Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Shkelzen Berishën, ish-drejtuesin e Hipotekës në qytetin verior i cili akukzohet për “korrupsion” dhe “shpërdorim detyre”.
Ai u arrestua dy ditë më parë nga policia në zbatim të urdhërarrestit të firmosur nga prokurorët.
Gjykata e vlerësoi të ligjshëm arrestimin dhe caktoi masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
Kundër këtij vendimi u shpreh avokati mbrojtës, i cili tha se ndalimi ëhstë bërë në shkelje të procedurave ligjore.