• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjykata përgënjeshtron spekulimet e Këlliçit: Në asnjë rast nuk ka patur ndërhyrje ndaj gjyqtares Ilirjana Olldashi

by S T
14/02/2025 16:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Apeli i Posaçëm ka reaguar në një komunikatë për mediat ku ka hedhur poshtë spekulimet e Belind Këlliçit.

Ditën e djeshme, Këlliçi në një deklaratë nga selia e PD-së u shpreh se burimet i bëjnë me dije se gjyqtarja e Apelit të Posaçëm, Ilirjana Olldashi është kërcënuar dhe joshur që të favorizojë Erion Veliajn. Apeli i Posaçëm bën me dije se në asnjë rast nuk ka patur ushtrim të ndikimit të papërshtatshëm ndaj gjyqtares Olldashi.

Ilirjana Olldashi është gjyqtarja e hetimeve paraprake në Apelin e Posaçëm sa i takon dosjes së Veliaj pasi kjo ka shqyrtuar edhe më herët kërkesat e bëra nga Ajola Xoxe dhe Arbër Veliaj në lidhje me kontrollet e ushtruara. Kjo do të thotë se edhe kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë për Veliajn automatikisht do t’i shqyrtojë e njëjta gjyqtare.

Reagimi i gjykatës:

Me synimin e përgënjeshtrimit të informacionit të pasaktë, të publikuar në datën 13.02.2025 dhe të cituar në media të ndryshme edhe më datë 14.02.2025, të cilat dëmtojnë imazhin e paanësisë dhe drejtësisë së gjyqtarit, dhe, në rastet më të rënda, të vetë funksionit gjyqësor, Shërbimi për Marrëdhëniet me Publikun dhe Median pranë Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, bën me dije publikun dhe median se, në asnjë rast nuk ka patur dhe nuk ka ndërhyrje ose ushtrim të ndikimit të papërshtatshëm lidhur me funksionin e gjyqtares së kësaj Gjykate, magjistrate Iliriana Olldashi.

Njoftimi i mësipërm përcillet në dijeninë e publikut dhe medias në garantim të ruajtjes dhe forcimit të besimit të publikut tek sistemi i drejtësisë si dhe, në përputhje me parimet e korrektesës, vetëpërmbajtjes dhe maturisë së gjyqtarit, të përcaktuara në pikën 5, të nenit 3, të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Deklarata e Këlliçit:

Ne dënojmë me forcë tërheqjen e policisë së shtetit para turmës së pushtetit, duke e lënë perimetrin e sigurisë të institucionit të drejtësisë në dorën e patronazhistëve dhe killerave online dhe offline të kreut të 5D Veliaj dhe narko kryeministrit Rama.

Prania e djeshme paramilitare e mercenarëve të Veliajt, frymëzuar edhe nga gjuha e mbushur me urrejtje e kërcënime e Edi Ramës, nuk ishte provë force dhe intimidimi vetëm ndaj prokurorit Dado, që doli mbi barrikadën e frikës, por edhe mbi gjyqtaren e Apelit Ilirjana Olldashi.

Burimet tona informale na vënë në dijeni se ndaj gjyqtares Olldashi kanë filluar mesazhet, si joshëse ashtu edhe kërcënuese, për të favorizuar Erion Veliajn dhe grupin e tij kriminal dhe për të anashkaluar ligjin, siç është bërë shumë herë për megaaferat e këtij të fundit, përfshi Inceneratorin fantazmë të Tiranës dhe aferën kriminale 5D.

Partia Demokratike u bën thirrje prokurorëve dhe gjyqtarëve të ndershëm që të rezistojnë dhe të japin kontributin e tyre në vendosjen e një drejtësie që nuk sheh majtas apo djathtas, por vetëm zemrën dhe thelbin e ligjit./Shqiptarja.com

Next Post
“Gërdeci”, rrëzohet kërkesa e Mediut për riekspertim ekonomiko-financiar

Fatmir Mediu del kundër Berishës: Për Veliajn u shkel prezumimi i pafajësisë, veprimet e prokurorit abuzive

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dy të vdekur e 8 të plagosur nga aksidenti me 4 makina në Itali, shkak parakalimi fatal i 29-vjeçares shqiptare

Dy të vdekur e 8 të plagosur nga aksidenti me 4 makina në Itali, shkak parakalimi fatal i 29-vjeçares shqiptare

March 16, 2026
Detajet/ Kush përfiton kredi të buta në Tiranë? Të ardhurat minimale dhe maksimale që duhet të kenë aplikantët

1500 kredi të buta për familjet dhe çiftet e reja, Bashkia Tiranë hap mundësitë për vitin 2026

March 16, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

Përdhunoi punonjësen 21-vjeçare në Tiranë, arrestohet 48-vjeçar i huaj

March 16, 2026
Rishikimi i Statutit të PD, ja kush janë 10 anëtarët e grupit të punës (EMRAT)

Rishikimi i Statutit të PD, ja kush janë 10 anëtarët e grupit të punës (EMRAT)

March 16, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

A jemi të mbrojtur nga lufta?

March 16, 2026
Berisha sulmon Gonzaton: Përpiqet të mjegullojë qëndrimin e PD për integrimin, sillet në Bruksel si ambasador i Ramës

Berisha sulmon Gonzaton: Përpiqet të mjegullojë qëndrimin e PD për integrimin, sillet në Bruksel si ambasador i Ramës

March 16, 2026
Mbrojtja e Veliajt depoziton në Gjykatën Kushtetuese kundërshtimet ndaj prapësimeve të prokurorisë

Mbrojtja e Veliajt depoziton në Gjykatën Kushtetuese kundërshtimet ndaj prapësimeve të prokurorisë

March 16, 2026
Protesta e PD, Berisha: Do jetë kryengritja më e madhe që ka njohur vendi!

Protesta e PD, Berisha: Do jetë kryengritja më e madhe që ka njohur vendi!

March 16, 2026
Vdekja tragjike e 20-vjeçares shqiptare në Itali, ndryshon dinamika e ngjarjes, Anxhela tentoi të futej në shtëpi nga dritarja

Vdekja tragjike e 20-vjeçares shqiptare në Itali, ndryshon dinamika e ngjarjes, Anxhela tentoi të futej në shtëpi nga dritarja

March 16, 2026
Lutje Mbesës Ani Ypi

Lutje Mbesës Ani Ypi

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In