• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjykata Kushtetuese, konflikt interesi me shqyrtimin e ligjit për Vettingun

by Aalison Pearse Stevens
07/10/2016 09:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë është para dilemës dhe sprovës ndoshta më të vështirë që nga themelimi i saj. Kjo gjykatë duhet të shprehet mbi kushtetutshmërinë e ligjit të Vettingut, i cili konsiderohet guri i themelit të ndërtimit të drejtësisë së re dhe shembjes së drejtësisë aktuale, duke e spastruar nga prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar, të lidhur me krimin apo të paaftë profesionalisht. Rrëzimi i Vettingut do të shembte angazhimin dhe punën dyvjeçare për Reformën në Drejtësi. Vendimi i Kushtetueses merr një peshë tjetër në kushtet kur, për ligjin e Vettingut, janë investuar, si asnjëherë më parë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian. Ligjshmëria e të gjitha neneve të Vettingut është konfirmuar nga Departamenti i Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Drejtoria e Çështjeve Ligjore të Brukselit. Nga ana tjetër, për Partinë Demokratike, rrëzimi i Vettingut është jetik për fatin e saj. Me anë të rrëzimit të Vettingut, PD siguron kontrollin mbi drejtësinë, mbron njerëzit e saj nga institucionet e reja etj. Por, është një tjetër rrethanë, arsye dhe situatë, e cilat e vënë Gjykatën Kushtetuese në pozita tejet komprometuese dhe dyshuese në raport me ligjin e Vettingut.

Konflikti i interesit

Përpos rrethanave të mësipërme, Gjykata Kushtetuese, është në konflikt flagrant interesi, për shqyrtimin e kushtetutshmërisë së ligjit të Vettingut, i quajtur ndryshe ligjit për vlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese do të jenë njerëzit e parë të drejtësisë, objekt i veprimit të ligjit të Vettingut, ku duhet t’i nënshtrohen skanerit të trefishtë, për ligjshmërinë e pasurive, lidhjet me krimin dhe aftësitë profesionale. Në pikën katër të nenit 4 të ligjit për Vettingun, thuhet se çështjet për rivlerësimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë dhe për Prokurorin e Përgjithshëm do të trajtohen me përparësi në kohë nga institucionet e rivlerësimit. Pra, Kushtetuesja duhet të shprehet për një ligj që parashikon kontrollin e trefishtë të anëtarëve të saj si dhe do të vendosë për fatin e mandatit të tyre, në bazë të rezultatit të kontrollit.

Hetimi i pasurive

Kontrolli i ligjshmërisë së pasurive është objekti kryesor i ligjit të Vettingut. Nëse Gjykata Kushtetuese nuk e pezullon me shpejtësi ligjin, pra brenda 30 ditëve pas hyrjes në fuqi, disa anëtarë të saj mund të jenë objekt i një hetimi të thelluar nga ILDKP dhe ekspertët të FBI për ligjshmërinë e pasurive. Ata deklarojnë vila, apartamente, troje dhe biznese. Anëtarët e Kushtetueses deklarojnë të ardhura të majme nga paga e tyre, nga trajnimet, aktivitetet në universitetet private, pagat e bashkëshorteve dhe fëmijëve madhorë. Do të jenë inspektorët e ILDKP, ekspertët ndërkombëtarë, sidomos amerikanë, Komisioni i Vlerësimi dhe Komisioni i Apelimit, që do të vendosin nëse pasuritë e disa prej anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese janë të ligjshme apo jo. Gjithashtu, organet në fjalë do të hetojnë edhe për pasurinë e padeklaruara të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Apartamente dhe troje

Anëtari i Gjykatës Kushtetuese Fatmir Hoxha ka deklaruar një detyrim ndaj subjektit Gener 2, për blerje banese në vlerën 37 mijë euro. Po ashtu ai është bashkëpronar me 50 %, me bashkëshorten i një banese në Shkodër, me sipërfaqe 65 m2. Ndërkaq, anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Sokol Berberi, deklaron sipërfaqe trualli 512 metra 2 dhe godinë banimi 218 m 2. Po ashtu, ai thotë se ka marrë një kredi 40 mijë euro, për blerje apartamenti me sipërfaqe 102 metra katror, ma afat 20 vjeçar. Ai deklaron edhe një apartament tjetër, të cilin e ka lëshuar me qira. Anëtarja Altina Xhoxhaj deklaron një llogari rrjedhëse, përfshirë pagën dhe një kartë debiti me vlerë 9 mijë euro, dy paga 1,874,538 lekë dhe 79,687 lekë. Xhoxhaj deklaron një apartament që e ka dhënë me qira dhe të ardhura nga tre paga të ndryshme të bashkëshortit. Anëtarja Vitore Tusha, deklaron të ardhura nga paga në Kushtetuese, 1,874,538 lekë, të ardhura nga shkolla e lartë Luarasi, 178,666 lekë si dhe nga trajnime në Shkollën e Magjistraturës, 93,100 lekë. Bëhet fjalë për pasuritë e deklaruara vetëm gjatë dy viteve të fundit, konkretisht 2014-2015 dhe jo për pasurinë e deklaruar për të gjitha vitet, që përkojnë me fillimin e detyrës.

Neni 4 i ligjit të Vettingut

  1. Procesi i rivlerësimit fillon menjëherë, me hyrjen në fuqi të këtij ligji. Kur çështja është gati për t’u shqyrtuar, institucionet e rivlerësimit vendosin brenda një afati sa më të shpejtë të mundshëm.

  1. Çështjet për rivlerësimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë dhe për Prokurorin e Përgjithshëm do të trajtohen me përparësi në kohë nga institucionet e rivlerësimit.

shqiptarja.com/d.i.

Next Post
Muho: Ngrihet regjistri elektronik për 700 mijë prona, ja çfarë përfitojnë qytetarët

Ligji 7501, Ilirjan Muho: Rregullat e reja për regjistrimin e tapisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

September 30, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Netanyahu tregon tmerrin në avion: Piloti goditi me thikë kolegun dhe tentoi ta rrëzonte

September 30, 2026
Banka Qendrore e Skandaleve

Banka Qendrore e Skandaleve

September 30, 2026
Emri/ Drejtori i paraburgimit të Vlorës jep dorëheqjen nga posti dhe zbulon arsyen e vendimit

“Arresti me burg” në fokus, ndryshon Kodi Penal, Karanxha: Paraburgimi është tepruar në Shqipëri

September 30, 2026
Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

September 30, 2026
Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

September 30, 2026
Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

September 30, 2026
Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com