arratiset nga Tirana. Ka lënë kandidatin e tij të tregojë barsoleta e të hedhë batuta, dhe vet është zhdukur. “

Kështu është shprehur deputetja Blerina Gjylameti në një deklaratë për mediat nga selia e PS. Ajo u shpreh se Basha nuk ju del përpara qytetarëve sepse i ka gënjyer ata.

Gjylameti theksin e vuri tek situata e mbetjeve në kryeqytet, duke theksuar se kryetari Basha nuk diti t’i trajtojë këto probleme .

“Lulzim Basha nuk ka faj. Kushdo do ta kishte të vështirë të përballej me qytetarët të cilët ka 4 vjet që i mashtron.

Qytetarët e Tiranës do të jetojnë në një prej qyteteve më të pastra në Evropë me një sistem të diferencuar mbetjesh, premtoi Luli në 2011.

Natyrisht ky premtim nuk është mbajtur. Qytetarët janë dëshmitarë sesi ka degraduar situata në lagjet e Tiranës. 

Madje është edhe më keq se kaq. Vetë Lulzim Basha e pranoi 3 muaj më parë se nuk e ka ende idenë sesi ta trajtojë situatën e mbetjeve në Tiranë. “Si do të zhduken plehrat në Tiranë?”, pyeste Luli në një takim me ambientalistët a thua se zgjidhjen për punët e bashkisë duhet t’ia japin qytetarët. 

Në 4 vjet Luli nuk bëri asnjë investim serioz, qoftë për rritjen e cilësisë së shërbimit të pastrimit të qytetit, qoftë për ngritjen e një sistemi të diferencuar mbetjesh. Përkundrazi, situata është përkeqësuar, në zonat si Qyteti i Studentit, Komuna e Parisit, zona e Unazës së re, zona e Alliasit etj. Kudo gjenden kontenierë të dëmtuar, mbetje urbane nëpër rrugë, të cilat jo vetëm nuk e bëjnë Tiranën një qytet me standard pastërtie evropian, por rrezikojnë çdo ditë shëndetin e qytetarëve.

Edhe zgjidhja e këtij problemi, ashtu si zgjidhja e çdo problemi që i ka hapur Luli Tiranës do t’i mbetet kryebashkiakut të ri dhe administratës së re të Bashkisë. Në 21 qershor ky dështim i Lulit do të jetë një arsye më shumë për ta çuar kryeqytetin në drejtimin e duhur. “, tha Gjylameti.

Next Post

Daçiç: BE-ja po tregohet e butë me shqiptarët, i tolerojnë shumë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bregdeti shqiptar mbetet preferuar nga kosovarët, fluks i lartë dhe radhë kilometrike mjetesh në Morinë! Mbi 35 mijë gjatë fundjavës në Shqipëri

Fluks udhëtarësh nga Kosova në Shqipëri/ Nga 30 shtatori rikthehen kontrollet kufitare

September 26, 2026
Gratë në biznes, ende në pakicë: INSTAT dhe BSH nxjerrin në pah hendekun gjinor

Gratë në biznes, ende në pakicë: INSTAT dhe BSH nxjerrin në pah hendekun gjinor

September 26, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme/ Erdogan: Netanyahu është pengesa më e madhe për paqen në rajon

Erdogan sulmon Netanyahun: Kriminelët e luftës u takojnë gjykatave, jo tribunës në OKB

September 26, 2026
“Në fund të 2025-ës ndodhi diçka e rëndë”, Braçe: Unë kam bërë ‘shkollën’ e Gramoz Ruçit! Debati në PS është…

“Na ndërpreu takimin dhe mallkoi banorët”, Braçe reagon pas përplasjes me aktivisten

September 26, 2026
Trump refuzoi planin 7-ditor të Iranit për hapjen e Hormuzit, ç’ndodh më tej?

Trump refuzoi planin 7-ditor të Iranit për hapjen e Hormuzit, ç’ndodh më tej?

September 26, 2026
Shembja e ndërtesës në Athinë ku humbën jetën 3 shqiptarë, ngjarja raportohet dhe nga BBC

Shembja e ndërtesës në Athinë ku humbën jetën 3 shqiptarë, ngjarja raportohet dhe nga BBC

September 26, 2026
“Po iki në punë”/ Zbardhet ‘kurthi’ që iu ngrit drejtorit të komanduar të burgut të Reçit para se të vihej në pranga

Ishte dënuar për vrasjen e bashkëshortes, 49-vjeçari i jep fund jetës në burgun e Reçit

September 26, 2026
SHBA dhe Irani arrijnë armëpushimin dyjavor, kusht hapja e Ngushticës së Hormuzit

Trump do të bombardojë Iranin pas zgjedhjeve të mesmandatit, media amerikane zbulon detajet

September 26, 2026
Katari: Netanyahu, pengesa më e madhe për përparimin e planit të paqes në Gazë

Katari: Netanyahu, pengesa më e madhe për përparimin e planit të paqes në Gazë

September 26, 2026
Shqipëri-Bjellorusi, zbulohet sa bileta janë shitur

Shqipëri-Bjellorusi, zbulohet sa bileta janë shitur

September 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com