• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Gjykatësit, politika dhe burkini

by Java News
28/08/2016 19:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Martin Muno*

A është burkini kërcënim për popullsinë? Për shoqërinë franceze? Për vlerat perëndimore? Deri para pak javësh, çdo njeri i arsyeshëm duhet t’i jetë përgjigjur kësaj me tundje koke. Por në kohë të terrorit dhe marshimit ideologjik të rrymave populiste të djathta në Europë, duket se arsyeja është në tërheqje e sipër – edhe pse në Francë nuk ka asnjë lidhje direkte me atentateve dhe grave në plazh.

Me armë kundër veshjes

Në 30 komuna franceze patrullojnë policë të armatosur në plazhe dhe kërkojnë zbatimin e dekreteve përkatëse. Ata kërkojnë nga gratë, të heqin bluzat me krahë të gjata, ndryshe do të paguajnë gjobë. Një procedurë poshtëruese për personat e prekur dhe një sukses i madh për fundamentalistët e çdo lloj ngjyre!

„Burkini“ si nocion as që nuk përmendet në rregulloren e ndalimit: Më shumë u ndalohet njerëzve hyrja në plazhet publike, kur kanë „veshje të papërshtatshme që nuk respektojnë zakonet e mira dhe laicitetin.“ Me këtë formulim i hapet rrugë arbitraritetit. Sepse me këtë preken edhe gratë që nuk veshin burkini, por thjesht qëndrojnë në plazh me veshje me krahë të gjata dhe shami koke. Teorikisht mund të ndëshkohet edhe një grua që vuan nga alergjia prej diellit.

“Zakonet e mira” – si këtu si atje

Shprehja „veshje korrekte që respekton zakonet e mira“ gjendet në çdo vend të botës arabe: Këtu gratë duhet të mbulojnë sa më shumë pjesë të trupit. Sipas kësaj logjike, „veshja jo korrekte“ e bën çdo grua që ndodhet në plazh ose të pandershme ose potencialisht terroriste. Mirëserdhët në Absurdistan – në një mentalitet burrash tërësisht shovinist!

Fakti që nga kjo nuk ndalet jo vetëm Nicolas Sarkozy – që kërkon të rikthehet në Pallatin Élysée – por as kryeministri francez, socialisti Manuel Valls tregojnë se sa e kanë ndikuar rrymat populiste kulturën politike në Francë dhe sa pak ka mbetur nga motoja franceze „Liri, Barazi, Vëllazëri“. Kjo tregon se kryetarja e partisë Front National, Marine Le Pen e ka vënë përpara elitën politike franceze.

Liri dhe kohë e lirë

Prandaj duhet t’u jemi mirënjohës gjykatësve të Gjykatës së Lartë Administrative franceze, të cilët e hoqën ndalimin e burkinit. Ata thanë fjalë të qarta: Dekreti shkel lirinë e besimit dhe lirinë individuale.

Një shtet ligjor nuk ua përcakton me rregullore qytetarëve se si të vishen. Rregulloret e veshjes, uniformat kanë kuptim për policinë, ushtrinë, gjykatat – me përjashtime – edhe për shkollat. Në sheshe publike, dhe sidomos në plazh, vend i kalimit të kohës së lirë dhe vend i lirisë ato janë shprehje e botëkuptimi autoritar të shtetit. Një demokraci që i hyn kësaj rruge, ndodhet në rrugën e humbjes.

*Marrë nga Deutsche Welle

Next Post
Pse adhuruesit e filmave horror janë inteligjentë

Pse adhuruesit e filmave horror janë inteligjentë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Reanimacioni 30 minuta pa energji, gjeneratori i QSUT nuk funksionoi! Mjeku: Aparaturat me bateri, nuk u fikën

Reanimacioni 30 minuta pa energji, gjeneratori i QSUT nuk funksionoi! Mjeku: Aparaturat me bateri, nuk u fikën

January 20, 2026
Meta: Mënyra e shoqërimit të Sarkozy mbresëlënëse! Nuk kam hatërmbetje për mënyrën mafioze si Narkoshteti më rrëmbeu mua

Ndërprerja e energjisë në QSUT, Meta ironizon nga qelia: Ky është sukses i shëndetësisë falas..

January 20, 2026
4 vrasjet e 21 Janarit, flet motra e Ziver Veizit: Berisha e pranoi vetë krimin shtetëror, çfarë pret më SPAK?

15 vite nga “21 janari”, të mërkurën ceremoni përkujtimore për 4 protestuesit e vrarë

January 20, 2026
Lavrov: Rusia nuk është e pastër, nuk kemi turp të tregojmë se kush jemi

Lavrov mohon çdo lidhje me Groenlandën: Rusia nuk ka të bëjë fare, nuk ka prova për pushtim

January 20, 2026
Ukraina ndryshon strategjinë e mbrojtjes ajrore përballë sulmeve të reja ruse

Ukraina ndryshon strategjinë e mbrojtjes ajrore përballë sulmeve të reja ruse

January 20, 2026
Arrestimi i gjyqtares Enkeleda Hoxha, Xhixho: Roli i SPAK për t’u vlerësuar

“Tregje me ushqime te pasigurta!” Xhixho: Siguria ushqimore pengon për në BE

January 20, 2026
“Zonja Kos, mos u bëj bozë”, Flamur Noka i bashkohet kritikave në kor të PD kundër Komisioneres së Zgjerimit të BE

Noka pas mbledhjes së Byrosë së Kuvendit: Nga 30 ditë, na përjashtuan deri në Mars!

January 20, 2026
Kryenegociatorja e re jep porositë e para për stafin: Besimi që na është dhënë është i veçantë

Shqipëria drejt BE/ Kryenogociatorja Dhuka: Ligj të ri për donacionet dhe sponsorizimet!

January 20, 2026
Aksident tragjik në Thumanë, humb jetën këmbësori 36-vjeçar

Java e kontrolleve: 6 të arrestuar për alkool dhe dhjetëra makina merren me karrotrec në Tiranë

January 20, 2026
Forumi i Davos, Von der Leyen: Është koha për të ndërtuar një Evropë të re dhe të pavarur

Forumi i Davos, Von der Leyen: Është koha për të ndërtuar një Evropë të re dhe të pavarur

January 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In