• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Gjykimi i Dritan Dajtit, shpallet pesëshja e Apelit në Krimet e rënda

by A R
22/01/2017 13:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zgjidhen pesë gjyqtarët e trupit gjykues që do të shqyrtojnë dosjen në ngarkim të Dritan Dajtit në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda.

Ata janë gjyqtarë që aktualisht ushtrojnë detyrën në Gjykatën e Apelit Shkodër.

Dosja në ngarkim të Dajtit, i dënuar me burgim të përjetshëm në Shkallën e Parë të Krimeve të Rënda për vrasjen e katër policëve më 7 gusht 2009 në Durrës, do të rigjykohet në Apel, në zbatim të një vendimi të Gjykatës së Lartë, të shpallur në korrik të vitit të kaluar.

Ndonëse kanë kaluar më shumë se gjashtë muaj nga verdikti i Gjykatës së Lartë, rigjykimi i Dajtit në Apel kishte “ngecur” për shkak të pamundësisë së krijimit të një trupi gjykues. Të gjithë gjyqtarët e Apelit ishin konsumuar gjatë shqyrtimit të kërkesave të ndryshme të Dajtit gjatë gjykimit të tij të parë.

Të gjendur në këtë situatë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë vendosi delegimin e pesë gjyqtarëve të Apelit Shkodër për gjykimin e kësaj dosjeje në Apelin e Krimeve. Dy ditë më parë, Apeli ka hedhur në short këtë pesëshe për përcaktimin e kryesuesit të gjykimit.

Burime pranë Apelit bënë me dije se trupi gjykues që do ketë në dorë dosjen “Dajti” përbëhet nga gjyqtarja Marina Rroboshta, kryesuese, dhe gjyqtarët Hajrie Muçmata, Aleks Nikolla, Luan Dervishi dhe Selim Kryeziu, anëtarë, raporton Panorama.

Largësia gjeografike e Gjykatës për Krimet e Rënda me atë të Apelit Shkodër duket se nuk do të jetë shumë e favorshme për procesin, duke iu referuar numrit tejet të madh të seancave të kësaj dosjeje gjatë gjykimit të saj në Shkallën e Parë dhe në Apel.

Dajti u dënua përjetë në korrik 2014. Vendimi u prish nga Apeli, i cili e ktheu dosjen për rigjykim. Pas rekursit të këtij vendimi, Gjykata e Lartë e riktheu dosjen në Apel, por me një trup tjetër gjykues.

Next Post
Një Zonjë e Parë ndryshe, FOTOT nudo të Melania Trump (GALERI)

Një Zonjë e Parë ndryshe, FOTOT nudo të Melania Trump (GALERI)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

March 6, 2026
Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

March 6, 2026
SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk u mjafton pushteti!?

March 6, 2026
“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

March 6, 2026
‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

March 6, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Ish-ambasadori: Irani po kërcënonte sigurinë në rajon. Ja 4 kushtet për arritjen e paqes!

March 6, 2026
Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

March 6, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

Lufta në Iran, eksperti: Presion në rritjen e çmimeve. Shqipëria pësoi dy goditje që rënduan buxhetin e shtetit

March 6, 2026
Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In