• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Gjykatësi ia ndalon DOGE-it shpërbërjen e mëtejme të USAID-it

by A R
19/03/2025 08:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një gjykatës federal në Shtetet e Bashkuara vendosi që Departamenti për Efikasitet Qeveritar (DOGE) me gjasë e ka shkelur Kushtetutën kur tentoi ta mbyllë Agjencinë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), dhe e urdhëroi DOGE-n të mos e ndërmarrë asnjë veprim të mëtejshëm kundër kësaj agjencie.

Gjykatësi i Qarkut në Mariland, Theodore Chuang, përmes një vendimi fillestar, e urdhëroi këshilltarin e presidentit amerikan Donald Trump, Elon Musk, dhe agjencinë që ai e udhëheqë që t’ia kthejë qasjen në sistemin kompjuterit të USAID-it punonjësve me kontratë të agjencisë – përfshirë mijëra punonjësve që u pezulluan nga puna në fund të shkurtit.

Ky vendim vjen pas padisë së ushtruar nga punonjësit dhe ish-punonjësit e USAID-it, të cilët pretendojnë se Musku dhe DOGE nuk kishin autoritet për ta mbyllur agjencinë e mandatuar nga Kongresi amerikan.

“Vendimi i sotëm është fitore e rëndësishme kundër Elon Muskut dhe sulmit të tij përmes DOGE-it ndaj USAID-it, Qeverisë amerikane dhe Kushtetutës”, tha Norm Eisen, kreu i Fondit për Mbrojtjen e Demokracisë Shtetërore dhe avokat i 26 paditësve anonimë në këtë çështje.

Vendimi i gjykatës u kritikua nga Shtëpia e Bardhë.

“Gjyqtarë të pabindur po minojnë vullnetin e popullit amerikan në përpjekjet e tyre për ta penguar presidentin Trump ta zbatojë agjendën e tij”, tha zëdhënësja Anna Kelly.

“Administrata Trump do të dorëzojë ankesë ndaj kësaj padrejtësie dhe do të luftojë kundër të gjithë gjyqtarëve aktivistë që ndërhyjnë në ndarjen e pushteteve”, shtoi ajo.

Duke folur për Fox News, Trump konfirmoi se synon ta ankohet ndaj vendimit.

Gjykatësi Chuang tha se ka prova që Musk ushtroi autoritet të madh që ligjërisht i rezervohet një zyrtari të organizatës, derisa po shërbente në një pozicion të vazhdueshëm qeveritar.

Shtëpia e Bardhë pretendon se Musk nuk kishte një pozitë qeveritare, por ishte vetëm këshilltar i Trumpit.

Chuang gjithashtu konstatoi se Musk dhe DOGE nuk kishin autorizim nga Kongresi për të ndërmarrë hapa drejt shpërbërjes së agjencisë.

“Nuk ka asnjë statut që autorizon Degën Ekzekutive të mbyllë USAID-in”, shkroi ai.

USAID është agjencia kryesore e qeverisë amerikane përgjegjëse për administrimin e ndihmave të huaja civile dhe asistencës për zhvillim. Ajo operon në më shumë se 100 vende, duke shpërndarë miliarda dollarë ndihma të huaja çdo vit dhe punëson rreth 10,000 njerëz në mbarë botën.

USAID-i është agjencia kryesore e Qeverisë amerikane përgjegjëse për administrimin e ndihmave të huaja civile dhe ndihmave për zhvillim. Ajo vepron në më shumë se 100 vende, duke shpërndarë miliarda dollarë ndihma çdo vit dhe punëson rreth 10.000 njerëz në mbarë botën.

USAID-i është i pranishëm në Kosovë prej vitit 1999, dhe prej atëherë ka investuar më shumë se 1 miliard dollarë në zhvillimin e Kosovës.

Administrata Trump e ka kritikuar programin e USAID-it si joefikas dhe të papërputhshëm me interesat e SHBA-së, duke argumentuar se disa nga funksionet e agjencisë mund të kryheshin nga Departamenti i Shtetit. Kritikët thonë gjithashtu se disa programe sociale dhe kulturore të financuara nga USAID-i nuk përputhen me misionin e tij thelbësor.

Që nga viti 2022, USAID-i i ka ofruar Ukrainës miliarda dollarë ndihmë humanitare, mbështetje për zhvillim dhe mbështetje të drejtpërdrejtë buxhetore. Sektori jetik bujqësor i Ukrainës ka qenë një nga përfituesit kryesorë. USAID deklaroi se që nga viti 2022 ka ndihmuar një të tretën e fermerëve ukrainas duke u siguruar atyre fara, plehra dhe financim.

Anëtarët demokratë të Kongresit kanë kundërshtuar përpjekjen e administratës Trump për ta futur USAID-in nën Departamentin e Shtetit, një veprim që vë në pikëpyetje financimin e programeve të ndihmës në mbarë botën.

Një raport i fundit nga Shërbimi i Kërkimeve i Kongresit (CRS) tha se USAID, në vitin fiskal 2023, ka menaxhuar më shumë se 40 miliardë dollarë në fonde për të mbështetur projekte në rreth 130 vende. Tre përfituesit kryesorë të ndihmës ishin Ukraina, Etiopia dhe Jordania. Afganistani është gjithashtu ndër dhjetë vendet që marrin së më shumti fonde nga USAID.

Next Post
Policia jep detaje për shtëpinë e barit në Laknas, arrestohen vëllezërit dhe elektriçisti

Policia jep detaje për shtëpinë e barit në Laknas, arrestohen vëllezërit dhe elektriçisti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E pabesueshme në Kinë, gjysma e ekipeve e nisin sezonin me pikë minus

E pabesueshme në Kinë, gjysma e ekipeve e nisin sezonin me pikë minus

March 6, 2026
Çmimi i naftës, qeveria takim me kompanitë e karburanteve, ende pa vendimmarrje

Çmimi i naftës, qeveria takim me kompanitë e karburanteve, ende pa vendimmarrje

March 6, 2026
Burgim ose dënim me vdekje, përjashtohet azili politik për futbollistet iraniane

Burgim ose dënim me vdekje, përjashtohet azili politik për futbollistet iraniane

March 6, 2026
Rihapja e segmentit Librazhd-Prrenjas rikthen fluksin e madh të makinave

Rihapja e segmentit Librazhd-Prrenjas rikthen fluksin e madh të makinave

March 6, 2026
Qeveria miraton kompensimin e kontributeve për bizneset pas rritjes së pagës minimale

Qeveria miraton kompensimin e kontributeve për bizneset pas rritjes së pagës minimale

March 6, 2026
Zbulohen prapaskenat për zgjedhjen e Presidentit në Kosovë, Kurti i ofroi Osmanit 30 firma. Presidentja në detyrë i refuzoi

Kurti ‘përplaset’ me Osmanin: Zgjedhjet e reja nuk janë zgjidhje për vendin

March 6, 2026
SPAK përfundon parashtrimet në gjyqin paraprak ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

GJKKO rrëzon kërkesën e Metës për lirimin nga qelia: Avokatët hoqën dorë nga procesi

March 6, 2026
Në 4 vjet u vranë 37 gra dhe vajza, ekspertët: femicidi të klasifikohet vepër penale e veçantë

Në 4 vjet u vranë 37 gra dhe vajza, ekspertët: femicidi të klasifikohet vepër penale e veçantë

March 6, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 7 Mars 2026

March 6, 2026
Euro po forcohet, bizneset me shpresa, FMN thirrje për kurs fleksibël të këmbimit

Euro bie në nivel historik ndaj lekut, dollari forcohet mes tensioneve në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In