• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjykata urdhëron SHISH të deklasifikojë dokumente të arkivës së ish-Sigurimit

by Java News
18/11/2016 19:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata Administrative e Tiranës urdhëroi Shërbimin Informativ Shtetëror që të deklasifikojë informacionin mbi numrin e personave që përndiqeshin nga ish-Sigurimi i Shtetit në dekadën e fundit të komunizmit-të dhëna që deri më sot janë konsideruar “sekret” dhe janë mbajtur të kyçura në arkivë.

Vendimi u dha më 17 nëntor nga gjyqtari Gentian Hamiti, duke i dhënë të drejtë një beteje tetëmujore të BIRN Albania me Shërbimin Informativ-SHISH, për dokumentet që mbahen ende të klasifikuara, por që i shërbejnë medias dhe opinionit publik për të hedhur dritë mbi metodat famëkeqe të përndjekjes së qytetarëve shqiptarë nga policia sekrete e regjimit komunist.

Më 6 mars 2016, gazetari Gjergj Erebara i BIRN Albania i kërkoi SHISH përmes një kërkese për të drejtë informimi analizën vjetore të Sigurimit për vitet 1980-1989 dhe numrin e personave të ndjekur për figura të ndryshme armiqësore, referuar dosjeve të kategorisë 2A për të njëjtën periudhë.

SHISH refuzoi të japë informacionin e kërkuar, duke pretenduar se ligji 8043 i vitit 1995 “Për kontrollin e figurës së zyrtarëve dhe personave të tjerë që lidhen me mbrojtjen e shtetit demokratik” e ndalon atë që të japë dokumente nga arkiva e ish-Sigurimit të Shtetit.

Përgjigja negative u ankimua fillimisht te Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe pas u dërgua në gjykatë, pasi SHISH refuzoi në vazhdimësi të jepte informacionet e kërkuara.

Pasi shqyrtoi aktpadinë e BIRN, gjyqtari Hamiti doli në konkluzionin “se pretendimet e SHISH për klasifikimin e këtyre dokumenteve si sekret nuk qëndrojnë”. Gjykata e detyroi SHISH të deklasifikojë informacionet dhe t’i vërë në dispozicion të BIRN Albania.

Vendimi i Gjykatës Administrative të Tiranës, i pari i këtij lloji në Shqipëri, i hap rrugën detyrimit të Shërbimit Informativ Shtetëror që të ndërmarrë procese serioze deklasifikimi dhe publikimi të dokumenteve të periudhës së komunizmit, por edhe të atyre që mund t’i përkasin historikut 25 vjeçar të SHISH si institucion më vete.

Darian Pavli, ekspert i ligjit për të drejtë informimi e cilësoi këtë vendim si tepër të rëndësishëm për shqyrtimin e historisë dhe rolit të Sigurimit të Shtetit në shoqërinë shqiptare, bazuar në dokumente origjinale dhe të besueshme.

“Siguria kombëtare nuk mund të përdoret si një mbulesë për të mbajtur larg syve të publikut çdo lloj dokumenti të prodhuar nga institucionet e sigurisë kombëtare,” tha Pavli pas vendimit të gjykatës.

“Ka ardhur koha që këto të fundit t’i hapin rrugën studimeve historike mbi të kaluarën dhe përgjegjshmërisë mbi të tashmen,” shtoi ai.

Duke u bazuar në ligjin për të drejtën e informimit, BIRN i kërkoi të dhënat e mësipërme për të analizuar rolin e ish-Sigurimit dhe metodat e tij përndjekëse në dekadën e fundit të komunizmit.

Raportet vjetore të policisë sekrete të regjimit komunist në Shqipëri mendohet se mbajnë të dhëna mbi aktivitetin e kësaj strukture famëkeqe. Dosjet 2/A janë kodi i dosjeve të personave për të cilët Sigurimi besonte se kishte informacion mbi aktivitet armiqësor dhe për këtë arsye, mbaheshin në vrojtim të vazhdueshëm me synimin e krijimit të provave për këtë aktivitet dhe rrjedhimisht, ndëshkimin e tyre.

SHISH pretendoi se nuk ishte institucion trashëgimtar i Sigurimit të Shtetit dhe se nuk kishte të drejtë të deklasifikonte informacionet që qëndrojnë në arkivë. Ai pretendoi gjithashtu se ligji i vitit 1995 për “pastërtinë e figurës” e ndalonte SHISH që ta hapte arkivën e dosjeve deri në vitin 2026.

Argumenti i tretë i refuzimit të SHISH lidhej me ligjin e ri për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit. “Kërkuesi duhet të presë krijimin e institucionit që do të menaxhojë dosjet,” pretendoi SHISH.

Në prill 2015, Shqipëria miratoi me bujë ligjin që premton hapjen e dosjeve të Sigurimit dhe përballjen e vendit me të shkuarën e vet të errët gjatë regjimit komunist. Megjithatë, përzgjedhja e anëtarëve të Autoritetit që do të kryejë këtë proces u vonua për një vit e gjysmë. Parlamenti votoi më 17 nëntor pesë anëtarët, ndërkohë që nuk dihet ende se kur do të fillojë puna për hapjen e dosjeve.

Në Gjykatën Administrative të Tiranës, avokati Adriatik Lapaj i Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Soros që asistoi BIRN argumentoi se refuzimi nga ana e SHISH bie ndesh jo vetëm me ligjin për të drejtën e informimit, por edhe me disa vendime për çështje identike të marra nga Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut.

“SHISH po cënon të drejtën themelore të palës së paditur për njohje me burime dokumentare të rëndësishme për kërkimet historike dhe debatin publik në lidhje me praktikat represive të ish-Sigurimit të shtetit në Shqipëri,” tha Lapaj.

Vendimi i Gjykatës Administrative të Tiranës vendos një precedent të ri për trajtimin e arkivës së ish-Sigurimit të Shtetit, e cila është mbajtur e gjitha e mbyllur për publikun shqiptar më shumë se dy dekada pas rënies së regjimit komunist.

Next Post
Avokatja e shtetit kundër Blushit: Nuk ka bërë asnjë kërkesë, të vijë të dëshmojë për Becchetin

Avokatja e shtetit kundër Blushit: Nuk ka bërë asnjë kërkesë, të vijë të dëshmojë për Becchetin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

September 23, 2026
Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

September 23, 2026
“Detajet e dosjes së Vlora Hysenit, SPAK po bën një gjyq publik”- Rexhaj: Po tentohet të bindet publiku për fajësinë e protagonistëve

“Detajet e dosjes së Vlora Hysenit, SPAK po bën një gjyq publik”- Rexhaj: Po tentohet të bindet publiku për fajësinë e protagonistëve

September 23, 2026
Martin Leka kujton burgun me Nanon dhe Ramiz Alinë: Biseda me Dritëroin para se të arrestohesha

“SPAK ka marrë rolin e portaleve”- Analisti Leka: Publikon mesazhe me histori rozë e denigruese! Pse nuk merret me çështje madhore si 21 Janari?

September 23, 2026
Plas arma në Peqin, një i plagosur dërgohet në gjendje të rëndë në spital

EMRAT/ Plagosja me thikë në Tiranë, arrestohet i dyshuari! I plagosuri në gjendje të rëndë në spital, Policia jep detajet

September 23, 2026
“SPAK ka goditur shtetin, po merr përmasat e një puçi”- Meçe: Po nuk pati shërbim shteti, është i rrënuar!

“SPAK ka goditur shtetin, po merr përmasat e një puçi”- Meçe: Po nuk pati shërbim shteti, është i rrënuar!

September 23, 2026
“Pse drejtoreshë ndërmarrjeje është ajo?!”- Avokati Petraj për vendimin e GJKKO-SPAK: Rrallë ndodh në botë të jepen masa sigurie për shefat e Inteligjencës

“Pse drejtoreshë ndërmarrjeje është ajo?!”- Avokati Petraj për vendimin e GJKKO-SPAK: Rrallë ndodh në botë të jepen masa sigurie për shefat e Inteligjencës

September 23, 2026
PD-ja përgatitet për zgjedhjet lokale, kandidatët brenda fillimit të tetorit! Plan edhe për mocion mosbesimi ndaj Ramës

PD-ja përgatitet për zgjedhjet lokale, kandidatët brenda fillimit të tetorit! Plan edhe për mocion mosbesimi ndaj Ramës

September 23, 2026
Rasti i Vlora Hysenit, gazetari Kikia: Ka tri arsyet pse shefat e shërbimeve inteligjente përfshihen në spiunazh

Rasti i Vlora Hysenit, gazetari Kikia: Ka tri arsyet pse shefat e shërbimeve inteligjente përfshihen në spiunazh

September 23, 2026
“Kisha hajdutë në shtëpi, njëri ka vdekur”- Vrasja e shqiptarit do vidhte banesën në Itali, publikohet telefonata e pronarit me Policinë: U mbrojtja…

“Kisha hajdutë në shtëpi, njëri ka vdekur”- Vrasja e shqiptarit do vidhte banesën në Itali, publikohet telefonata e pronarit me Policinë: U mbrojtja…

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com