• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndikimi rus në rajon, ambasadori i Britanisë: Aktivitet i zgjeruar, jemi të shqetësuar

by A R
16/03/2018 15:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadori i Britanisë së Madhe në vendin tonë Duncan Norman u shpreh i shqetësuar rreth ndikimit rus në rajonin e Ballkanit. Si shembull ai mori incidentet e ndodhura në Malin e Zi para pak kohësh.

Ndërkohë ambasadori u tregua i kujdesshëm dhe preferoi të mos komentonte çështjen e lobistëve rusë, që kanë nxitur debat mes Partisë Demokratike dhe mazhorancës.

“Nuk do të komentoj mbi akuzat që bëhen mes PS-dhe PD sepse nuk do të ishte korrekte nga ana ime, por mund të them se jemi të shqetësuar mbi një aktivitet më të gjerë rus në rajon duke përfshire edhe atë që ndodhi në Malin e Zi kohë më pare”, u shpreh ambasadori Norman.

Këtë deklaratë ambasadori e dha gjatë një takimi me gazetarët. Në këtë tryezë u diskutua gjerësisht lidhur me atentatin ndaj ish-agjentit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij. Ai tha se hetimet kanë nxjerrë dy konkluzione rreth përgjegjësisë së Rusisë.

“Britania e madhe e ka hetuar në mënyrë të tërësishme këtë incident. Sergei Skripal dhe vajza e tij Julia u helmuan me një agjent nervor ushtarak zhvilluar nga Rusia. Bazuar në hetimet tona qeveria britanike ka arritur në përfundimin se ka shumë të ngjarë që Rusia është përgjegjëse për këtë akt kundër Sergeit dhe vajzës së tij. Arritëm në përfundimin se janë vetëm dy shpjegime të mundshme. Ose ky ka qenë një akt direkt nga shteti rus kundër vendit tonë ose qeveria ruse ka humbur kontrollin e këtij agjenti nervor mjaft të rrezikshëm duke lejuar që të bjerë në duart e të tjerëve. Ministri ynë i jashtëm Boris Johnson thirri ambasadorin rus dhe i kërkoi që të japë shpjegime mbi këto dy alternativa”./a.m.

 

Next Post
Grushte mes dy vajzave në Tiranë

Grushte mes dy vajzave në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Takimi Rama-Soros në Dhërmi, gazetari: Kryeministri i takon publikisht miqtë, pa komplekse, pavarësisht ndarjeve politike

Takimi Rama-Soros në Dhërmi, gazetari: Kryeministri i takon publikisht miqtë, pa komplekse, pavarësisht ndarjeve politike

August 11, 2026
Riaktivizohet zjarri në Krujë, era favorizon flakët

Riaktivizohet zjarri në Krujë, era favorizon flakët

August 11, 2026
Trump sulmon negociatorët iranianë: Janë dinakë dhe të pandershëm

Trump sulmon negociatorët iranianë: Janë dinakë dhe të pandershëm

August 11, 2026
Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Lurës, flakët avancojnë drejt “Kurorës së Lurës”

Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Lurës, flakët avancojnë drejt “Kurorës së Lurës”

August 11, 2026
UEFA dhe dy konfederata i bashkohen frontit kundër Infantinos, hartojnë platformë të re për qeverisjen e futbollit botëror

UEFA dhe dy konfederata i bashkohen frontit kundër Infantinos, hartojnë platformë të re për qeverisjen e futbollit botëror

August 11, 2026
Martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez, ndajnë foton me unazat e martesës

Martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez, ndajnë foton me unazat e martesës

August 11, 2026
Nga Dajti në Përmet / 12 orë, 23 zjarre! Flakët përhapen në disa fronte, ja ku po punohet ende

Nga Dajti në Përmet / 12 orë, 23 zjarre! Flakët përhapen në disa fronte, ja ku po punohet ende

August 11, 2026
Raund i ri negociatash Izrael-Liban në shtator, SHBA ndërmjetëse në përpjekje për t’i dhënë fund luftës

Raund i ri negociatash Izrael-Liban në shtator, SHBA ndërmjetëse në përpjekje për t’i dhënë fund luftës

August 11, 2026
Saranda, “miniera e floririt” me 170 hotele

Saranda, “miniera e floririt” me 170 hotele

August 11, 2026
KASH ngre alarmin për Ibrin: Uji nuk mund të përdoret si armë presioni ndaj Kosovës!

KASH ngre alarmin për Ibrin: Uji nuk mund të përdoret si armë presioni ndaj Kosovës!

August 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com