• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Amerikanët: “Rusia e pushton Europën Lindore për 36 orë”

by
04/02/2016 12:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një raport i Rand Corporation, një think tank shumë autoritar amerikan, i themeluar në vitin 1946, thotë rusët mund ta pushtojnë Europan Lindore për 36 orë.

“Vendi i Putinit është konsideruar për shumë kohë si i paarmatosur, pothuaj i pambrojtur. Por sot, SHBA dhe NATO nuk kanë ushtarë dhe tanke të mjaftueshme, në gjendje që të ndalin një përparim të rusëve përmes Balltikut. Eshtë e drejtë të pohohet se NATO është zënë në befasi nga Rusia e Putinit”.

Në të gjithë skenarët e imagjinuar nga think tanku amerikan, forcat e armatosura ruse do të mund të pushtonin, brenda 36 orëve, Estoninë dhe Letoninë, përpara se të përparonin drejt pjesës tjetër të Europës. “Kundërofensiva e pashmangshme e aleatëve, nuk do të ishte në gjendje të frenonte përparimin e rusëve”. Konkluzionet e të gjithë “Lojërave” janë të paekuivok: aktualisht, NATO nuk është në gjendje që të mbrojë vendet aleate, në afërsi të kufijve me Rusinë.

“Forca e Moskës, pas kundërofensivës së NATO-s do të mbetej e madhe. Aleanca dhe SHBA, për të mos humbur Europën dhe ndalur përparimin në shtetet balltike, nuk do të kishin zgjedhje tjetër, përveçse të nisnin një sulm bërthamor, me pasoja fatale për një konflikt që do të bëhej global”. Në të gjithë simulimet e kryera, NATO do të kishte në dispozicion vetëm “pak opsione: të gjitha të këqia”.

Sipas analistëve të Rand Corporation, do të ishin të nevojshme shtatë brigada, tre prej të cilave të armatosura rëndë, në zonën e Balltikut për të parandaluar avantazhin e rusëve në rajon. “Kapacitete të tilla do të kishin një kosto shtesë prej 1.85 miliardë dollarësh në vit”.

Në buxhetin për vitin fiskal 2017, Pentagoni ka ndryshuar kërkesat për fonde për dërgimin e trupave shtesë në Europë, si pjesë e një rritjeje të madhe të pozicioneve mbrojtëse në kontinentin e vjetër. Në instrumentin e ri financiar të paraqitur kongresit, Pentagoni ka kërkuar 3.4 miliardë dollarë për “European Reassurance Initiative” (ERI), një operacion i lançuar nga SHBA për të rritur kapacitetet ushtarake të aleatëve të vet në Europën lindore, në kuadrin e krizës ukrainase.

Në vitin fiskal 2016, për ERI janë akorduar 780 milionë dollarë. Pentagoni do të donte të transferonte në Europë atë që quhet Brigada e Luftimeve të rëndë, e mbështetur nga artileria dhe trupat speciale. Dërgimi i Brigadës, shpjegojnë në Pentagon, vjen si përgjigje e tensioneve me Rusinë, pas përplasjeve në Ukrainën lindore. “Rritja e shpenzimeve është një demonstrim force, me qëllimin për të nxjerrë në pah angazhimin amerikan kundrejt partnerëve në NATO”. Raporti u botua disa orë pas kërkesës përfundimtare të buxhetit që iu paraqit Kongresit.

Bota.al

Next Post

Byroja Hetimit/ Meta: PD të depozitojë variantin e saj në Kuvend

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shqipëria i shpëtoi një situate anarkiste”- Meçe: Agron Shehaj i ngjyer në luftën hibride, u bashkua me Berishën dhe Qorin! Rreziku nga agresioni rus e iranian

“Shqipëria i shpëtoi një situate anarkiste”- Meçe: Agron Shehaj i ngjyer në luftën hibride, u bashkua me Berishën dhe Qorin! Rreziku nga agresioni rus e iranian

October 21, 2026
Skandal në Basketboll me trukimet e ndeshjeve në Greqi, arrestohen kreu i Federatës dhe disa gjyqtarë!

Skandal në Basketboll me trukimet e ndeshjeve në Greqi, arrestohen kreu i Federatës dhe disa gjyqtarë!

October 21, 2026
“Italia po dërgon forca policore në Shqipëri”, reagon MIA: Informacioni nuk është i vërtetë, qytetarët të mos bien pre e këtyre lajmeve!

“Italia po dërgon forca policore në Shqipëri”, reagon MIA: Informacioni nuk është i vërtetë, qytetarët të mos bien pre e këtyre lajmeve!

October 21, 2026
Putin pranon rifillimin e negociatave trepalëshe për Ukrainën

Putin pranon rifillimin e negociatave trepalëshe për Ukrainën

October 21, 2026
Plas skandali i të dhënave, tronditet AfD-ja në Gjermani, publikohen 421 mijë e-maile dhe dokumente!

Plas skandali i të dhënave, tronditet AfD-ja në Gjermani, publikohen 421 mijë e-maile dhe dokumente!

October 21, 2026
Rusia gati të rifillojë bisedimet me SHBA-në dhe Ukrainën, ja kur mbahet raundi i ri

Rusia gati të rifillojë bisedimet me SHBA-në dhe Ukrainën, ja kur mbahet raundi i ri

October 21, 2026
BE-ja u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

BE-ja u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

October 21, 2026
Protestuesit tensionojnë situatën në bulevard, efektivët “Shqiponja” mbërrijnë në shesh pas hedhjes së molotovëve!

Protestuesit tensionojnë situatën në bulevard, efektivët “Shqiponja” mbërrijnë në shesh pas hedhjes së molotovëve!

October 21, 2026
“Vetëvendosja e Kurtit, organizim antishqiptar”- Kryeziu: Kjo është çmenduri, Shqipëria ndihmoi Kosovën në ditët më të vështira!

“Vetëvendosja e Kurtit, organizim antishqiptar”- Kryeziu: Kjo është çmenduri, Shqipëria ndihmoi Kosovën në ditët më të vështira!

October 21, 2026
VIDEO-LAJM/ Pamjet nga lart me dron, ja pjesëmarrja në protestën e sotme para Kryeministrisë!

VIDEO-LAJM/ Pamjet nga lart me dron, ja pjesëmarrja në protestën e sotme para Kryeministrisë!

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In