Gjykata e Durrësit ka rrëzuar sot kërkesën e ankimit të bërë nga Prokurori Dritan Gina në lidhje me shkarkimin e tij.
Ai hodhi akuza mbi prokurën e çështje Anita Jella, që sipas tij ka lidhje shoqërore me kryeprokuroren Arta Marku.
“Prokurorja Anita Jella nuk ka kompetencë për hetimin e materialit që unë kam paraqitur për Markun. Jella që po merret me hetimin ka lidhje shoqërore me Kryeprokuroren Arta Marku. Ato kanë qenë në një klasë”, tha Gina.
Ndërkohë nga ana e saj Prokurorja Anita Jella tha se mungojnë elementet e veprës penale të shpërdorimit të detyrës nga Arta Marku.
“Sa i përket faktit se kam qenë në një grup në shkollën e magjistratures me Arta Markun nuk përben shkak për tu tërhequr nga kjo çështje. Ne si organi i akuzës kërkojmë rrëzimin e ankimin te bërë nga prokurori Dritan Gina në lidhje me shkarkimin e tij si drejtues i Prokurorisë së Elbasanit, nga prokurorja e përgjithshme e përkohshme Arta Marku”, tha Jella./a.m.