• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Gjykata i jep 10 vite burg 47-vjeçarit shqiptar që i vuri flakën bashkëshortes: “Kam djegie në të gjithë trupin, rrobat si duroj dot“

by Java News
11/12/2021 23:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Apelit e Kalamatës në Greqi, ka dënuar me 10 vite burg një 47-vjeçar shqiptar i cili dy vite më parë tentoi të vrasë bashkëshorten e tij, duke e lyer me benzinë dhe duke i vendosur flakën.

Në seancën gjyqësore të zhvilluar ditën e djeshme në gjykatë, 41-vjeçarja ka treguar mbi ngjarjen e 11 dhjetorit 2019 teksa ka shpërthyer në lot.

Sipas mediave greke, gjykata nuk pranoi asnjë kërkesë të shqiptarit duke i dhënë dënimin prej 10 vitesh. Gruaja tha se ishin martuar në vitin 1999. Bashkëshorti i saj ishte i dhunshëm dhe vazhdimisht dyshonte se kishte marrëdhënie jashtëmartesore.

Ata kanë dy fëmijë dhe ai e godiste shpesh para syve të tyre. Gruaja tregoi se atë natë ishte kthyer në shtëpi me djalin e tyre 14-vjeçar dhe kur mori vesh se do të kishte sërish telashe me të shoqin, doli jashtë me fëmijën në shëtitje. 47-vjeçari shqiptar nisi sërish debatin me akuzat për lidhje jashtëmartesore të gruas dhe kur ajo e ka mohuar, ka marrë një litar që kishte në xhep, e ka lidhur në qafë, e ka tërhequr në shtrat.

Ai e lidhi pranë shtratit dhe më pas ka marrë nga ballkoni një shishe me 5 litra benzinë që kishte fshehur, e ka lyer dhe i vendosi flakën. Ajo u përpoq të shuante zjarrin duke u rrotulluar në shtrat. Më pas ka tentuar të bëjë të njëjtën gjë në divan me batanije, ndërsa kur ka arritur ta fikë zjarrin ka marrë guximin të zbresë nga kati i 5-të i pallatit për të shpëtuar.

Aty ka parë zjarrfikësin që kishte mbërritur, ndërsa më pas ka ardhur një ambulancë dhe është nisur drejt spitalit ku për dy muaj mori trajtim mjekësor.

“Unë isha djegur gjithandej. Nuk e dija nëse kisha fytyrë, nuk e dija çfarë po ndodhte”, tha ajo  dhe përsëriti se 47-vjeçari nuk mori asnjë masë për ta ndihmuar.

Ajo theksoi se edhe tani, pas dy vitesh, ka shumë dhimbje, disa operacione përpara dhe se edhe rrobat që i qëndrojnë janë të padurueshme. Panorama

Next Post
FOTO/ “E korrupton” me flamurin shqiptar, fansi ia del t’i marrë fanellën Brojës

Mediat angleze për Brojën: “Ka dalë nga laboratori sekret që nxjerr lojtarë jo normalë”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

September 30, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Netanyahu tregon tmerrin në avion: Piloti goditi me thikë kolegun dhe tentoi ta rrëzonte

September 30, 2026
Banka Qendrore e Skandaleve

Banka Qendrore e Skandaleve

September 30, 2026
Emri/ Drejtori i paraburgimit të Vlorës jep dorëheqjen nga posti dhe zbulon arsyen e vendimit

“Arresti me burg” në fokus, ndryshon Kodi Penal, Karanxha: Paraburgimi është tepruar në Shqipëri

September 30, 2026
Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

September 30, 2026
Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

September 30, 2026
Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

September 30, 2026
Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com